AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KLGJ i mbyll derën medias gjatë mbledhjes për ‘standardet’ e medias

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anetari i KLGJ Erjon Muharremaj, duke biseduar gjate ceremonise se betimit te Gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor, ne ambientet e Keshillit te Larte Gjyqesor. Tete gjyqtaret e kolegjit zgjedhor do te vleresojne procesion zgjedhor te 2021 dhe ankesat nga partite politike ne lidhje me zgjedhjet. /r/n/r/nHJC Chair, Naureda Llagami and HJC member Erjon Muharremaj during the swearing-in ceremony of judges of the Electoral College in the premises of the High Judicial Council. The eight judges of the Electoral College will assess the 2021 electoral process and complaints from political parties regarding the elections.

Media nuk pati qasje në mledhjen e së martës të mbajtur online nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili fshihet pas procedurave teknike dhe insiston se transparencën e ka me orar.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtari i KLGJ Erjon Muharremaj, duke biseduar gjatë ceremonisë se betimit te Gjyqtarëve te Kolegjit Zgjedhor, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. .

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbajti të hënën mbledhjen plenare ku ndër të tjera do të shqyrtoheshin projektvendimet “‘Për ndryshimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 280, datë 10.12.2019’, ‘Për caktimin e gjyqtarëve për mediat’” dhe për “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e udhëzuesit standard të shtypit”.

Megjithëse KLGJ njoftoi një ditë më parë se mbledhja do ishte e hapur për median, disa kërkesat që BIRN i drejtoi paralelisht online para dhe pas orës 11:00 për të marrë pjesë si dëgjues në mbledhje, ranë në vesh të shurdhët.

Pranimi në platformën online të mbledhjes plenare nuk u realizua edhe pas kërkesave të përsëritura të drejtuara anëtarit të KLGJ-së, Erjon Muharremaj dhe koordinatorit për të dejtën e informimit, Elis Kuçi.

Gjatë komunikimit në aplikacionin ‘Whatsapp’ në orën 11:05, koordinatori Elis Kuçi u përgjigj se mbledhja nuk kishte filluar ende dhe siguroi se do të komunikonte me punonjësin e IT-së për të pranuar kërkesën për tu lidhur nga gazetari i BIRN.

Edhe anëtari i KLGj-së, Erion Muharremaj fillimisht u shpreh se do t’ia përcillte punonjësit të IT-së shqetësimin e ngritur për mospranimin në seancën e mbajtur në platformën online ‘Teams’.

Pas kërkesave të përsëritura nga BIRN, Muharremaj dhe Kuçi e ndryshuan qasjen dhe pretenduan se lidhja e gazetarëve në seancën online duhet të ishte realizuar 15 minuta përpara mbledhjes, pasi sipat tyre kapacitetet teknike nuk ia mundësonin të shtonin pjesëmarrës pasi mbledhja kishte filluar.

Për ekspertët e të drejtësë së informimit dhe lirisë së shprehjes, mungesa e transparencës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ngre këmbana alarmi për këtë institucion.

“Reforma në drejtësi u bazua mbi mungesën e besimit të publikut te organet e drejtësisë dhe kjo e fundit është e lidhur ngushtë me transparencën,” tha Irena Dule, avokate për të drejtat e njeriut në qendrën Res Publica.

Ajo e cilësoi mungesën e zhvillimit të mbledhjeve të hapura për publikun që nga shpërthimi pandemisë së COVID-19, si një pengesë serioze në lidhje me transparencën e institucioneve të drejtësisë.

“Argumenta teknikë si mos komunikimi në kohë me IT etj, nuk mund të prevalojnë si rregullime për të pengaur pjesëmarrjen e mediave në mbledhje të hapura për publikun,” tha Dule.

“Zhvillimet teknologjike janë avantazhe që duhet të ndihmojë transparencën dhe jo ta pengojnë atë,” përfundoi ajo.

Në përgjigje të kërkesës për koment që BIRN i drejtoi KLGj-së, kjo e fundit sqaroi procedurën e ndjekur për njoftimin e datës dhe orarit të mbledhjes online dhe insistoi se kërkesat për të marrë qasje në mbledhje i kishin ardhur pas orës 11:00.

Etiketa: avokateBIRNCOVIDCOVID-19gazetarGjyqgjyqtarIrena DuleKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKuçMbledhjeMediaNaureda LlagamiParaPunëReforma
Tjetri
Shqipëria miraton ligjin special “kundër krimit” pavarësisht shqetësimeve për antikushtetutshmëri

BE i bën thirrje socialistëve të tërhiqen nga plani për rrëmbimin e kreut të AMA

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.