AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Pelegrinazh në pandemi: Mijëra qytetarë ngjiten në Tomorr me lutje për shëndetin

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

I konsideruar si mali i shenjtë për besimtarët bektashinj, Tomorri ka mbledhur për gati një javë mijëra pelegrinë, të cilët kanë sfiduar shifrat në rritje të rasteve me COVID-19, ndërsa ndezën qirinj dhe u lutën për shëndet.

Një tabelë i fton pelegrinët të blejnë qengja pranë bustit të Baba Tomorrit. Foto: Besar Likmeta.

Në hyrje të fshatit Plirzë, në aksin rrugor Berat- Skrapar, një tabelë e madhe e vendosur në anë të rrugës i drejton udhëtarët drejt malit të Tomorrit. Disa policë të qarkullimit rrugor mundohen pa ndonjë sukses të  vendosin rregull mes numrit të madh të makinave që ngjiten apo zbresin prej malit, pa ndaluar as ditën as natën.

Rruga që zakonisht zgjat jo më shumë se dy orë, ishte pothuajse e bllokuar mes 18 dhe 25 gushtit – ditët e pelegrinazhit kushtuar Abaz Aliut.

“Jemi nisur që në orën 7:00 të mëngjesit nga Tirana dhe në orën 17:00 mundëm që të mbërrijnë pranë Teqesë së Kulmakut, për të kryer ritet e kësaj feste, pasi rruga për orë të tëra qëndroi e bllokuar në ngjitje,” tha për BIRN një pelegrin, ndërsa ndizte qirinjtë në vendin e shenjtë.

Ndryshe nga një vit më parë, kur pandemia thuajse e anuloi pelegrinazhin, këtë vit mijëra qytetarë nga vendi, Kosova apo Maqedonia sfiduan rregullat dhe protokollet kundër COVID-19 dhe u tubuan në Teqenë e Kulmakut në malin e Tomorrit.

Por ndërsa nuk mbajnë maska dhe distancë, shumë prej pelegrinëve thonë se janë ngjitur aty të luten për shëndetin e familjes, të afërmve dhe miqve të tyre.

“Është koha për lutje për shëndetin, se kemi kaluar ditë të vështira me virusin, por nuk dimë se çdo të kalojmë, pasi prapë situata po bëhet e vështirë, ndaj jemi lutur këtu në vendin e shenjtë për shëndet për ata që duam,” thotë Armando Muçollari, që së bashku me bashkëshorten ka udhëtuar nga Durrësi drejt Tomorrit.

 Pelegrinazhi fillon çdo 18 gusht pranë Teqesë së Kulmakut, ku zhvillohet rituali i festës së  bektashinjve kushtuar Abaz Aliut dhe përfundon mbrëmjen e 25 gushtit me largimin e pelegrinëve të fundit.

Në kasaphanë, askush nuk pyet për çmimin

Hyrja në teqenë e Kulmakut në malin e Tomorrit. Foto: Eriola Azizolli.

Edhe pse festa përfshin ndezje qirinjsh, lutje, marshim e kamping në mal, ajo është e famshme veçanërisht për therjet masive të qengjave, që zakonisht prodhojnë imazhe gati apokaliptike të festës.

Të vjetrit janë mësuar njëfarësoj me “mizorinë” e therjes dhe blegërimat e qengjave, i dalin për zot punës në shumicën e rasteve.

“Kemi ardhur të gjithë, të rritur e fëmijë. Ata po shijojnë natyrën dhe unë merren me qingjin, pasi fëmijët nuk e shohin dot kur theret,” thotë një burrë i moshuar, ndërsa pret që mishi të piqet.

Mijëra pelegrinë kanë nevojë për blerjen e një qengji, therjen dhe pjekjen e tij dhe qindra njerëz janë në shërbim të tyre gjatë gjithë javës. Në vendin e pelegrinazhit,  janë bërë ndarjet për proceseve të këtij rituali.

Dhjetëra blegtorë të fshatrave të Skraparit, por edhe të ardhur nga fshatra të Korçës shesin qengja në vatha të improvizuara, ndërsa në vendin e therjes qëndrojnë në shërbim dhjetëra kasapë.

Në disa pjesë të tjera, zjarret qëndrojnë gjithmonë gati për të pjekur qengjin e radhës.

Pelegrinët nuk i diskutojnë shpenzimet. Kostot e udhëtimit, qengji dhe gjithë procesi është diçka që merret parasysh dhe askush nuk bën pazar.

“Nëse ke ardhur të bësh një kurban, nuk mund të bësh pazar sa kushton kilogrami, therja, apo pjekja, sepse këtu jemi për një qëllim, lutjen, ndaj dhe nëse do marrësh shërbimin këtu në majë të malit, në vendin e shenjtë, duhet ta bësh me zemër,” thotë i moshuari, që pret të marrë qengjin dhe të shkojë në çadër tek të afërmit.

Një marshim në natyrë

Qengja në radhë për t’u bërë kurban në malin e Tomorrit. Foto: Besar Likmeta.

Pelegrinët kalojnë së paku një natë në malin e shenjtë, siç konsiderohet Tomorri.  Ata vizitojnë Teqenë e Kulmakut,  luten dhe falen pranë faltoreve të shenjtorëve, ndërsa kalojnë natën në çadra e makina.

“Është vend i bukur. Freskët. Në kohët që po jetojmë, përse mos t’i kushtojnë dhe pak vëmendje lutjeve, sepse kemi nevojë, mbi të gjitha për shëndet, punë dhe harmoni, ndaj është vendi ideal për t’i bërë të gjitha këto,” thotë një i ri, që vjen për herë të parë në Tomorr me miqtë e tij.

Nata është tejet e freskët në lartësi gati 2 mijë metra dhe pelegrinët qëndrojnë në çadra e rreth zjarreve, duke pritur mëngjesin në natyrë dhe pjesën e dytë të ritualit që përfshin ngjitjen në majën më të lartë të Tomorrit.

Ngjitja drejt “Çukës”, pikës më të lartë të malit të Tomorrit, 2416 metra mbi nivelin e detit,  deri në vendin që konsiderohet si varri i Abaz Aliut, është pjesa më e rëndësishme e pelegrinazhit.

Për shumë pelegrinë, ngjitja fillon herët në mëngjes.  Rruga drejt kësaj pike është e vështirë për shkak të terrenit dhe gjendjes së rrugës, por shumë pelegrinë preferojnë që t’i kalojnë të gjitha sfidat.

Për mjaft banorë të zonës, kjo është një mënyrë për të siguruar disa të ardhura shtesë. Banorë të fshatrave të thella të Skraparit, apo dhe të ardhur nga Berati me mjete të larta,  thërrasin që herët në mëngjes, duke të ofruar transport me mjete drejt Çukës.

“Kam që në datën 18 që ngjis dhe zbres pelegrinë drejt Çukës, për 10 mijë lekë të vjetra për çdo person. Është rrugë e keqe, makina do shërbime, puna më mban larg shtëpisë, s’mund ta ofrojë për më pak, por këtu askush nuk diskuton për çmimet, sepse të gjithë duan të kryejnë ritet për mirësi,” thotë Agron Kajo nga fshati Maminas i Beratit, i cili punon si taksist.

Etiketa: BeratbesimtarëBIRNCOVIDCOVID-19KEKorçëKosovaMakinaMaliMaqedoniaMaskaMjaftpandemipandemiaPelegrinazhiPiSPunaPunëritualiSHSkraparTiranaTomorr
Tjetri
Kapen 4 mina me telekomandë, arrestohet 50 vjeçari në Durrës

Kapen 4 mina me telekomandë, arrestohet 50 vjeçari në Durrës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.