AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rreziku i varianteve të reja të COVID-19 është real

Carl BildtngaCarl Bildt
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Në vend që t’i përkthejnë sukseset e tyre për vaksinimin kundër COVID-19 në një shtysë të ripërtërirë globale për t’i dhënë fund pandemisë, vendet e pasura po tregojnë vetëkënaqësi ndërsa pjesa tjetër e botës bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar. Por shfaqja e varianteve të reja të rrezikshme të COVID-19 na kërcënon të gjithë.

Foto ilustruese: Pixabay.

Kanë kaluar tashmë 18 muaj që kur virusi SARS-CoV-2 u zbulua për herë të parë në Kinë. Brenda një muaji, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte lëshuar alarmin e saj më të lartë të mundshëm global, duke e shpallur shpërthimin e COVID-19 një Emergjencë Ndërkombëtare. Javë më vonë, OBSH-ja shpalli pandeminë. Megjithatë, kriza nuk është aspak afër fundit. Përkundrazi, kemi hyrë në një fazë të re të rrezikshme në evolucionin e saj.

Ndërsa vendet e pasura dhe me më shumë të vaksinuar tregojnë një nivel të lartë vetëkënaqësie, një re dëshpërimi ka zbritur në vendet me të ardhura më të ulëta që nuk kanë mjetet e duhura për të luftuar variante të reja të virusit. Dhe, pasi raportoi ulje të numrit të infektimeve të reja për shtatë javë rresht, OBSH-ja tani po regjistron një rritje të rasteve të konfirmuara praktikisht kudo. Në azhurnimin e saj javor epidemiologjik më 6 korrik, për shembull, ajo zbuloi se kishte pasur një rritje prej 30% të incidencës së COVID-19 në Evropë, edhe pse Bashkimi Evropian kishte shpërndarë mjaftueshëm doza vaksine për të imunizuar 70% të të gjithë të rriturve.

Arsyeja për këtë rritje shifrash dihet mirë. Varianti Delta, i identifikuar tashmë në 111 vende, është dukshëm më ngjitës sesa llojet e mëparshëm të SARS-CoV-2 dhe po përhapet shumë shpejt. Shtimi i varianteve të reja shërben si një kujtesë se kemi të bëjmë me një organizëm të gjallë që mund dhe do të zhvillohet në përgjigje të masave (dhe gjysmë-masave) që ne vendosim për ta luftuar atë.

Ndërsa variantet Alfa dhe Beta ishin disi më pak problematik, varianti Delta është treguar i pamëshirshëm dhe të gjithë pyesin veten se çfarë do të sjellin mutacionet e ardhshme. E vetmja gjë e sigurt është se me përhapjen e virusit në të gjithë botën, variante të reja janë të pashmangshme.

Me shtimin e numrit të personave që marrin vaksina në Evropë dhe Amerikën e Veriut, izolimet, mbajtja e detyruar e maskave dhe masat e tjera po lehtësohen dhe kjo çon në rezultate tepër të parashikueshme. Kryeministrit holandez Mark Rutte së fundmi iu desh të kërkonte ndjesë për rritjen e numrit të infektimeve në vendin e tij dhe ai ka gjasa të mos jetë lideri i fundit që e gjen veten në atë pozitë.

Më keq, vendet e pasura ngurrojnë të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë. Pas takimeve të shumta të G7 dhe G20, komuniteti ndërkombëtar ende nuk e ka mbyllur hendekun e financimit prej 16 miliardë dollarësh për ACT-A, mekanizmin ndërkombëtar koordinues për qasje të barabartë në vaksina. Kjo shumë është e vogël në krahasim me triliona dollarë që janë shpenzuar për të mbështetur ekonomitë kombëtare.

Ndërsa vendet e pasura shfaqin vetëkënaqësi, shumë të tjerë po dëshpërohen për shkak të mungesës së vaksinave, aparateve të frymëmarrjes, oksigjenit dhe testeve. Me shtimin e shifrave me variantin Delta, ata po veprojnë duke hamendësuar. Më 6 korrik, OBSH-ja paralajmëroi se ka më shumë se 20 vende “me rritje eksponenciale të rasteve… në të gjitha rajonet e botës”. Dhe për shkak se shumë prej këtyre vendeve kanë shkallë të ulët vaksinimi, sigurisht që kjo do të pasohet me një numër të lart vdekjesh.

Gati një e katërta e popullsisë globale është vaksinuar. Kjo mund të duket mbresëlënëse, por shpërndarja ka qenë e keqe dhe e pamoralshme në drejtim të vendeve më të pasura. Për më tepër, OBSH vlerëson se 70% e botës do të duhet të vaksinohen për t’i dhënë fund pandemisë. Kjo do të thotë se kemi ende një rrugë të gjatë përpara.

Po, prodhimi i vaksinave po rritet me shpejtësi dhe drejtuesit e industrisë farmaceutike po flasin për prodhimin e 11 miliardë dozave (shifra e nevojshme për imunizimin e 70% të globit) këtë vit. Por kjo sasi do të vinte mbi 3-4 miliardë doza vjetore vaksinash që i duhen botës për të luftuar sëmundjet e tjera. Dhe të mos harrojmë që  prodhimi i vaksinave COVID-19 është një proces i komplikuar. Vaksina Pfizer/BioNTech kërkon 280 input-e nga furnitorë në 19 vende. Shtimi i prodhimit të kësaj vaksine ka kërkuar 200 marrëveshje të reja transferimi teknologjie.

Ndërsa në OBSH dhe Organizatën Botërore të Tregtisë po zhvillohen përpjekje të reja për të lehtësuar sa më shumë marrëveshje të tilla, kufizimet tregtare dhe nacionalizmi i vaksinave mbeten një problem serioz. OBT-ja kohët e fundit vuri në dukje se ndërsa numri i kufizimeve tregtare që prekin vaksinat ka rënë nga 109 që ishte në fillim të pandemisë, ka ende 53 dispozita që ngadalësojnë rritjen e shpresuar të prodhimit.

Ndërkohë, nevojitet urgjentisht më shumë oksigjen për të shmangur përsëritjen e tragjedisë që kemi parë në Indi. Institucione dhe OJQ shumëpalëshe kanë ndërmjetësuar marrëveshje të rëndësishme me furnizuesit kryesorë globalë, por duhet bërë më shumë për të ndjekur nevojën në rritje në të gjithë Afrikën dhe në pjesë të Azisë.

Testimet dhe furnizimet janë gjithashtu shumë të rëndësishme, si për menaxhimin e shpërthimeve të infektimeve ashtu edhe për zbulimin dhe kuptimin e shpejtë të varianteve të reja. Përveç katër “varianteve aktuale”, OBSH po monitoron edhe katër “variante interesi” të tjera, një prej të cilëve – varianti Lambda – tani është gjetur në 29 vende.

Problemi i variantit dëshmon për natyrën globale të kësaj krize. Megjithëse virusi u identifikua për herë të parë në Kinë, katër variantet e shqetësimit u identifikuan shumë larg Kinës, në Afrikën e Jugut, Brazil, Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi. Lambda u zbulua fillimisht në Peru. Meqenëse varianti tjetër mund të vijë ngado, nuk është momenti i duhur për të lehtësuar përgjigjen tonë ndaj pandemisë. Nëse do të shmangim valët e njëpasnjëshme të varianteve të reja, duhet të dyfishojmë përpjekjet globale të vaksinimit.

Kjo është një provë lidershipi global. Të gjitha qeveritë duhet ta marrin seriozisht idenë që askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Sukseset kombëtare në mposhtjen e pandemisë mund të bien lehtësisht nga dështimet kombëtare për ta luftuar atë diku tjetër. Le të mos e nxjerrim këtë mësim duke vuajtur pasoja të rënda.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Variant Threat Is Real

Etiketa: 111Bashkimi EvropianBioNTechBrazilCOVIDCOVID-19deltadozaG20IndikoronavirusKrizakrizeMark RuttemarrëveshjeNacionalizmiOBSHOBTpandemipasojaPfizerProject SyndicateSARS-CoV-2SHTestimetuljevaksinvaksinavaksinëvaksinimvariant
Tjetri
Parkingjet

Bashkia Tiranë sfidoi karantinën duke vendosur rekord gjobash qarkullimi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.