AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet rrjeti shqiptar i kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, 107 të arrestuar në Spanjë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot nga video e shpërndarë prej policisë spanjolle gjatë operacionit.

Policitë në Spanjë, Gjermani e Shqipëri bashkëpunuan në një operacion një vjeçar që u mbyll me arrestimin e 107 personave dhe shkatërrimin e disa të ashtuquajturave shtëpi bari të kontrolluara nga shqiptarë në Spanjë, që kishin konsumuar 1.6 milion euro energji elektrike.

Screenshot nga video e shpërndarë prej policisë spanjolle gjatë operacionit.

107 persona u arrestuan në Spanjë gjatë një operacioni kundër kultivimit të kanabisit në të ashtuquajturat shtëpi bari. Operacioni i koordinuar nga Europol dhe me bashkëpunim të policisë shqiptare, asaj gjermane dhe asaj spanjolle erdhi sipas një njoftimit të bërë publik nga kjo e fundit pas rreth një viti hetimesh.

Rezultatet e operacionit u prezantuan në një konferencë për shtyp të mbajtur në Madrit, në të cilën ishin të pranishëm komisari i përgjithshëm i policisë gjyqësore të Policisë së Spanjës Rafael Pérez Pérez dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Sipas komunikimit nga policia spanjoll gjatë aksionit u sekuestrua 1 ton me kanabis të presuar, 23 shtëpi bari, 25 mijë bimë, dy armë zjarri dhe mjete të tjera që shërbenin në prodhimin e kanabisit.

Veliu që ndodhej në Spanjë për të prezantuar rezultatet e aksionit tha në konferencën për shtyp se ishte i lumtur që partnerët e besonin policinë shqiptare. “Ky është operacioni i parë i përbashkët me kolegët spanjollë, shpresoj të realizojmë aksione të tjera të ngjashme”, tha ai.

Drejtuesi i policisë po ashtu premtoi se do të kishte hetim të pasurisë së shqiptarëve të arrestuar. “Do të vazhdojmë duke hetuar pronat që mund të kenë ardhur si rezultat i aktivitetit kriminal në Shqipëri edhe në vend të tjera”, tha ai, ndërsa shtoi se goditja e aktivitetit ekonomik do të paralizonte grupin.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në  Tarragona, Barcelonë, ​​Girona dhe Castellón. “Ky operacion është pjesë e luftës së koordinuar ndërkombëtare të policisë kundër krimit të organizuar me origjinë shqiptare, një fenomen në zgjerim”, thuhen të komunikatën e Policisë Spanjolle.

Aty bëhet me dije se vlera e drogës së kultivuar 5-fishohej pasi ajo dilte në treg kryesisht në Gjermani. Grupi u zbulua pas kapjes në Gjermani të një sasie prej 140 kilogramësh drogë. Bashkë me drogën u arrestuan edhe 3 shqiptarë, ndërsa hetimet zbuluan rrjetin e gjerë të trafikut.

Komunikata e policisë spanjolle bën me dije se për mirëmbajtjen e plantacioneve grupet kishin bërë lidhje ilegale me rrjetin e energjisë elektrike gjë që u mundësonte të fshihnin konsumin. Sipas policisë spanjolle vetëm vlera e energjisë së harxhuar është rreth 1.6 milion euro.

Në komunikatë Policia Spanjolle thotë se krimi i organizuar shqiptarë kishte future këmbët dhe po rivalizonte me organizata më të vjetra si mafia italiane, falë kultivimit dhe prodhimit të kanabisit. Po ashtu në komunikatë thuhet se ka një sërë projektesh bashkëpunimi për të goditur rrjetet e trafikut me origjinë nga Shqipëria.

Etiketa: Ardi Veliuenergji elektrikeEuroEuropolGjermaniGjyqHetimHetimetkanabiskrimiKrimi i organizuarMafiaNarkotiknarkotikëoperacionoperacioniPoliciaPolicia SpanjolleSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTregvideozgjerim
Tjetri
Një tjetër deputet socialist jep dorëheqjen pa shpjegime

Një tjetër deputet socialist jep dorëheqjen pa shpjegime

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.