AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar pret miratimin e Kuvendit

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministrji i drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të dënuarve shqiptarë në atdhe. Foto faqja e internetit e qeverisë britanike.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje të rishikuar për të lejuar fillimin e transferimit të të burgosurve nga burgjet në Mbretërinë e Bashkuar, një hap që mund të prekë më shumë se 1,500 shqiptarë që po vuajnë dënimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministrji i drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të dënuarve shqiptarë në atdhe. Foto faqja e internetit e qeverisë britanike.

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë i tha BIRN të martën se marrëveshja e re me Mbretërinë e Bashkuar do të duhej të ratifikohej fillimisht nga parlamenti shqiptar para se të hyjë në fuqi dhe para se dhjetëra kriminelë të vinin në Shqipëri për ta vuajtur këtu dënimin.

Sipas të dhënave zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 1,500 të dënuar në Angli dhe Uells, shtetasit shqiptarë përbëjnë përqindjen më të lartë të të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar me rreth 10 për qind.

Një zyrtar i burgjeve shqiptare tha se Mbretëria e Bashkuar do të japë donacione për sistemin shqiptar të burgjeve.

“Është deklaruar, por kjo nuk është pjesë e marrëveshjes”, tha Femi Sulfaj, Zëvendës Drejtor i Burgjeve, për BIRN. “Nuk ka asgjë konkrete deri më tani, por ata (do të ndihmojnë) me ndihmë dhe ndoshta investime.”

Ministrja shqiptare e drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe ministri i drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philip, nënshkruan një marrëveshje për transferimin e të burgosurve në Londër në fund të korrikut, sipas së cilës të burgosurit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar mund të kthehen në Shqipëri dhe do t’u ndalohet hyrja përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Lëvizja vjen pas problemeve në zbatimin e një marrëveshjeje të mëparshme të vitit 2013 që bllokoi 50 kërkesa transferimi të paraqitura nga Mbretëria e Bashkuar midis 2017 dhe 2020.

“Marrëveshja do të thotë që më shumë shkelës mund të kthehen për të vuajtur dënimin e tyre të plotë në Shqipëri. Viktimave do t’u garantohet nga një gjykatës britanik se ata do të vuajnë dënimin e plotë të dhënë ndaj tyre”, tha qeveria britanike në një deklaratë.

Marrëveshja funksionon në të dyja anët, megjithëse ka shumë pak shtetas britanikë në burgjet shqiptare.

Ministria tha se “keqkuptimet dhe vështirësitë” kishin penguar zbatimin e marrëveshjes fillestare të vitit 2013.

Gjithashtu në korrik, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje të veçantë që rregullonte largimin e shqiptarëve që banonin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Në tetor 2020, BIRN publikoi një investigim mbi rrugët e ndjekura dhe shumat që paguanin shqiptarët për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Në investigim u identifikuan gjashtë rrugë kryesore: Calais deri në Dover me kamion; me kamion nga Holanda; me kamion nga Belgjika; me traget nga Spanja; me avion nga Italia ose Greqia; dhe me avion nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Dublinit.

Një tjetër investigim i BIRN i publikuar në qershor 2019 hodhi dritë mbi mënyrën sesi bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar rekrutojnë emigrantë të paligjshëm nga veriu i Shqipërisë, ku varfëria është tejet e përhapur.

Etiketa: AngliBIRNburgjeburgje shqiptareChris PhilipdonacioneEmigranteemigrantë të paligjshëmEtilda GjonajGjykatëGjykatësGreqiaInvestigiminvestimeItaliakrimineleLondërMarrëveshjamarrëveshjeMbreteri e BashkuarMbretëria e Bashkuarministria e drejtesiseParaQeveriashqipShqipëriShqipëriashqiptareSpanjate denuar
Tjetri
Kuzhinierët nga jugu sjellin shije të reja në bujtinat e Alpeve

Kuzhinierët nga jugu sjellin shije të reja në bujtinat e Alpeve

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.