Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, e akuzuar për korrupsion pasiv.
Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën dërgimin për gjykim të tetë të pëndehurve, përfshirë ish-gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha.
Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.
Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra pë lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.
Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 miëj euro deri në 12 mijë euro.
PërvՌ Hoxhës, mes tetë të akuzuarave që janë dërguar për gjykim është dhe ish- Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi dhe avokati Aldo Tabaku.