AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Zegjine Sollaku – Gjykata e Apelit Tiranë

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku do të përballet të enjten më 1 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, Sollaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Zegjine Sollaku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Zegjine Sollaku deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 97.7 milionë lekëve.

Ajo deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 88.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 8 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 204.5 milionë lekë, me burim kryesor punën e bashkëshortit si avokat në masën 75%. Të ardhurat nga paga e Znj. Sollaku zënë 9.5% të totalit, ndërsa të ardhurat nga puna e familjarëve llogariten në masën 14%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Zegjine Sollaku rezulton me burime të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013 në shumën 87,675 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me transaksionet financiare për blerjen e pasurive të patundshme.

Në vitin 2003, subjekti deklaron një pagesë në vlerën 60,000 USD ndaj një kompanie ndërtimi, për një apartament 3+1 të porositur në vitin 2001. Në vitin 2005, ajo sqaron se pagesa prej 60,000 dollarësh lidhej me blerjen e dy apartamenteve me sipërfaqe 135m2 dhe 60m2 si dhe një garazhi në Tiranë, prona të cilat vlerësohen në total me 8,682,000 lekë.

Në vitin 2008, subjekti deklaron pagesën e një kësti të mbetur prej 30,000 eurosh ndaj një kompanie ndërtimi për një apartament, për të cilin shpjegon se e ka deklaruar një vit më parë. Megjithatë, në deklaratën e vitit 2007 nuk rezulton të jetë deklaruar as apartamenti dhe as vlera e plotë e tij.

Në vitin 2009 deklarohet një automjet Mercedez Benz në pronësi të subjektit tregtar të bashkëshortit në shumën 42,000 euro, e cila nuk është përfshirë në analizë pasi duhet të pasqyrohej në bilancin e biznesit.

Në vitin 2013, deklarohet kredi bankare në shumën 193,000 euro, e përdorur për blerjen e apartamenteve nga TID shpk si dhe për nevoja të biznesit të bashkëshortit – nuk është e qartë sa është përdorur për biznesin dhe sa për blerjen e apartamenteve.

Në vitin 2016, subjekti deklaron shitjen e një apartamenti prej 52.3 m2 në kompleksin “Xixa” në Golem me vlerë 2,000,000 lekë, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar në vitet e mëparshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBIRNEuroflamuj të kuqGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikredilulzim hamitajMASPasuri të paluajtshmepasuriapronaPunaPunëraportreporterreporter.alSHSkedaSuela ZheguTiranëXhensila PineZegjine Sollaku
Tjetri
Vaksinat kundër COVID-19: Pse është e rëndësishme të merrni dozën e dytë

Vaksinat kundër COVID-19: Pse është e rëndësishme të merrni dozën e dytë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.