AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zjarrvënia te “Sarajet” rindez debatin e kullave të betonit në Tiranë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të policisë u vendosën në hyrje të “Sarajeve” të martën, pas tentativës së shkatërrimit të pronës me zjarr. Foto: Edmond Hoxha.

Tentativa e djegies së monumentit të kulturës në qendër të Tiranës u komentua si përpjekje për t’i hapur rrugë një tjetër kulle betoni. Kryebashkiaku Veliaj akuzoi pronarët se donin të pengonin shpronësimin dhe kthimin e “Sarajeve” në muze, ndërsa presidenti Meta akuzoi “babëzinë e shfrenuar të betonit”.

Punonjës të policisë u vendosën në hyrje të “Sarajeve” të martën, pas tentativës së shkatërrimit të pronës me zjarr. Foto: Edmond Hoxhaj.

Një grup punonjësish nga Policia e Shtetit dhe nga zjarrfikëset po kryenin ekspertimet e fundit mesditën e së martës në vilën e njohur si “Sarajet e Toptanasve” –një ndër të pakëtët monumente të kulturës të mbijetuara në Tiranë, pas tentativës së shkatërrimit të pronës përmes djegies.

Videot e flakëve brenda godinës bënë xhiro në rrjetet sociale mesnatën e së hënës dhe shkaktuan zemërim. Flakët u shuan më pas nga zjarrfikëset, duke bërë të mundur ndalimin e djegies së godinës, një pjesë e së cilës është e ndërtuar me materiale druri.

Policia njoftoi mëngjesin e së martës se zjarri kishte shkaktuar dëme materiale në monumentin e kulturës, por nuk dha detaje në lidhje me shkakun. E pyetur nëse zjarrvënia ishte e qëllimshme, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Elona Qevani i tha BIRN se “ende jemi në veprime e sipër”.

“Sarajet” u ndërtuan rreth viteve 1830-1840 nga familja Toptani dhe është një ndër godinat më të vjetra në Tiranë, e shpallur monument kulture në vitin 1973. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, aty ishte vendosur Legata e Shteteve të Bashkuara. Pas viteve ’90, prona ka kaluar nëpër një kalvar gjyqësor përpara se t’u kthehej pronarëve.

Përgjatë dekadave të fundit, Tirana ka humbur një mori vilash të vjetra dhe monumente kulture, të cilat janë shembur për t’u hapur rrugën kullave shumëkatëshe prej betoni. Publikimi i videove që tregonin avancimin e flakëve brenda godinës ngjallën spekulime në rrjetet sociale se monumenti i kulturës po digjej gjithashtu për t’u zëvendësuar nga një kullë shumëkatëshe.

Ky hamendësim u mbështet të martën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe presidenti Ilir Meta, të cilët komentuan në kontekste të ndryshme dhe i shtuan ngjarjes elementë të konfliktit politik.

I kritikuar shpesh për lejet e kullave shumëkatëshe në Tiranë, Veliaj akuzoi pronarët e godinës, se përmes zjarrvënies së qëllimshme, po tentonin të ndalonin planet e qeverisë për shpronësimin e “Sarajeve” dhe kthimin e tyre në një muze.

Veliaj publikoi gjithashtu në faqen e tij në Facebook një video të fiksuar nga kamerat e sigurisë pranë “Torre Drinit” të një të riu që vraponte –për të cilin tha se është zjarrvënësi.

“Në mesnatë bisedova me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për ‘Sarajet’ si një nga aktet e para të qeverisë së re. Ta harrojnë që aty do të ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do të ketë zjarr gjersa të bëhet shpronësimi,” shkroi Veliaj, ndërsa shtoi se mes pronarëve kishte edhe ‘politikanë që i vënë natën zjarrin qytetit’.

Në anën tjetër, presidenti Ilir Meta tha se akte të tilla kriminale janë përdorur rëndom vitet e fundit për t’u hapur udhën ndërtimit të kullave, të cilat ai i quajti ‘lavatriçe të pastrimit të parave” në kryeqytet.

“Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë,” shkroi Meta në një status në Facebook.

Zjarrvënia te “Sarajet” po hetohet tashmë nga Prokuroria e Tiranës, me dyshimin se akti ka qenë i qëllimshëm.

“Nga pamjet e siguruara ngrihen dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme. Po vijohet në drejtim të gjetjes së autorit,” i tha BIRN drejtuesja e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj.

“Sarajet e Toptanëve”- monument kulture i kategorisë së parë u tentua të shkatërrohej me zjarr mesnatën e së hënës. Foto: Edmond Hoxhaj.
Etiketa: BIRNEdi RamaElisabeta ImerajErion VeliajFacebookGjyqIlir MetaImerajKultureMetaMonument KultureParaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranëspronaRamaRrjetet socialeTiranaTiranëvideoxhiroZjarr
Tjetri
‘Do vijnë afganët’: Qyteti Studenti përgatitet t’u bëjë strehë refugjatëve të parë

‘Do vijnë afganët’: Qyteti Studenti përgatitet t’u bëjë strehë refugjatëve të parë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.