
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranoi kërkesën e prokurorit Arben Smaçi për të shtyrë seancën, pasi mbrojtësja e tij ishte në një seancë në Kolegj.
Kërkesa u bë pasi kryesuesja Valbona Sanxhaktari njoftoi se hetimi për Smaçin ishte mbyllur vetëm në kriterin e pasurisë.
Trupa e KPK që ka kryer rivlerësimin kalimtar të prokurorit Arben Smaçi përbëhet nga komisionerët Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Firdes Shuli.
Pas kërkesës trupa pranoi të shtyjë seancëm për në datën 15 korrik.
Smaçi e ka filluar karrierën në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 është emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.







