AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KLGJ i mohon gjyqtarit Arben Vrioni pensionin e parakohshëm

Besar LikmetangaBesar Likmeta
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arben Vrioni, duke hyrë në një seancë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor hodhi poshtë kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Arben Vrioni për pension të parakohshëm.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arben Vrioni, duke hyrë në një seancë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të hedhë poshtë kërkesën e gjyqtarit Arben Vrioni për të dalë në mënyrë të parakohshme në pension.

Vrioni është pezulluar nga detyra në nëntor 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta shkarkojë  për shkak të probleme për të justifikuar pasurinë e deklaruar. Ai e ka apeluar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjatë mbledhjes të së mërkurës në KLGJ, relatorja Marçela Shehu vuri në pah se Vrioni e kishte filluar karrierën si ndihmës gjyqtar në vitin 1993 në Gjykatën e Gramshit, ndërkohë që në vitin 1994 ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1994 ai është transferuar si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit.

Në Gjykatën e Elbasanit Vrioni ka bërë karrierë të shpejtë, duke u emëruar fillimisht gjyqtar në vitin 1995, nënkryetar një vit më vonë dhe në vitin 1999 si kryetar. Në vitin 2012, ai është emëruar nga Presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.

Sipas relatores Shehu, ligji “Për statusin e gjyqtarëvë dhe prokurorëve” kërkon që për të dalë në pension të parakohshëm, magjistrati të ketë mbushur moshën 60 vjeç dhe të këtë 30 vjet në funksion.

Ajo theksoi se në interpretim të ligjit, Vrioni nuk i plotëson kërkesat për miratimin e kërkesës, pasi ka vetëm 25 vjet që ushtron funksionin e gjyqtarit.

Shehu i kërkoi KLGJ-së që ta rrëzonte kërkesën. Ndryshe nga relatorja anëtarja e KLGJ-së Brunilda Kadi ishte e opinionit se KLGJ nuk mund të shprehet për kërkesën pa një vendim përfundimtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për ankimin e bërë nga gjyqtari Vrioni kundër vendimit të KPK.

Kadi kërkoi që KLGJ ta pezullojë vlerësimin e kërkesës deri sa vendimi i shkarkimit të marrë formë të prerë, duke iu referuar vendimeve të ngjashme të Këshillit për gjyqtarët që kërkojnë promovim në Gjykatën e Lartë

Megjithatë, me shumicë votash KLGJ e hodhi poshtë propozimin e gjyqtares Kadi dhe më pas votoit për rrëzimin në themel të kërkesës së gjyqtarit Vrioni për pension të parakohshëm.

Etiketa: Arben VrioniBrunilda KadiDurrësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkryetarMarçela ShehuprokurorTiranëVendimVendimi
Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Gjyqtarja Mimoza Brahimi jep dorëheqjen

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.