AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Dështimi në Afganistan ofron mësime për politikën perëndimore në Ballkan

Vesko GarceviçngaVesko Garceviç
5 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Joe Biden duke diskutuar rënien e Kabulit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare më 18 gusht 2021. Foto: Wikipedia.

Perëndimi duhet ta shohë poshtërimin e tij në Afganistan si një thirrje zgjimi për të riparë strategjitë e tij në pjesë të tjera të botës, si për shembull në Ballkan.

Presidenti amerikan Joe Biden duke diskutuar rënien e Kabulit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare më 18 gusht 2021. Foto: Wikipedia.

“Të njëjtët politikanë që na thanë se Afganistani ishte kritik, për të cilin vlente të vdisje, se ishte një kërcënim ekzistencial për sigurinë globale … papritmas një mëngjes u zgjuan dhe thanë se ai nuk ka fare rëndësi.” Kështu i shpjegon Rory Stewart, ish-sekretar për Zhvillimin Ndërkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, momentet e fundit të sagës afgane.

Pikëpamja e Stewart përfshin pakënaqësinë e atyre që mendojnë se Perëndimi ishte dhe është moralisht i detyruar të bëjë më shumë për popullin afgan. Ai gjithashtu përcjell zhgënjimin e shumë afganëve që besuan në një të ardhme më të mirë për vendin e tyre.

Nuk është e vështirë të kuptohet kuptimi simbolik i Afganistanit për Perëndimin dhe SHBA-në në veçanti. Pas sulmit terrorist të vitit 2001, “lufta kundër terrorit” ishte projekti më i madh dhe, deri më tani, më i rëndësishëm i SHBA-së në shekullin e XXI.

Për 20 vjet, antiterrorizmi ka qenë përparësia kryesore e politikës së sigurisë kombëtare amerikane.

Dhe në zemër të saj ishte Afganistani. Ndërhyrja ishte menduar të ishte një shembull i solidaritetit dhe vendosmërisë së aleatëve, të sigurt në drejtësinë e kauzës së tyre.

Ndërsa zyrtarët amerikanë po përpiqen të shpjegojnë se çfarë shkoi keq, kritikat për përfshirjen e SHBA-së në Afganistan shtohen çdo ditë. Nga India, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vetë SHBA, ekspertët e perceptojnë dështimin në Afganistan si fundin e një “Pax Americana” të gjatë dhe vënë në dyshim lidershipin global amerikan.

Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm në nxjerrjen e përfundimeve të qëndrueshme. Fundi i afërt i botës euro-atlantike është deklaruar shumë herë dhe shumë kohë para përfundimit famëkeq të konfliktit afgan. Të mos harrojmë se Muri i Berlinit ra vetëm 14 vjet pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, që u konsiderua po aq katastrofë për qëndrimin global amerikan.

Sa i përket rajonit të Ballkanit, ky mund të jetë momenti për të llogaritur edhe një herë vendin tonë në ekuacionin global dhe nëse mund të bëjmë paralele me Afganistanin, pavarësisht dallimeve të dukshme që ekzistojnë midis dy botëve tona.

Përfshirja e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor ka zgjatur pothuajse aq sa ishte rasti edhe me Afganistanin. Ajo erdhi pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave që pasuan. Në retrospektivë, ajo mund të përshkruhet si një rrugë me pengesa. Pasi bënë gabime të shumta dhe lejuan disa dështime tragjike, si në Srebrenicë në Bosnjën lindore, në vitin 1995, ndërhyrjet perëndimore i dhanë fund konflikteve tona të përgjakshme.

Periudha që nga përfundimi i luftërave ballkanike ka rënë në sy për përfshirjen e madhe të BE-së, perspektivën e anëtarësimit në BE, pranimin në NATO të disa vendeve të Ballkanit dhe premtimin për rritje ekonomike, sidomos në fillim.

Megjithatë, përfshirja e BE-së dhe SHBA-së nuk e kanë parandaluar kapjen e shtetit, korrupsionin endemik, shkeljen e lirisë së medias, degradimin e mjedisit dhe largimin e trurit.

Mosbesimi tek institucionet shtetërore dhe tek aftësia e tyre për t’u ofruar zgjidhje qytetarëve është një mantër rajonale. Pandemia aktuale e COVID-19 është vetëm një shembull.

Mungesa e besimit midis qytetarëve dhe shtetit është një problem i madh. Kjo mungesë besimi përdoret më pas nga njerëzit si një justifikim për të shmangur vaksinimin, ose respektimin e masave të vendosura nga qeveritë për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Në të njëjtën kohë, me trupat e tyre në ISAF ose misionin “Resolute Support” – përveç Serbisë, e cila vendosi të mos dërgojë trupa – vendet nga rajoni mund të mburreshin se kishin ecur shumë para në krahasim me pikën ku ata ishin 30 vjet më parë. Siç u pëlqen zyrtarëve tanë të thonë, nga përfitues, ne jemi bërë “garantues të sigurisë”.

Shpërbërja e Jugosllavisë, Iraku ose Afganistani na mësojnë se siguria është më shumë sesa investim në armë dhe pajisje të përparuara. Pas dy dekadash dhe 83 miliardë dollarësh të shpenzuar nga Perëndimi për armë dhe trajnime, forcat afgane të sigurisë u rrëzuan brenda pak javësh. Ashtu si në Irak, ku ISIS/DAESH i mori armët ushtrisë irakene, talebanët kanë në dorë pajisjet e sofistikuara amerikane “falas”.

Pajisjet e sofistikuara ushtarake dhe paratë nuk mund të zgjidhin probleme të rrënjosura thellë dhe sistematike si korrupsioni, qeverisja e keqe dhe mosbesimi tek institucionet shtetërore. Përkundrazi, ato mund t’i bëjnë këto probleme edhe më të mëdha. Kjo ishte një çështje e pazgjidhshme në Afganistan dhe duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë ne. Me të drejtë apo jo, shumë ekspertë besojnë se mundësia për të parë përfshirjen më të fuqishme të SHBA-së në Evropë ka “ikur bashkë me erën afgane”.

Dhjetorin e kaluar bota i pa ndoshta me një optimizëm të pabazuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Fitorja e Joe Biden mbi Donald Trump dhe theksi i tij në virtytet e multilateralizmit u mirëpritën në pothuajse çdo cep të botës. Në Evropë, shumë prisnin një bashkëpunim më të fuqishëm midis SHBA-së dhe Brukselit, por deri tani është bërë shumë pak. Sot, disa ekspertë argumentojnë se katastrofa afgane do t’i shtyjë Shtetet e Bashkuara të reduktojnë përfshirjen e tyre globale dhe të përqendrohen vetëm në disa çështje “të nxehta” që konsiderohen jetike për interesat e SHBA-së.

Megjithatë, zhvillimet aktuale mund të mos çojnë në një rezultat kaq të keq për ne në Evropë. Siç tha Winston Churchill dikur: “Kurrë mos lejoni që një krizë e mirë të shkojë dëm”. Për SHBA-në dhe BE-në, kjo krizë mund të jetë gjithashtu një thirrje zgjimi dhe një mundësi për të riparë strategjitë e tyre aktuale në pjesë të tjera të botës, përfshirë Ballkanin.

Nuk është vonë për të ndryshuar spiralen e negativitetit që mbizotëron në diskursin tonë publik, helmon jetën tonë dhe shërben si terren ushqyes për politika regresive. Por që kjo përmbysje të ndodhë, nevojitet një angazhim i fortë politik dhe një strategji e re kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e prillit e Uashingtonit në lidhje me angazhimin ndaj Ballkanit Perëndimor dhe planet për të emëruar një të dërguar të ri rajonal, janë shenja premtuese.

Specialistët e Ballkanit në Uashington i kanë kërkuar SHBA-së që të riformësojë qasjen e saj dhe të riinvestojë më shumë në shoqërinë civile dhe grupet joqeveritare lokale.

Siç sugjerojnë ngjarjet e fundit në Afganistan, ballafaqimi me të kaluarën dhe lufta kundër ideologjive retrograde është kritike për suksesin e një shoqërie. Kështu që, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja duhet të mbajnë një qëndrim me zero tolerancë ndaj narrativave dhe politikave që promovojnë revizionizmin historik, mohimin e gjenocidit dhe një ideologji hegjemonike rajonale.

Dikush mund të thotë se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë bërë këtë për 30 vitet e fundit. Pra, pyetja këtu është: a mund të presim që dikush të na mbështesë pafundësisht dhe të ndreqë të gjitha problemet tona të shumta? Me siguri që jo.

Por çështja mund të trajtohet ndryshe. A nuk është një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i begatë në interesin më të mirë të BE-së dhe SHBA-së?

Rajoni i Ballkanit është një nga vendet në botë ku Brukseli dhe Uashingtoni, duke punuar së bashku, mund të sjellin një ndryshim për mirë – pa ndërmarrë një rrezik politik ose pa humbur miliarda dollarë, siç ndodhi në Afganistan.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: afganafganeAfganistanAfganistaniArmëBallkanBallkan PerendimorBEBidenBIRNBrukseliChurchillCOVIDCOVID-19deshtimDonald TrumpEuroIndiaIrakISISJoe BidenKorrupsioniLokaleLuftaMjedisitNATOpandemiaParapolitike e jashtmerajonirrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraSiguriatalebantalebaneTerroristTrumpWikipediaWinston Churchill
Tjetri
Gjyqtari Ahmet Metaliaj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut

Gjyqtari Ahmet Metaliaj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.