AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA shtyn vendimin për Besim Hajdarmatajn, kërkon një shkresë nga KPK

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Besim Hajdarmataj dhe avoaktaj Romina Zano pas seancës dëgjimore KPA | Foto : Edmond Hoxhaj

Kur pritej që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të shpallte vendimin për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj, vendosi të ndryshojë rjedhën e procesit për t’u njohur me një shkresë të komunikimeve telefonike të njërit prej numrave të përdorur nga subjekti i rivlerësimit, dokument që gjendet i administruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë hetimit administrativ.

Besim Hajdarmataj dhe avoaktaj Romina Zano pas seancës dëgjimore KPA | Foto : Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA nuk pati një vendim të enjten më 29 korrik për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj, ashtu si kishte paralajëmruar në seancën parardhëse më 16 korrik. Kryesuesja e Rezarta Schuetz deklaroi të enjten se, kur trupi gjykues i Kolegjit u tërhoq për vendimarrje, u këshillua dhe vendosi të revokojë vendimin për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe atë për vendimin përfundimtar.

Schuetz sqaroi se kjo tërheqje nga vendimarrja përfundimtare për Hajdarmatjan u krye me qëllim që të administrohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK një shkresë e “Vodafone Albania” që lidhet me komunikimet telefonike të njërit prej numrave të poseduar prej subjektit të rivlerësimit. Gjatë komunikimit të këtij vendimi të ndërmjetëm, Kolegji nuk bëri me dije se përse nuk ishte administruar më parë kjo shkresë që u tha se gjendet në KPK.

Kolegji shpalli se kishte vendosur që seancën e radhës ta shtyjë për më datë 3 gusht, në orën 09:00 kur pritet që Komisioneri Publik dhe prokurori Besim Hajdarmataj të japin qëndrimin e tyre lidhur me shkresën që do të administrohet nga Kolegji.

Gjatë seancës të enjten nuk ishin të pranishëm vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs dhe Komisioneri Publik Darjel Sina, për të cilin u sqarua se kishte lajmëruar se ishte në pamundësi. Sina u zëvendësua nga Komisioneri Florjan Ballhysa. Ndërkohë ishin të pranishëm subjekti i rivlerësimit, Besim Hajdarmataj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, Romina Zano.

Gjatë parashtrimeve më 21 qershor, Sina ngriti dyshime se Hajdarmataj ishte gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në hetimin e një çështje në vitin 2010 në prokurorinë e Kurbinit, pasi kishte miqësi me një prej të kallëzuarve me të cilin kishte udhëtuar jashtë shtetit, si dhe se kishte cilësuar gabim veprën penale duke disponuar më pas me pushimin e procedimit penal. Po ashtu ai evidentoi se Hajdarmataj, nuk e ka ushtruar detyrën e tij edhe në disa çështje të tjera, kur ai drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Durrësit, pasi nuk ishin kryer hetimet e nevojshme.

Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Prokurori Hajdarmataj u mbrojt vetë për kriterin e profesionalizmit gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 16 korrik. Ai tha se në të gjitha rastet, si për çështjet e hetuara prej tij, ashtu edhe për ato të hetuara nga prokurorët vartës, hetimet kishin qenë të plota dhe në përputhje me ligjin.

Hajdarmataj theksoi se Komisioneri nuk ka kryer asnjë analizë të fakteve lidhur me pretendimin për gjendjen në kushtet e konliktit të interesit në çështjen e hetuar në vitin 2010 në Kurbin. Ai pretendoi se Sina nuk ka verifikuar dhe analizuar të dhënat e sistemit TIMS dhe tabulatet telefonike, që sipas tij vërtetonin se ai nuk kishte miqësi dhe se nuk kishte udhëtuar së bashku me personin që pretendohet.

Në përfundim të diskutimit përfundimtar Sina u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit dhe deklaroi se Hajdarmataj nuk arriti të dorëzojë prova për të mbuluar me burime të ligjshme kursimet ndër vite, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Duke konsideruar edhe konstatimet për profesionalizmin, Sina vlerësoi se Hajdarmataj nuk e kalon dot testin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Prokurori Besim Hajdarmataj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, Romina Zano i kundërshtuan konkluzionet e Komisionerit si të pabazuara e paragjykuese dhe kërkuan lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Etiketa: besimBesim HajdarmatajDarjel sinaGjyqHetimetKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKKurbinprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e Rrethit TiranëRomina ZanoTHeo JacobsTiranëVendimVendimiVodafoneVodafone Albania
Tjetri
KPK ngre dyshime se gjyqtari Ken Dhima ka fshehur miliona

KPK shkarkon gjyqtarin Ken Dhima

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.