AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Vaksinat kundër COVID-19: Pse është e rëndësishme të merrni dozën e dytë

Rebecca AichelerngaRebecca Aicheler
5 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Image: Unsplash/Mat Napo

Një hulumtim i kohëve të fundit ka treguar se një në 40 persona në Mbretërinë e Bashkuar nuk po e merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Foto ilustruese: Image: Unsplash/Mat Napo

Vaksinimi është mënyra më e sigurt për të fituar imunitet ndaj koronavirusit dhe me shumicën e vaksinave COVID-19, ju duhen dy doza për të fituar një mbrojtje sa më të madhe të mundshme.

Imunologët e quajnë këtë metodë “rritje imuniteti”. Në thelb, në fillim i mësoni sistemit imunitar atë që po kërkon – këtë e kryeni me vaksinimin e parë. Pastaj, pasi sistemi imunitar ka pasur kohë për t’iu përgjigjur kësaj, ai sfidohet përsëri. Përgjigja imune e mësuar herën e parë rritet kur vihet në praktikë në ekspozimin e dytë.

Shumica e vaksinave (edhe pse jo të gjitha) – ato kundër COVID-19 ose dhe të tjera – e përdorin vaksinimin me disa doza për të maksimizuar mbrojtjen. Disa madje kërkojnë doza të tjera. Kjo sepse imuniteti mund të zbehet me kalimin e kohës ose, siç është rasti me vaksinën e gripit, virusi që shkakton sëmundjen mund të ndryshojë në mënyrë që vaksina origjinale të mos sigurojë më mbrojtje të mirë.

Me COVID-19, ne kemi prova të forta se marrja e një doze të dytë e rrit mbrojtjen tuaj kundër sëmundjes. Pavarësisht kësaj, një në 40 persona në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë një dozë të parë duket se nuk do ta marrin të dytën. Në SHBA ka pasur raportime për miliona njerëz që i anashkaluan dozat e tyre të vaksinës. Duke vepruar kështu, këta njerëz po vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Dy doza janë qartazi të dobishme

Një punonjëse duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Përfitimet e marrjes së dy dozave të vaksinave kundër COVID-19 u panë fillimisht në provat klinike. Studimet e hershme të vaksinave të aprovuara aktualisht kundër COVID-19 krahasuan përgjigjet imune në njerëzit që morën një ose dy doza vaksinash. Rezultatet treguan se pas dozës së dytë, njerëzit kishin sasi më të larta antitrupash për të luftuar virusin, duke treguar që marrja e më shumë se një dozë ndoshta do të rriste efektivitetin e vaksinës.

Më pas vazhduan prova më të mëdha klinike për këtë. Me vaksinën Pfizer/BioNTech, mbrojtja kundër COVID-19 simptomatik u gjet të ishte 52% nga 12 ditë pas dozës së parë (imuniteti do kohë që të forcohet). Mbrojtja pastaj u rrit në 95% pas dozës së dytë.

Me vaksinën Oxford/AstraZeneca, mbrojtja ndaj COVID-19 simptomatik 22 ditë pas dozës së parë u vlerësua të ishte 76%. Kur u dha doza e dytë 12 javë pas dozës së parë, mbrojtja u rrite në 81%.

Me shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në shumë vende të botës, tani po marrim të dhëna reale që konfirmojnë përfitimet nga vaksinimi me dy doza që u regjistrua fillimisht në provat klinike. Një studim i fundit britanik, ende i pa shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë – zbuloi se duke filluar nga 21 ditë pas dozës së parë të vaksinës, infektimet me koronavirus u ulën me 66% te njerëzit që marrin vaksinën Pfizer/BioNTech dhe me 61% tek ata që marrin vaksinën Oxford/AstraZeneca. Por te njerëzit që kishin marrë edhe dozën e dytë, këto ulje më pas ranë më tej përkatësisht në 80% dhe 79%.

Rreziku i shtuar i variantit delta

Foto ilustruese: Pixabay.

Tani ka edhe një arsye më shumë pse duhet të merrni dozën tuaj të dytë të vaksinës: variante të reja shqetësuese të koronavirusit. Këto janë forma të koronavirusit që kanë mutacione gjenetike që mund t’i bëjnë ato më të transmetueshme, më pak të ndjeshme ndaj efekteve mbrojtëse të vaksinave, më të vështira për t’u zbuluar ose që mund të shkaktojnë sëmundje më të rëndë.

Nga fundi i vitit 2020, Mbretëria e Bashkuar luftoi kundër variantit alfa, një formë më e transmetueshme e virusit që u bë dominuese gjatë dimrit. Këtij varianti ia ka kaluar tani varianti delta, një formë edhe më e transmetueshme e virusit që tani është dominuese në vend.

Një studim i ri sugjeron që vaksina Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje ndaj varianteve që qarkullojnë aktualisht, përfshirë alfa dhe delta. Megjithatë, ai zbuloi gjithashtu se vetëm pas një doze, aftësia e vaksinës për të luftuar variante të ndryshme ndryshon ndjeshëm.

Shkencëtarët hulumtuan përgjigjet e antitrupave të 250 njerëzve të vaksinuar me vaksinën Pfizer/BioNTech kundër pesë varianteve të koronavirusit, duke përfshirë “llojin e egër” që u përhap në fillim të vitit 2020, si dhe variantet alfa dhe delta dhe disa forma të tjera. Pas dozës së parë dhe të dytë, studiuesit panë nëse njerëzit kishin antitrupa në gjendje të parandalonin infeksionin – të quajtur antitrupa neutralizues – për këto forma të ndryshme të virusit.

Tek individët që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinës, nivelet e antitrupave neutralizues për variantin delta ishin dukshëm më të ulëta se për variantin alfa. Pra, studimi sugjeroi që një dozë e vetme mund të siguronte akoma më shumë mbrojtje sesa mungesa absolute e vaksinimit, por që njerëzit që kishin marrë vetëm një dozë do të ishin më pak të mbrojtur sesa ishin para se të dilte varianti delta.

Në mënyrë kritike, këto rezultate laboratorike duket se pasqyrohen në botën reale. Një parashikim nga Public Health England sugjeron që pas një doze, vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Oxford/AstraZeneca janë 50% mbrojtëse ndaj sëmundjes simptomatike të shkaktuar nga varianti alfa, por vetëm 33% mbrojtëse ndaj variantit delta. Pra, për ta theksuar më mirë, kundër variantit që po dominon tani në Mbretërinë e Bashkuar, një dozë e vetme vaksine ka pak të ngjarë t’ju ndalojë të sëmureni.

Megjithatë, pas dy dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, studimi sugjeron që mbrojtja ndaj COVID-19 simptomatik rritet në 93% ndaj variantit alfa dhe 88% për variantin delta. Vaksina Oxford/AstraZeneca gjithashtu sheh një ngritje: pas një doze të dytë, ajo është 66% mbrojtëse ndaj alfa dhe 60% efektive kundër deltës.

Rëndësia e marrjes dy doza vaksine është edhe më e dukshme kur shikoni numrin e shtimeve në spital për COVID-19. Një tjetër studim i kohëve të fundit nga Public Health England sugjeron që mbrojtja ndaj trajtimit në spital për COVID-19 të shkaktuar nga varianti delta rritet nga 94% me një dozë në 96% me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Diferenca është edhe më e theksuar për vaksinën Oxford/AstraZeneca, me mbrojtje që rritet nga 71% në 92% me një dozë të dytë.

Edhe pse këto gjetje nuk janë publikuar ende zyrtarisht, ka prova të forta se marrja e një doze të dytë vaksine e rrit mbrojtjen tuaj ndaj infektimit si dhe zbut zhvillimin serioz të kësaj sëmundjeje. Ndërkohë, dominimi i ri i variantit delta ka bërë që mbrojtja e ulët e ofruar nga një dozë e vetme vaksine të jetë edhe më e ulët se sa ishte më parë. Prandaj marrja e dozës së dytë të vaksinës është shumë e rëndësishme.

Marrë me autorizim nga Weforum.org   COVID-19 vaccines: why it’s important you get your second dose

Etiketa: Astra ZenecaBioNTechCOVIDCOVID-19deltadozady dozaImunitetikoronavirusMatMbretëria e BashkuarMbrojtjambrojtjepandemiParaPfizerrrezikSHSHBAsimptomatikSpitaluljevaksinvaksinavaksinëvaksinim
Tjetri
Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë për ‘zgjimin e drejtësisë nga gjumi’

Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë për ‘zgjimin e drejtësisë nga gjumi’

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.