AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbrojtje 1-vjeçare për refugjatët afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një marins amerikan duke shoqëruar qytetarët afganë që evakuohen në aeroportin Hamid Karzai në Kabul. Foto: Wikipedia.

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për mbrojtje të përkohshme të refugjatëve të pritshëm nga Afganistani si dhe ngritjen e një task-force për menaxhimin e tyre.

Një marins amerikan duke shoqëruar qytetarët afganë që evakuohen në aeroportin Hamid Karzai në Kabul. Foto: Wikipedia.

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën vendimin për dhënien e mbrojtjes së përkohshme të shtetasve afganë që kanë gëzuar qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganisanit, si dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e situatës.

Në vendimin e qeverisë thuhet se mbrojtja e përkohshme do t’u jepet të gjithë shtetasve afganë apo personave që kanë jetuar në Afganistan, të cilët hyjnë masivisht dhe të koordinuar nga partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Republika e Shqipërisë”, argumenton qeveria mbi arsyen e kësaj vendimarrje dhe vijon sqarimin se këta shtetas do të gëzojnë mbrojtje të përkohshme për një afat 1-vjeçar nga momenti që mbërrijnë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të presë deri në 3 mijë refugjatë afganë, të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga talebanët. Megjithatë, për shkak të situatës së tensionuar në aeroportin e Kabulit, evakuimet janë shtyrë dhe është e paqartë se kur ata do të mbërrijnë në Shqipëri.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave parashikohet se nuk mund të përfitojnë ata persona të cilët kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte ose kundër njerëzimit; krim të rëndë jopolitik jashtë Republikës së Shqipërisë; kur janë shpallur fajtorë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara dhe kur paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe rendin publik në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të krijojë edhe një task-forcë për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë. Task-forca do të kryesohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe do të ketë në përbërje edhe gjashtë ministra të tjerë; Ministrin e Brendshëm; atë të Mbrojtjes; Ministrin e Financave dhe Ekonomisë; Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; si dhe atë të Turizmit dhe Mjedisit.

Në vendim thuhet se task-forca ka si detyrë të negociojë me partnerët ndërkombëtarë, të hartojë planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve për mbrotje ndërkombëtare; për pritjen dhe akomodimin e shtetsave afganë; të evidentojë nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator; të analizojë kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme material; si dhe të koordinojë fondet e donatorëve.

Sipas VKM-së, task-forca do të veprojë deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat e tjerë që mbërrijnë nga Republika Islamike të Afganistanit.

Etiketa: afganAfganistanAfganistaniDhunëEdi RamaKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKrimKrimekrime lufteKryeministri Edi RamaLufteMbrojtjambrojtjeMjedisitPunëQeveriaRamaRefugjaterrezikSHshqipShqipëriShqipëriatalebanVendimVKMWikipedia
Tjetri
Pelegrinazh në pandemi: Mijëra qytetarë ngjiten në Tomorr me lutje për shëndetin

Pelegrinazh në pandemi: Mijëra qytetarë ngjiten në Tomorr me lutje për shëndetin

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.