AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK bëri një sy qorr ndaj pushimit të hetimeve për korrupsion nga kryeprokurori i Elbasanit

Besar LikmetangaBesar Likmeta
5 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi | Foto : LSA

KPK arsyeton në vendimin e konfirmimit se dy vendime të prokurorit Kreshnik Ajazi për pushimin e hetimeve për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash – nga një kryebashkiak dhe një gjyqtar i Apelit të Vlorës, nuk ishin problematikë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi | Foto : LSA

Me datën 30 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare, shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të kreut të prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Sipas KPK-së, Ajazi ka arritur një nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe kontrollit të figurës si dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, megjithë dërgimin për inspektim të njërës prej dosjeve të hetuara nga subjekti.

Vlerësimi pozitiv i KPK-së për kriterin etiko-profesional përfshin edhe dy dosje për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion të kallëzuara nga ILDKPKI ndaj ish- kryebashkiakut të Gramshit, Dritan Bici dhe ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj.

KPK i ka shqyrtuar këto dy dosje pas denoncimeve të bëra nga publiku në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe ka arritur në përfundimin se ato nuk përmbajnë problematika që mund të ndikojnë në vlerësimin profesional të Ajazit.

Megjithatë, rrjedha logjike e fakteve të listuara në vendim në lidhje me këto çështje ngre pikëpyetje mbi vendimet e prokurorit për t’i pushuar ato si dhe arsyetimin e Komisioni për ta amnistuar vendimmarrjen e tij.

Ndryshe nga kryeprokurori i Elbasanit, Komsioni në rivlerësimin e gjyqtarit Aliaj ka gjetur pasuri të pajustifikuara në shuma të mëdha dhe ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Më vonë ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3 vjeçar.

Për kriterin etiko-profesional të rivlerësimit të prokurorit Ajazi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kanë mbërritur 9 denoncime.

Sipas KPK-së, procedimi penal ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj është bërë nga ILDKPKI në qershor 2016,  për veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas regjistrimit të procedimit penal, prokurori Ajazi ka urdhëruar OPGJ-në për ndërmarrjen e disa veprimeve hetimore deri me 30 korrik 2015.

Këto veprime hetimore përfshinin marrjen e informacioneve mbi pasurinë e të dyshuarit nga zyra e Kadastrës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejoria e Pastrimit të Parave, një akt-ekpsertimi teknik të banesës së gjytarit si dhe kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël, në të cilin eksperti ka arritur përfundimin se pasuria e krijuar nga ky shtetas dhe shpenzimet e kryera janë të justifikuara me burimin e të ardhurave.

Më 18 janar 2016, prokurori Kreshnik Ajazi ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj me arsyetimin se faktet objekt hetimi “nuk përbëjnë vepër penale.”

Ndryshe nga sa ka rezultuar nga hetimet e prokurorit Ajazi në vitin 2016, katër vjet më vonë një tjetër trupë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të gjente se Aliaj kishte mungesë burimesh financiare në vlerë 19.4 milionë lekë për pasurinë e deklaruar.

Një tjetër denoncim i hetuar nga KPK ndaj prokurorit Kreshnik Ajazi lidhet me vendimin e tij për të pushuar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Gramshit, Dritan Bici, i cili në vitin 2017 u zgjodh deputet nga radhët e PDIU-së, pas dorëheqjes së Aqif Rakipit.

Në vitin 2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar një procedim penal ndaj Bicit për akuzat e fshehjes së pasurisë, korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Organi i akuzës edhe në këtë rast është vënë gjithashtu në lëvizje nga ILDKPKI, e cila ka depozituar një kallëzim fillimisht në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas ILDKPKI, pas analizës së deklaratave të pasurisë së Bicit është zbuluar se në deklaratën pas largimit nga funksioni, ai nuk ka deklaruar dy shtëpi në proces legalizmi. Gjithashtu, Inspektoriati shprehet në kallëzim se kryebashkiaku nuk justifikonte burimin e krijimit të pasurive në vlerë 12.8 milionë lekë, përfshirë blerjen e një makina Toyota.

Inspektoriati ka shtuar se me datë 21 janar 2015, Bici  “ka tentuar dhënien e një sasie parash cash në ambientet e sallës së ILDKPKI-së, inspektorëve të ngarkuar për kontrollin e plotë me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara.”

Sipas KPK-së, çështja është regjistruar nga Prokuroria e Elbasanit me 25 shkurt 2015 dhe fillimisht është hetuar nga një prokuror tjetër, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e një serie veprimesh hetimore.  Me datë 23 tetor 2016, drejtuesi i prokurorisë ka vendosur që dosja hetimore t’i kalojë prokurorit Kreshnik Ajazi, i cili ka vendosur ta pushojë hetimin bazuar kryesisht në relacionin e OPGJ-së.

“Në tërësi rezulton se subjekti i rivlerësimit ka arsyetuar pas relacionit të OPGJ-së, ku dhe  sugjerohet pushimi i çështjes, por edhe pas të gjitha veprimeve hetimore, të cilat ishin urdhëruar për t’u kryer nga subjekte të tjerë të rivlerësimit dhe jo nga subjekti i rivlerësimit,” shprehet KPK në  vendimin e zbardhur.

KPK ka arritur në përfundimin se për shkak se vendimi i Ajazit nuk u ankimua nga ILDKPKI, aty nuk ka shkelje të kriterit të etikës profesionale.

“Subjekti ka konfirmuar se ndaj vendimit të pushimit datë 27.12.2016, që i përket procedimit nr.  *** nuk është paraqitur asnjë ankim,” shkruan KPK. “Për sa më sipër, trupi gjykues, në analizë të të gjithë dokumentacionit të administruar dhe së fundi edhe konfirmimit të statusit ligjor të çështjes, nuk konstatoi problematika të cilat mund të ndikojnë në vlerësimin profesional të subjektit të rivlerësimit,” përfundon KPK.

Etiketa: 21 janarAnalizëAnkimBrunilda BekteshiDenoncimdeputetDosjadosjeelbasanFshehje pasurieGenta Tafa BungoGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimetILDKPKIInspektorKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKPKKreshnik AjaziKryebashkiakMakinaOPGJPastrim parashpasuriaPDIUPetrit AliajprocedimProcedimiprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e ElbasanitProkuroria e Rrethit ElbasanRoland IliaTiranëToyotaVendimVendimetVendimiVlorë
Tjetri
KLGj shkarkon gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

SPAK dërgon për gjykim gjyqtaren që lironte kriminelët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.