AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Prokurori Avni Kraja me balanca negative të mëdha dhe deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPK, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avni Kraja në KPK
Prokurori Avni Kraja në KPK | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Tiranës, Avni Kraja nuk ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të vetingut dhe ka tentuar të zvarrisë procesin me kërkesa të njëpasnjëshme. Deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme për krijimin e pasurive sollën pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.

Avni Kraja në KPK
Prokurori Avni Kraja në KPK | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 18 maj të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës Avni Kraja, pasi u konkluduan mungesa të mëdha financiare për krijimin e pasurive, si deklarim i pasaktë dhe i pamjaftueshëm në këtë kriter.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit evidentohet se Kraja nuk ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit, pasi nuk u është përgjigjur në kohë pyetësorëve si dhe nuk ka dhënë shpjegime shteruese. “Subjekti ka tentuar zvarritje të procesit, duke depozituar kërkesa të njëpasnjëshme, të cilat synonin pezullim të procesit të rivlerësimit”, vëren KPK. Komisioni e rrëzoi kërkesën e Krajës për riçeljen e hetimit për kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit dhe e përfundoi procesin e vetingut për këtë subjekt rivlerësimi vetëm për pasurinë.

Avni Kraja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Lushnje, Krujë, në Shkodër dhe prej vitit 2010 në Prokurorinë e Tiranës.

Komisioni konkludon se prokurori Kraja ka deklaruar në mënyrë të pasaktë dhe të paplotë burimet që kanë shërbyer për krijimin e një apartamenti me sipërfaqe 135.5 m2 të porositur në vitin 2007 në Tiranë.

Në deklaratën veting ai ka shënuar si burime të ardhurat nga shitja e katit të tretë të një banese me sipërfaqe 160 m2 të ndërtuar në 2001-in në Tiranë në shumën 6.9 milionë lekë; një kredi në shumën 35 mijë euro; të ardhura të krijuara nga puna e tij dhe e bashkëshortes ndër vite; si dhe të ardhurat e përfituara nga një vendim gjyqësor në shumën 1 milion e 351 mijë lekë. Ai ka deklaruar se vlera përfundimtare e çmimit të blerjes është në shumën 105 mijë euro.

Komisioni konstaton se Kraja nuk ka deklaruar në 2007-ën kontratën e sipërmarrjes të lidhur në shtator të atij viti për këtë apartament; se nuk ka pasqyruar shpenzime për kryerjen punimeve të mbetura që ka deklaruar në vitin 2008, si dhe nuk ka provuar me dokumentacion ligjor kryerjen dhe vlerën e tyre.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti ka deklaruar në mënyrë të pasaktë edhe vlerat dhe mënyrën e shlyerjes së kësteve dhe nuk është provuar me dokumentacion ligjor shlyerja totale e çmimit.

Sipas trupit gjykues, Kraja nuk ka deklaruar ndonjëherë pjesën takuese të një ndërtese në Tiranë, ku nga shitja e katit të tretë të kësaj pasurie ka pretenduar se ka përfituar 6.9 milionë lekë që sipas tij kanë shërbyer për pagesën e këstit të parë në shumën 40 mijë euro për apartamentin e porositur në 2007-ën.

Komisioni konstaton se nuk u provua me dokumentacion ligjor vlera e shitjes së katit të tretë të pretenduar nga subjekti, si dhe transferimi i shumës 6.9 milionë lekë nga vëllai i tij në cilësinë e blerësit, tek prokurori Kraja.

“Konstatohet se subjekti me kontratën e datës 20.01.2020 ka shitur 1/5 e pjesës takuese të ndërtesës në rrugën “***” dhe jo katin e tretë të saj”, shprehet trupi gjykues dhe ngre dyshime mbi vlerën e investimit për katin e tretë të deklaruar nga subjekti në shumën 2 milionë lekë në vitin 2001 krahasuar me atë të shitjes në vitin 2007 për çmimin 6.9 milionë lekë. Gjithashtu, në vendim thuhet se Kraja nuk ka provuar me dokumentacion ligjor vlerën e investuar në ndërtimin e katit të tretë.

Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 3.5 milionë lekë për ndërtimin e katit të tretë krahasuar me vlerën e referencës sipas Entit Kombëtar të Banesave, EKB dhe për rrjedhojë konkludohet deklarim i pasaktë dhe i pamjaftueshëm për apartamentin me sipërfaqe 135.5 m2 në Tiranë.

Komisioni vlerëson të pamundur të pamundur verifikimin e gjendjes reale të likujditeteve cash, pasi janë konstatuar deklarime kontradiktore në deklaratat periodike dhe në atë veting.

Në deklaratën veting subjekti ka shënuar gjendje cash në vlerën 1 milion e 450 mijë mijë lekë, duke deklaruar si burim të ardhurat nga puna e tij që nga viti 1992 dhe prej punës së bashkëshortes nga viti 2002 deri më në vitin 2017 kur është kryer deklarimi. Si burim krijimi të gjendjes cash ai ka deklaruar edhe të ardhurat nga shitja e një apartamenti në Lushnjë të përfituar si i pastrehë gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në këtë qytet.

Bazuar në deklarimet vjetore për periudhën 2003-2016, Komisioni konstaton se gjendja cash e kursimeve më 31 dhjetor 2016 duhet të jetë në shumën 2.5 milionë lekë dhe jo aq sa ka shënuar subjekti në deklaratën veting.

Pas kalimit të barrës së provës për këtë diferencë, Kraja ka shpjeguar se gjendja cash u referohet dy momenteve të ndryshme dhe se shuma 1 milion e 50 mijë lekë është konsumuar për shpenzime të ndryshme të kryera në janar të vitit 2017.

“[…]si pasojë e deklarimeve kontradiktore të subjektit në deklaratat periodike, në deklaratën Vetting dhe gjatë procesit të rivlerësimit, në drejtim të vlerës cash dhe ndryshimeve në vlerën e deklaruar, krijojnë pamundësinë për të verifikuar se cili prej deklarimeve të bëra është ai që pasqyron gjendjen reale të likuiditeteve cash[…]”, konkludon Komsioni bazuar edhe në jurispudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Komisioni evidenton pamundësi edhe për të verifikuar ligjshmërinë e krijimit të një pasurie truall me sipërfaqe 540 m2 në Tiranë, që subjekti e ka në bashkëpronësi nga trashëgimia e babait të tij me pjesë takuese 1/5, që është certifikuar në korrik të 2017-ës.

Kraja e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2019 dhe ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni më parë, prandaj nuk e ka pasqyruar në deklaratën e 2018-ës. Por, nga verifikimi i kryer prej KPK ka rezultuar se babai i subjektit e ka blerë këtë pasuri në vitin 2013 dhe se në 2014-ën kur ai ka ndërruar jetë, është çelur dhe dëshmia e trashëgimisë ligjore.

Në vendim thuhet se Kraja nuk ka dhënë asnjë shpjegim për barrën e provës lidhur dyshimet e ngritura prej Komisionit për padijeninë e tij për përditimin e kësaj pasurie nga i ati, para se të certifikohej.

“[…]si pasojë e mungesës së parashtrimeve rreth barrës së provës së dërguar, ka pamundësinë për të verifikuar dhe, për pasojë, për të arritur në një konkluzion për të kontrolluar ligjshmërinë e krijimit të kësaj pasurie[…]”, konstaton trupi gjykues.

Komisioni vëren se në deklaratën veting, Kraja nuk ka pasqyruar automjete apo transaksione shitblerje të kryera gjatë viteve me ato pasuri, por nga hetimi është konstatuar se ai ka deklaruar blerje dhe shitje të tyre në deklaratat periodike të interesave private të viteve 2003 – 2016.

Në një rast, në lidhje me shitjen e një automjeti tip “Volksëagen Golf” kanë rezultuar dy kontrata shitje të kryera në dy zyra noteriale të ndryshme dhe të nënshkruara prej subjektit, një e vitit 2006 dhe tjetra e 2005-ës, ku e njëjta makinë rezulton t’u jetë shitur personave të ndryshëm.

“[…]konstatimi i dy kontratave me të njëjtin objekt dhe me dy persona të ndryshëm, gjë e cila përveçse është një element i rëndësishëm i etikës, por e bën në mënyrë të drejtpërdrejt deklarimin për këtë pasuri të pasaktë dhe të pamjaftueshëm[…]”, konkludon Komisioni.

Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016, edhe pas kalimit të barrës së provës, prokurori Avni Kraja ka rezultuar me balancë negative në shumën totale 13.2 milionë lekë për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.

Etiketa: Analiza financiareAvni KrajablerjeEuroGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediLushnjeParaprokurorProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëPunaPunërivlerësimiSHShkodërshpenzimeshtatorTiranëVendimVetingVetting
Tjetri
U vlerësua vetëm për pasurinë, gjyqtari Mustafaj kërkon përjashtimin e relatores

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Ilir Mustafaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.