AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi. Foto: KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të premten të konfirmojë në detyrë Qerim Ismailajn, kryetari socialist i Mallakastrës, i cili nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim me tre vjet burg në Greqi, një vendim që u kritikua si “devijim” nga standardet e deritanishme të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi. Foto: KQZ

Duke pranuar argumentin që Ismailaj nuk ka qenë në dijeni të dënimit në Greqi si dhe duke pranuar sugjerimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të avokatit mbrojtës për konvertimin e dënimit në Greqi në kushtet e legjislacionit shqiptar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi të premten konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Mallakastrës.

“Komisioneri konstatoi se z. Qerim Ismailaj, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuara nga ligji 138/2021 dhe vendosi vazhdimin e mandatit të kryetarit të bashkisë Mallakastër,” deklaroi Celibashi.

Ndryshe nga Celibashi, Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë, i tha BIRN se vendimi përbën një “devijim nga praktikat dhe standardet e mira të dekriminalizimit dhe të integritetit”.

Ismailaj rezultoi i dënuar me tre vite burg në Greqi për një sherr të dhunshëm të ndodhur në vitin 2000. Ai nuk e ka vuajtur dënimin ndërsa u zgjodh kryebashkiak për Partinë Socialiste në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso deklaroi në seancën dëgjimore të thirrur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të premten se Ismailaj duhet të rrëzohet si kryebashkiak për shkak se dënimi i tij prej tre vjet burg bie në kushtet e ndalimit, sipas përcaktimeve të paragrafit c të pikës 1 të nenit 1 të ligjit, i cili ndalon me 10 vjet  personat e dënuar me këtë masë dënimi, ndërsa shtoi se pavarësisht se dënimi është dhënë në vitin 2000, Ismailaj duhet të rrëzohet për shkak se nuk e ka vuajtur dënimin duke u arratisur nga autoritetet greke.

Besnik Strati, avokati i Ismailajt, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë, argumentoi se dënimi në Greqi i Ismailajt i korrespondon një kundravajtjeje penale, “rrahja” e cila në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë dhe se për këtë arsye, Ismailaj duhet të mbajë postin që ka. Sipas Stratit, Ismailaj ka qenë viktimë dhe nuk ka marrë asnjëherë dijeni për dënimin ndërsa nuk shpjegoi se si është dënuar në kushtet kur ka qenë viktimë. Strati justifikoi faktin që Ismailaj nuk e ka deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit me argumentin se nuk ka qenë në dijeni të dënimit.

Komisioneri Celibashi pranoi argumentin e palës mbrojtëse. Vendimi i argumentuar i tij nuk është publikuar ende.

Krasniqi i tha BIRN se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në të shkuarën ka shkarkuar nga detyra zyrtarë me tipare të ngjashme me të dhënave si në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës ndërsa interpretimi i ligjit të dekriminalizimit në këtë rast përbën një devijim.

“Zyrtari ka kryer një vepër penale, është dënuar dhe asnjërin fakt nuk e ka përfshirë në formularin e dekriminalizimit, si dhe i ka mohuar ato kur i janë bërë publike në janar 2020. Këto cilësi mjaftojnë ta bëjnë atë të papërshtatshëm me cilësitë e integritetit të personave që zgjidhen në funksione publike,” deklaroi Krasniqi.

“Vendimi mund të apelohet dhe të vijojë rrugën ligjore, por në cdo rast vlen të theksohet se KQZ i ri është hera e parë që përballet me një rast VIP (deputet apo kryetar bashkie) dhe vendimi i tij për të legjitimuar praktika abuzive të tilla dhe për standarde të dyfishta mbi dekriminalizimin, tej rastit aktual mund të kenë efekte të tjera negative në të ardhmen,” shtoi Krasniqi.

Shqipëria miratoi në vitin 2016 një ligj për pastrimin e klasës politike nga persona të dënuar për krime. Si pjesë e ligjit, të gjithë kandidatët për poste politike, të tilla si kryebashkiakët apo deputetët, si dhe një numër zyrtarësh të administratës publike dhe drejtësisë, duhet të plotësojnë një formular ku të përshkruajnë në detaje problemet me drejtësinë në të shkuarën. Disa deputetë dhe kryebashkiakë kanë humbur mandatet pasi kanë dështuar të deklarojnë këto probleme.

Pavarësisht miratimit të ligjit, një numër personash me probleme me drejtësinë vijuan të kandidojnë duke shpresuar se do t’i shpëtojnë kontrolleve. Pas zgjedhjeve të vitit 2019, Valdrin Pjetri, i zgjedhur kryebashkiak i Shkodrës për Partinë Socialiste, u detyrua të japë dorëheqjen pasi u zbulua se kishte qenë i dënuar për drogë në Itali.

Po kështu, i zgjedhuri si kryetar Bashkie i Vorës Agim Kajmaku u shkarkua pasi rezultoi me probleme të pambyllura me drejtësinë greke, për të cilat më pas u shpall i pafajshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u riformatua vitin e kaluar me një marrëveshje politike ndërsa Krasniqi vuri në dukje faktin që ky i Ismailajt ishte vendimi i parë i kësaj natyre i KQZ-së së re dhe si i tillë, përbën një tregues për standardet që ky institucion mund të ndjekë në të ardhmen mbi problemin e pranisë së krimit në politikën shqiptare.

“Vendimi mund të shihet si shkurajim i përpjekjeve të shoqërisë civile, medias dhe partnerëve perëndimorë për të pasur institucione që drejtohen nga individë të pastër dhe me integritet, si dhe si mbështetje për retorikat politike që kërkojnë alibi proceduriale për ti ikur përgjegjësisë për dekriminalizimin,” tha Krasniqi.

Etiketa: Afrim KrasniqiAgim KajmakuBIRNBurgdeputetGreqiIlirjan CelibashiItaliIvi KasokandidatëtKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKrimeKryebashkiakkryetarLigjMallakastërmandatetmarrëveshjeMASmbështetjenatyrePartisë DemokratikePjetriQerim IsmailajSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareValdrin PjetriVendimVendimiVorëZgjedhjet
Tjetri
Fillon festa: Rikthehen festivalet verore në Ballkan

Fillon festa: Rikthehen festivalet verore në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.