AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Serbia mikpriti negociata sekrete mes qeverisë afgane dhe talebanëve

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
5 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eksperti irlandez, Michael Semple, ish- zv.presidenti i Afganistanit, Karim Khalili dhe ish-ministri Serb, Ivica Daçiç. Foto: Arkiva private.

Serbia priti disa bisedime me dyer të mbyllura mes qeverisë afgane dhe talebanëve, të gjitha me miratimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara tha Jovan Kovaçiç, drejtori i think tank-ut që organizoi negociatat.

Eksperti irlandez, Michael Semple, ish- zv.presidenti i Afganistanit, Karim Khalili dhe ish-ministri Serb, Ivica Daçiç në një nga takimet e Beogradit. Foto: Arkiva private.

Pasi ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi të martën se në Serbi ishte mbajtur bisedime mes ish-qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve tre herë në vitet e fundit, drejtori i qendrës East West Bridge, e cila raportohet se organizoi negociatat, i tha BIRN se informacioni i Daçiç ishte i saktë, duke e mbështetur atë me fotografi nga takimet.

Jovan Kovaçiç i tha BIRN se qeveria tashmë e rrëzuar e Afganistanit dhe talebanët zhvilluan tre takime mes viteve 2018 dhe 2019 në kryeqytetin serb, Beograd.

I pyetur se si u përfshi organizata e tij, Kovaçiç tha se ai mori një telefonatë nga një figurë e njohur ndërkombëtare rreth idesë së tij se Serbia mund të shërbente si terren neutral për takimin mes dy palëve.

“Ishte pak befasuese, por organizata jonë është e njohur për ndërtimin e bashkëpunimit dhe besimit pas konflikteve. Gjithashtu, Serbia ka një pozitë të mirë se është neutrale dhe  të gjithë e dimë se bota myslimane është larg të qenit e unifikuar. Në çdo vend tjetër, do të kishte akuza për ndikime të ndryshme,’ tha drejtori i East- West Bridge për BIRN.

Ai nuk e zbuloi emrin e ‘figurës së njohur ndërkombëtare” që e telefonoi, përveç faktit se ai është nga një vend i Bashkimit Europian.

Kovaçiç shtoi se i ishte thënë që të kontaktonte Michael Semple, një ekspert irlandez të cilin BBC e kishte cilësuar si “një nga ekspertët më të respektuar të Perëndimit në Afganistan”. Semple ishte një zv.përfaqësues special i Bashkimit Europian për Afganistanin, derisa qeveria e atëhershme e Afganistanit e dëboi në vitin 2007 për ‘aktivitetet e tij të paautorizuara”.

“Unë e kontaktova atë dhe më pas, ne u vunë në kontakt me qeverinë serbe, e cila e pëlqeu idenë. Ishte një detyrë serioze, pasi shumë negociatorë kishin pengesa për të kapërcyer, përfshi ndalimet e udhëtimeve. Por Serbia e bëri këtë në mënyrë vërtet profesionale,” tha ai, ndërsa shtoi se fshehtësia ishte normale në negociata të tilla dhe në këtë rast, ishte “takimi i tyre i parë”.

Kovaçiç mohoi që bisedimet të ishin kryer pas krahëve të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian apo aktorëve të tjerë të përfshirë, duke pretenduar se ata dhanë leje dhe u përfshinë në proces.

“Ne nuk bëmë asgjë pas krahëve të dikujt. Çdokush që duhej të ftohej u ftua, përfshirë SHBA, vendet e BE si Britania, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia si dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara,” theksoi ai.

I pyetur se kush e financoi të gjithë procesin, ai tha se secili ndau kostot e udhëtimit dhe qëndrimit dhe se shteti serb  siguroi vetëm vendet e takimeve dhe asete teknike dhe komunikimi.

East West Bridge është një organizatë me seli në Serbi, anëtarët e së cilës janë zakonisht njerëz nga bota e biznesit, nga politika dhe media në Serbi dhe në rajon. Në faqen zyrtare të organizatës, kryeministrja serbe, Ana Brnabic listohet si një anëtare. Aty theksohet gjithashtu bashkëpunimi me Komisionin Trilateral, Forumin Ekonomik Botëror Davos dhe Samitin e Biznesit Europian.

Drejtori i organizatës, Jovan Kovaçiç është gjithashtu një anëtar i komitetit ekzekutiv të Komisionit Trilateral dhe president i Grupit Kombëtar të Serbisë në këtë komision –një organizatë jo-qeveritare e themeluar nga David Rockefeller në vitin 1973.

Etiketa: afganeAfganistanAkuzaAna BrnabicBashkimit EuropianBEBeogradBIRNbisedimeDanimarkaDavosfotografiKomisionMediamyslimanenegociataNorvegjiapresidentQeveriarajonSerbiSerbiaSHSHBASuediataleban
Tjetri
Lëvizja drejt Gjykatës së OKB rrit shpresat për një pakt detar mes Shqipërisë dhe Greqisë

Lëvizja drejt Gjykatës së OKB rrit shpresat për një pakt detar mes Shqipërisë dhe Greqisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.