AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vdekshmëria kthehet drejt niveleve normale pas rritjes dramatike gjatë pandemisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të dhënat e Institutit të Statistikave për tremujorin e dytë 2021 tregojnë një rikthim të numrit të vdekjeve mes shqiptarëve në kuota pak a shumë normale pas rritjes dramatike në dy tremujorët e mëparshëm.


Vdekshmëria në Shqipëri shënoi një nivel relativisht të ulët gjatë tremujorit të dytë të këtij viti (prill, maj dhe qershor), pas rritjes dramatike të shënuar gjatë dimrit të kaluar, një shenjë tjetër e qartë që sugjeron shkallë vdekshmërie të lartë të shkaktuar nga COVID-19. Të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara të enjten, tregojnë se në Shqipëri u shënuan 5,777 vdekje në këtë tremujor, shifër kjo rreth 15% më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare, por sërish shumë më e ulët se sa 9,657 vdekjet e shënuara në tremujorin e parë apo 9,397 të tjera të shënuara në tremujorin e fundit 2020.

Rënia e shpejtë e vdekjeve të tepërta përkon me periudhën gjatë së cilës numri i infektimeve me COVID-19 në Shqipëri ra ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare, numri mesatar i infektimeve ditore me coronavirus në Shqipëri ra nga rreth 300 vetë në fillim të prillit në më pak se 3 në ditë në fund të qershorit.

Në tre vitet para pandemisë, në tremujorin e dytë në Shqipëri kanë vdekur mesatarisht rreth 5 mijë vetë. Kjo tregon se në tremujorin e dytë 2021 ende kemi rreth 700 vdekje më shumë se sa mesatarja historike, shifër kjo që nuk shpjegohet dot me statistikat zyrtare të vdekjeve nga COVID-19. Sipas të dhënave të qeverisë, gjatë këtyre tre muajve, 215 shqiptarë humbën jetën për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19.

Shqipëria është përfshirë herë pas here nga debati nëse statistikat zyrtare të numrit të vdekjeve nga COVID-19 reflektojnë apo jo realitetin. Zyrtarisht që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri ka pasur 2460 viktima ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë statistikat mbi numrin e vdekjeve tregojnë rreth 10 mijë vdekje më shumë se sa në një vit pa pandemi.

Deri më sot autoritetet shëndetësore nuk kanë treguar ndonjë interes për të hetuar mbi shkaqet e rritjes së vdekshmërisë mes shqiptarëve.

Instituti i Statistikave publikoi të enjten të dhënat demografike të tremujorit të tretë. Përveç rritjes së vdekshmërisë, periudha e pandemisë duket se ka përkuar edhe me një përshpejtim të rënies së numrit të lindjeve. Në tremujorin e dytë të këtij viti u shënuan rreth 6 mijë lindje, rreth 900 më pak se sa mesatarja e këtij tremujori për të katër vitet e fundit. Lindjet në Shqipëri kanë tendencë rënieje që prej dekadash por shkalla e rënies në tremujorin e dytë të këtij viti është më e lartë se sa në tremujorët e mëparshëm.

Sa i përket shtesës natyrore, në tremujorin e dytë pati 216 lindje më shumë se sa vdekje. Shtatë nga dymbëdhjetë qarqe të vendit patën rënie natyrore ndërsa pesë, Tirana, Dibra, Durrësi, Kukësi dhe Lezha, patën rritje të lehtë.

Etiketa: COVIDCOVID-19DibraInstituti i StatistikavepandemiParaSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikatTiranavdekjeviktima
Tjetri
Zjarrëvëniet në Lezhë, dy të dyshuar në pranga dhe një në hetim

Zjarrëvëniet në Lezhë, dy të dyshuar në pranga dhe një në hetim

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.