AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm

Peter SingerngaPeter Singer
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Edhe pse ligjet e para që e bën të detyrueshëm mbajtjen e rripit të sigurimit në makinë u ndeshën me kundërshtime të forta kur u prezantuan 50 vjet më parë, askush nuk shqetësohet të ankohet më për diçka të tillë. Në bërjen të detyrueshme të vaksinimit kundër COVID-19, qeveritë sot mund të ofrojnë të njëjtin justifikim për mbrojtjen e individëve dhe shoqërisë.

Foto ilustruese Gent Shkullaku/LSA

Po shkruaj nga Viktoria, shteti australian që në vitin 1970 u bë juridiksioni i parë në botë që e bëri të detyrueshëm vendosjen e rripit të sigurimit në makinë. Legjislacioni u sulmua si shkelje e lirisë individuale, por banorët e Viktorias e pranuan atë sepse ai shpëtoi jetë. Tani shumica e botës ka legjislacion të ngjashëm. Nuk mbaj mend kur kam dëgjuar për herë të fundit dikë që kërkon lirinë për të drejtuar automjetin pa vënë rrip sigurimi.

Në vend të kësaj, tani po dëgjojmë kërkesa për lirinë e të qenit i pa vaksinuar kundër virusit që shkakton COVID-19. Brady Ellison, anëtar i ekipit olimpik të Shteteve të Bashkuara, thotë se vendimi i tij për të mos u vaksinuar ishte “njëqind për qind një zgjedhje personale”, duke këmbëngulur se “kushdo që thotë ndryshe, po u heq njerëzve liritë e tyre”.

E çuditshmja këtu është se ligjet që na kërkojnë të vendosim rripat e sigurimit me të vërtetë cenojnë drejtpërdrejt lirinë, ndërsa ligjet që kërkojnë që njerëzit të vaksinohen nëse do të jenë në vende ku mund të infektojnë njerëz të tjerë, po kufizojnë një lloj lirie për të mbrojtur lirinë e të tjerëve për të kryer punët e tyre në mënyrë të sigurt.

Mos me keqkuptoni. Unë i mbështes fuqimisht ligjet që kërkojnë mbajtjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit dhe pasagjerët në automjete. Në SHBA, ligje të tilla vlerësohen se kanë shpëtuar afërsisht 370,000 jetë dhe kanë parandaluar shumë lëndime më serioze. Megjithatë, këto ligje janë paternaliste. Ata na detyrojnë të bëjmë diçka për të mirën tonë. Ata shkelin parimin e famshëm të John Stuart Mill: “i vetmi qëllim për të cilin pushteti mund të ushtrohet me të drejtë mbi çdo anëtar të një komuniteti të civilizuar, kundër vullnetit të tij, është të parandalojë dëmtimin e të tjerëve”. Fakti që detyrimi është për të mirën e individit nuk është “një garanci e mjaftueshme”.

Ka shumë për të thënë për këtë parim, sidomos kur ai përdoret për të kundërshtuar ligjet kundër akteve pa viktima si marrëdhëniet homoseksuale me pëlqim midis të rriturve ose eutanazisë vullnetare. Por Mill kishte më shumë besim tek aftësia e anëtarëve të komuniteteve “të civilizuara” për të bërë zgjedhje racionale në lidhje me interesat e tyre sesa mund të kemi me të drejtë ne sot.

Përpara se mbajtja e rripit të sigurimit të bëhej e detyrueshme, qeveritë zhvilluan fushata për t’i edukuar njerëzit në lidhje me rreziqet e mos mbajtjes së tij. Këto fushata patën një efekt, por numri i njerëzve që mbanin rrip sigurimi nuk u afrua aspak 90 për qindëshit të njerëzve që i mbajnë ata sot në SHBA (me shifra të ngjashme ose më të larta në shumë vende të tjera ku mosmbajtja e tij është një shkelje).

Arsyeja është se ne nuk jemi të zotët për të mbrojtur veten nga rreziqe shumë të vogla. Sa herë që hipim në makinë, mundësia që të përfshihemi në një aksident aq serioz sa të shkaktojë lëndime, nëse nuk mbajmë rrip sigurimi, është shumë e vogël. Megjithatë, duke pasur parasysh koston e papërfillshme të mbajtjes së një rripi, një llogaritje e arsyeshme e interesave të veta tregon se është e paarsyeshme të mos mbash atë. Të mbijetuarit e aksidenteve automobilistike, të cilët u plagosën sepse nuk kishin vënë rripin e sigurimit, e pranojnë dhe pendohen për irracionalitetin e tyre – por vetëm kur është tepër vonë.

Tani po shohim një situatë shumë të ngjashme me vaksinimin. Brytney Cobia së fundmi postoi në Facebook statusin e mëposhtëm në lidhje me përvojën e saj ndërsa punonte si mjeke në Birmingam, Alabama:

“Po shtroj në spital të rinj të shëndetshëm të infektuar keqazi me COVID-19. Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është të më përgjërohen për vaksinën. Unë u mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është vonë. Disa ditë më vonë, kur them orën e vdekjes, përqafoj familjarët e tyre dhe u them se mënyra më e mirë për të nderuar të dashurin e tyre është të vaksinohen dhe të inkurajojnë të gjithë ata që njohin që të bëjnë të njëjtën gjë dhe më thonë se nuk e dinin. Më thonë se mendonin se ishte një mashtrim. Ata mendonin se ishte diçka politike. Mendonin se ngaqë kishin një grup gjaku të caktuar ose një ngjyrë të caktuar lëkure nuk do të sëmureshin rëndë. Më thonë se mendonin se ishte “thjesht grip”. Por ata gaboheshin. Do të donin të ktheheshin pas, por nuk munden.”

E njëjta arsye justifikon bërjen të detyrueshme të vaksinimit kundër COVID-19: përndryshe, shumë njerëz marrin vendime për të cilat më vonë pendohen. Do të ishe tepër i pashpirt të thoshe: “Vetë e patën fajin, le të vdesin”.

Gjithsesi, në epokën e COVID, bërja me detyrim e vaksinimit nuk shkel parimin e “dëmtimit të të tjerëve” të Millit. Atletët olimpikë të pa vaksinuar përbëjnë rreziqe për të tjerët, ashtu siç bën shpejtësia në një rrugë me trafik. E vetmja “zgjedhje personale” që Ellison duhet të kishte pasur ishte të vaksinohej ose të qëndronte në shtëpi. Nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të kishte thënë se vetëm atletët e vaksinuar mund të konkurrojnë, kjo do të kishte çliruar mijëra atletë nga një rrezik i shtuar infektimi dhe do të kishte justifikuar shkeljen e dëshirës së Ellison për të konkurruar pa u vaksinuar.

Për të njëjtën arsye, rregullat e njoftuara muajin e kaluar në Francë dhe Greqi, sipas të cilave njerëzit që shkojnë në kinema, bare ose udhëtojnë me tren duhet të tregojnë prova vaksinimi nuk janë shkelje e lirisë së askujt. Shkurtin e kaluar, kur qeveria indoneziane u bë e para që e bëri vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë të rriturit, tragjedia e vërtetë nuk ishte se ajo po shkelte lirinë e qytetarëve të saj, por që vendet më të pasura nuk dhuruan vaksinat e nevojshme për zbatimin e ligjit. Si rezultat, Indonezia tani është epiqendra e virusit dhe dhjetëra mijëra indonezianë të pa vaksinuar kanë humbur jetën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why Vaccination Should be Compulsory

Etiketa: aksidentBanorëBEbesimBIRNCOVIDCOVID-19detyrimFacebookfushataGreqiIndoneziaKomiteti OlimpikkoronavirusmashtrimpandemiParaProject SyndicatePunëQeveriarrezikSHSHBASigurimiSpitalTrafikvaksinvaksinëvaksinimVendimiviktimazgjedhje
Tjetri
Joshja nga kanabisi thellon varfërinë në fshatrat e largët të Skraparit

Joshja nga kanabisi thellon varfërinë në fshatrat e largët të Skraparit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.