AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Nikola Gruevski mund të hetohet për pastrim parash

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Gruevski nuk tha gjë për akuzat. Partia e tij e quajti liderin e opozitës kukull në duart e të huajve. Foto: Vlada.mk

Ish-kryeministri i arratisur i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski mund të përballet me një hetim të ri për pastrim parash, thonë ekspertët, pas raportimeve se ai ka investuar në një biznes të ri në Hungari, ku ka marrë edhe azil.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski.  Foto: Vlada.mk

Ish -kryeministri i arratisur i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, mund të përballet me një hetim për pastrim parash pas raportimeve se ai përdori paratë e transferuara nga vendi i tij për të nisur biznese të reja në Hungari, tha ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë së Veriut, Lence Ristovska.

“Nëse merret informacion se Gruevski ka investuar jashtë vendit, mund të hapet një çështje e re gjyqësore për pastrim parash, duke pasur parasysh se ai ka disa procese gjyqësore kundër tij në këtë vend”, tha Ristovska për Deutsche Welle.

Ajo tha se kjo mund të jetë e mjaftueshme për të nisur një çështje të re ose një para-hetim të ri, i cili do t’i lejojë Maqedonisë së Veriut përmes mekanizmave të ndihmës juridike ndërkombëtare të kërkojnë informacione nga Hungaria se kur Gruevski i hapi llogaritë bankare atje, sa para ka futur ai në to dhe kur, por edhe se kur i hapi ai  llogari për fillimin e një biznesi të ri.

Deutsche Welle të mërkurën raportoi se Gruevski, i cili u largua nga Maqedonia e Veriut në vitin 2018 për të shmangur dënimin me burg, kohët e fundit krijoi një kompani në Hungari.

Firma, I.C.I.C, u regjistrua në qytetin Pecel pranë Budapestit më 14 korrik dhe, sipas të dhënave të regjistrit qendror që DW i mori, zhvillon aktivitete të ndryshme.

Ajo ka një licencë për të bërë gjithçka, nga tregtia me shumicë e porcelanit te xhami, produkte pastrimi, ushqime, pije dhe duhan. Firma është gjithashtu e regjistruar për menaxhim biznesi dhe pasurie, marrëdhënie me publikun, reklama, hulumtim të opinionit publik dhe të tregut, si edhe organizim të konferencave dhe panaireve tregtare.

Ish-kryeministri autoritar, partia e të cilit VMRO DPMNE drejtoi vendin nga viti 2006 në 2016, u arratis në Hungari në vitin 2018 për të shmangur vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze.

Ndërkohë, Gjykata Penale e Shkupit, në një vendim të shkallës së parë në shtator 2020, e gjeti Gruevskin fajtor në një rast tjetër – për nxitjen e një sulmi mafioz ndaj një komune të drejtuar nga opozita në 2013, për të cilën ai u dënua me një vit e gjysmë tjetër burg.

Në tetor 2020, Gruevski u emërua i dyshuari i parë në një hetim tjetër korrupsioni, në të cilin ai dyshohej për pastrim parash dhe blerje të paligjshme të një trualli në një periferi prestigjioze të Shkupit.

Pasi u arratis në Hungari në 2018, autoritetet në Shkup zbuluan se vetëm dy javë para zhdukjes së tij, ai zbrazi llogaritë e tij bankare. Jo zyrtarisht, thuhet se ai tërhoqi disa qindra mijëra euro.

Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Financiare të Maqedonisë së Veriut, Arafat Muaremi, tha se bankat në atë kohë e informuan Agjencinë dhe Prokurorinë Speciale për tërheqjet, por se Agjencia nuk ishte në gjendje të vepronte më vete dhe të ngrinte në mënyrë parandaluese asetet e Gruevskit. Kjo punë i takonte Prokurorisë.

“Ne si agjenci nuk morëm asnjë urdhër për të siguruar informacione në lidhje me këto llogari, askush nuk na kërkoi gjatë procedurave gjyqësore të kontrollonim sa para ka tërhequr Gruevski”, tha ai.

Si rezultat, ndërsa Maqedonia e Veriut e di që Gruevski tërhoqi para nga llogaritë e tij bankare në vend, nuk ka të dhëna zyrtare se ku i transferoi ai ato para.

Etiketa: azilBankatblerjeBurgduhanEuroGjykataGjyqGruevskiHetimHungariKorrupsionKorrupsioniMaqedoni e VeriutMaqedoniaMaqedonia e VeriutNikola GruevskiOpozitaParaPartiaPastrim parashreklamaShkupshtatorVendimVMRO DPMNExhami
Tjetri
Milionat për inceneratorin nuk e shpëtojnë Fierin nga reja ‘toksike’ e mbetjeve që digjen

Milionat për inceneratorin nuk e shpëtojnë Fierin nga reja ‘toksike’ e mbetjeve që digjen

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.