AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A janë korporatat amerikane mbi ligjin?

Joseph E. StiglitzGeoffrey HealngaJoseph E. StiglitzdheGeoffrey Heal
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Duke vendosur në favor të korporatave amerikane në çështjen gjyqësore përballë gjashtë malianëve që kërkonin kompensim për shfrytëzim në punë gjatë fëmijërisë së tyre, Gjykata e Lartë e SHBA-së ka dërguar një mesazh të rrezikshëm. Me sa duket, korporatat amerikane nuk do t’i përmbahen të njëjtave standarde mirësjelljeje dhe respektimi të të drejtave të njeriut jashtë vendit, siç do t’i përmbahen në vend.

Foto ilustruese: Pixabay.

Adam Smith, themeluesi i ekonomisë moderne, argumentoi se ndjekja e interesave private – fitimet – do të promovojë pa ndryshim të mirën e përbashkët. Kjo mund të jetë e vërtetë në disa situata, por padyshim jo gjithmonë. Ashtu si ndjekja e fitimit nga ana e bankave çoi në krizën financiare të vitit 2008, ishte lakmia e Purdue dhe kompanive të tjera farmaceutike që prodhoi krizën e opioidit dhe mbështetja e Texaco për regjimin e Frankos që ndihmoi fashistët të triumfonin në Luftën Civile Spanjolle.

Kjo përsëritje e mërzitshme pabesie mund të zgjatet lehtësisht. Por ndër abuzimet më të këqija të kryera nga korporatat lakmitare sot është skllavëria e fëmijëve. Adhuruesit e çokollatës në të gjithë botën mund të mos e dinë këtë, por disa nga kjo produkte kaq të adhuruar mund të jenë prodhuar nga skllevër fëmijë.

Nestlé, Cargill dhe kompani të tjera ushqimore që përballen me akuza të tilla kanë shmangur përgjigjet në gjykatë të hapur. Për shkak se ata ose filialet e tyre kanë selinë në Shtetet e Bashkuara, ata kanë qenë në gjendje të argumentojnë se nuk janë përgjegjës për shkeljet e kryera në Afrikën e largët. Ata e bëjnë këtë duke e ditur mirë se nuk ka një sistem ligjor efikas në vendet ku po shfrytëzohen fëmijët.

Për më tepër, edhe nëse do të merrej një vendim gjyqësor kundër këtyre kompanive jashtë vendit, ata do të paguanin pak. Ata thjesht do t’i zhvendosnin operacionet e tyre diku tjetër dhe do të ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që një vend i vogël dhe i varfër të vinte në zbatim një vendim të dhënë.

Këto çështje ishin të gjitha të pranishme përpara Gjykatës së Lartë të SHBA-së këtë vit. Në Nestle USA, Inc. k. John Doe I, et al./Cargill, Inc. k. John Doe I, et al., Gjykata vendosi kundër gjashtë malianëve që po kërkonin dëmshpërblim nga Nestlé dhe Cargill për vuajtjet që kishin kaluar gjatë shfrytëzimit të tyre kur ishin fëmijë. Në vend që të vendoste bazuar në meritat e çështjes, gjykata dha një vendim 8-1 mbi çështjen më të ngushtë ligjore nëse një firmë amerikane mund të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara ndaj të tjerëve jashtë vendit. Statuti ATS i Shteteve të Bashkuara, të cilit iu referua gjykata, nuk mund të zbatohet “jashtë territorit”, sepse kjo do të përbënte një shtrirje të ligjit amerikan përtej kufijve të SHBA-së.

Sigurisht që SHBA-ja operon gjatë gjithë kohës jashtë territorit të saj, si për shembull kur ndëshkon kompanitë e huaja për shkeljen e sanksioneve të saj kundër Iranit. Dallimi në këtë rast ishte se llogari po u kërkohej kompanive amerikane (ose atyre që punonin në emër të tyre). Duke vendosur në favor të tyre, gjykata shmangu pyetjen se si mund të mbaheshin përgjegjëse kompanitë e përfshira në sjellje të paligjshme jashtë vendit. Në cilën gjykatë do të gjykoheshin ato, nëse jo në një gjykatë amerikane?

Në mungesë të ndonjë llogaridhënie, korporatat amerikane kanë pak stimul për të ndryshuar sjelljen e tyre jashtë vendit. Nëse ato mund t’i nxjerrin në shitje çokollatat tona të preferuara me një çmim më të ulët, duke përdorur furnitorë që shfrytëzojnë punën e fëmijëve, ata pa skrupuj moral – një kategori që padyshim përfshin këto kompani – do t’i përmbahen rreptësisht logjikës së konkurrencës në treg dhe do ta bëjnë këtë.

Pra, kush do t’i mbrojë fëmijët? Në rrezik në këtë rast ishte një nga vlerat thelbësore të Amerikës: të drejtat e njeriut. Është qartazi në interes të Amerikës t’i tregojë botës që kompanitë e saj i respektojnë vlerat e saj, veçanërisht në një kohë kur brutaliteti i policisë kundër afro-amerikanëve është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Së bashku me Oxfam, dorëzuam një amicus brief në Gjykatën e Lartë duke argumentuar se është në interesin ekonomik të Amerikës të kërkojë llogari nga firmat amerikane për sjellje të gabuar, kudo që kryhet kjo sjellje e gabuar. Ne besojmë se përgjegjësia shoqërore e korporatave jep fryte në planin afatgjatë – për konsumatorët dhe kompanitë – në vendet që insistojnë për këtë.

Mbi të gjitha, vendet dhe kompanitë me reputacion të mirë mund të tërheqin më shumë kapital dhe punëtorë më të mirë sesa konkurrentët më pak etikë, dhe produktet e tyre do t’u pëlqejnë një brezi konsumatorësh gjithnjë e më të ndërgjegjshëm. Punëtorët e rinj janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj asaj që bëjnë dhe përfaqësojnë punëdhënësit e tyre. Kjo është arsyeja pse shumë kompani kanë marrë një qëndrim kundër ligjeve për shtypjen e votuesve dhe kanë përqafuar objektivat për të ulur emetimet e gazrave serrë.

Por shumë kompani ende drejtohen nga përfitimet afatshkurtra. Ndërsa avokatët e Nestlé dhe Cargill po punonin me zell për t’i nxjerrë ata pa përgjegjësi, të dy kompanitë lëshuan deklarata duke dënuar skllavërinë e fëmijëve. Por nëse ky është qëndrimi i tyre, atëherë pse nuk deshën ata ta parashtronin çështjen e tyre në gjykatë? Me siguri, avokatët e tyre do të ishin mposhtur më lehtë nga përfaqësuesit e malianëve. Nëse kompanitë do të humbnin, kjo nuk do të ishte sepse atyre u mungonte këshillimi i duhur.

Si mund të sigurohemi që kompanitë të mos bëjnë jashtë vendit atë që ato s’do të guxonin kurrë ta bënin në shtëpi? Globalizimi e ka vendosur në axhendë këtë pyetje, ndërsa kompanitë perëndimore kanë zgjeruar mbështetjen e tyre në vendet e varfra me korniza ligjore shumë të kufizuara. Problemi këtu nuk është globalizimi, por t’i jepet fund konkurrencës që paskrupullt. SHBA-ja duhet ta sigurojë botën se kompanitë e saj do të sillen si duhet, pa ndonjë standard të dyfishtë.

Ndërkohë, Cargill, Nestlé dhe kompani të tjera që dyshohet se kanë qenë fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime mjedisore jashtë vendit duhet të gjykohen në gjykatën e opinionit publik. Përpjekja e tyre e palodhur për të shmangur përgjegjësinë për veprimet e tyre flet shumë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Are US Corporations Above the Laë?

Etiketa: Adam SmithAkuzaGjykataGjykatëGjykatësGjyqglobalizimikompensimkonkurrenceProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorërrezikSHSHBAshfrytezim femijeShtetet e BashkuaraskllaveriTregVendim
Tjetri

“Hetim i mangët”, Komisioneri Publik ankon vendimin e KPK ndaj gjyqtarit Gerd Hoxha

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.