AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Favorizimi i të pandehurit për shitje heroine penalizoi prokurorin Saimir Smaka

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Vlorës, Saimir Smaka u shkarkua për të tre kriteret e rivleresimit.

Në vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se prokurori i Vlorës, Saimir Smaka ka cenuar besimin e publikut gjatë ushtrimit të detyrës dhe se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

Prokurori i Vlorës, Saimir Smaka u shkarkua për të tre kriteret e rivleresimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Vlorës, Saimir Smaka, pasi u gjetën probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Në vendimin e arsyetuar të KPK-së thuhet se prokurori Smaka ka cenuar besimin e publikut në kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit; si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka mungesë burimesh për krijimin e një depozite bankare.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe për 7 vite ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Komisioni konstaton se, megjithëse prokurori Smaka ka qenë i gatshëm për bashkëpunim gjatë të gjitha fazave të hetimit, për një pjesë të barrës së provës dha shpjegime vetëm gjatë seancës dëgjimore.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e prokurorit Saimir Smaka për të vazhduar detyrën.

Favorizimi i të pandehurit

Pavarësisht nga konkluzioni i DSIK-së, KPK thotë në vendim se i ka analizuar vetë provat e administruara nga organet ligjzbatuese, duke arritur në përfundimin se subjekti kishte cenuar besimin e publikut.

“Bazuar në informacionet dhe dokumentacionet e klasifikuara, të cilat nuk mund të përdoren në aktet publike apo të vihen në dispozicion të subjektit, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë,” thuhet në vendim, ku përmendet mes të tjerash edhe favorizimi i një të pandehuri.

Në vendim sqarohet se favorizimi kishte të bënte me një hetim për shitje narkotikësh, ku një person i arrestuar në kushtet e flagrancës kishte deklaruar se dozat e heroinës i kishte blerë tek një person i dytë. Të dy të arrestuarit e kishin pranuar akuzën, por Smaka kishte kërkuar arrest me burg për shpërndarësin e kapur në flagrancë dhe detyrim paraqitje për personin që e furnizonte atë.

“…pa cituar ndonjë rrethanë apo provë të re që përbën ndryshimin midis dy të arrestuarve,” konstaton trupi gjykues dhe shton se kërkesa për caktimin e masës së sigurimit “detyrim për paraqitje” për shtetasin F. K. bie në kundërshtim me vetë argumentet e paraqitura nga Smaka.

Në prill të vitit 2018, subjekti e ka dërguar çështjen për gjykim, por duke ndryshuar pjesërisht akuzën, pasi nuk ka përfshirë “bashkëpunimin” si mënyrë të kryerjes së veprës penale.

Në fund, prokurori Smaka ka kërkuar nga 5 vite burgim për të dy të pandehurit, por për shtetasin F.K ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin në shërbim prove për 3 vjet.

Gjatë seancës dëgjimore, trupi gjykues e pyeti subjektin nëse ka kontaktuar ndonjëherë me ndonjë të afërm të dy të pandehurve E. D. dhe F. K., qoftë edhe për efekt të hetimeve.

Smaka fillimisht e mohoi diçka të tillë në mënyrë të përsëritur, por më pas pranoi se i ka pritur në zyrë kur kanë ardhur herën e parë nënat e të pandehurve nga fillimi i shtatorit të vitit 2018, kur ata kanë qenë me masë sigurimi me afat.

Subjekti ka shpjeguar se nënat e të pandehurve kanë shkuar herë tjetër kur ai e ka dërguar çështjen në gjyq. Sipas tij, pas shtatorit të vitit 2018 njëra prej nënave të të pandehurve ka shkuar sërish në ambientet e prokurorisë dhe se ai i ka thënë se çështja do shqyrtohej me objektivitet, me paanësi dhe se do zgjidhej brenda një afati të arsyeshëm.

I pyetur lidhur me procedurën për zhvillimin e takimeve, Smaka ka shpjeguar se nuk është mbajtur procesverbal dhe nuk ka pasur persona të tretë, por nënat e të pandehurve janë paraqitur te recepsioni ku punonjësi ka mbajtur shënim në regjistër ID-në e tyre.

KPK arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka favorizuar shtetasin F. K., duke cënuar parimin e një procesi të drejtë dhe të barabartë nëpërmjet moszbatimit të dispozitave penale dhe procedurale penale, me pasojë cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Komisioni ka gjetur mangësi në tre prej pesë dosjeve të shortuara në kuadër të procesit të vetingut. Në një rast evidentohet mosargumentimi i vendimit të mosfillimit të procedimit penal; në çështjen e dytë evidentohet mangësi në arsyetimin e vendimit të pushimit, vonesë e kryerjes së veprimeve hetimore dhe në komunikimin e vendimit kallëzuesit – ndërkohë që dhe për rastin e tretë, vendimi i pushimit i është komunikuar me vonesë kallëzuesit.

Gjithashtu, tri praktika me ankesa ndaj Smakës të regjistruara në Prokurorinë e Përgjithshme bazuar në ankesat e shtetasve S.M.; M.M. dhe G.M. identifikojnë mangësi profesionale të subjektit si, zvarritje të hetimeve paraprake pa arsye ligjore; moskryerje hetimesh për muaj me radhë dhe mosnjoftim i palëve për shtyrjen e afatit të hetimit.

Komisioni ka analizuar edhe një çështje të denoncuar nga publiku, ku shtetasi A.S. ka pretenduar se Smaka e ka dërguar për gjykim pa prova, por vetëm me thëniet e një personi, fakt që është gjetur i vërtetë nga KPK.

Sipas një informacioni të përcjellë më parë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, ka pasur indicie për përfshirjen e prokurorit Smaka në veprën penale “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, çështje për të cilën po vazhdojnë hetimet.

Nga përgjigjet e ardhura nga prokuroritë është konstatuar se ndaj subjektit janë kryer pesë kallëzime penale për shpërdorim detyre për të cilat Komisioni nuk ka gjetur probleme. Ndërsa në një kallëzim tjetër KPK ka evidentuar se Smaka, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale i ka mohuar të drejtën një personi të hetuar që të njihej me dosjen hetimore.

Mungesa financiare

Smaka ka rezultuar me balancë financiare negative në lidhje me depozitimet cash në një llogari rrjedhëse në vitet 2014 – 2015, kur ka derdhur në bankë vlerën totale 1.7 milionë lekë.

Sipas trupit gjykues, Smaka ka kryer deklarim të pasaktë në lidhje me burimin e depozitimeve cash në vitet 2014-2015 në shumën totale 1.7 milion lekë. Fillimisht ai ka deklaruar në ILDKPKI si burim për gjendjet e depozituara të ardhurat nga dhënia me qira e tokës bujqësore nga babai, ndërsa gjatë hetimit administrativ ka pretenduar se cash-i ishte krijuar nga kursimet personale dhe pagat.

Nisur nga deklarimet kontradiktore të Smakës, Komisioni ka vendosur që të analizojë si burim të mundshëm për krijimin e gjendjeve cash të depozituara në llogarinë rrjedhëse, të ardhurat e deklaruara para ILDKPKI në vitin 2015 si të përfituara nga dhënia me qira të tokës bujqësore nga babai – ndërkohë që është përjashtuar nga analiza mundësia e krijimit të kursimeve nga pagat.

“Komisioni krijon bindjen se ndryshimi i burimit të krijimit të depozitimeve bankare në cash në vitet 2014 – 2015, gjatë hetimit administrativ të procesit të rivlerësimit, është bërë pikërisht me qëllimin për të justifikuar burimin e ligjshëm të këtyre depozitimeve”, konstaton KPK.

Nisur nga fakti se të ardhurat nga qiraja e tokës për vitet 2014-2015 kanë qenë në shumën 80 mijë lekë, si dhe për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore, Komisioni ka vlerësuar të mos i konsiderojë si burim i ligjshëm për krijimin e shumave të depozituara e për pasojë balanca negative ka rezultuar në shumën 1.7 milionë lekë.

Gjithashtu, nga analiza financiare për periudhën 2013 – 2016, ka rezultuar mungesë e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë në shumën 172 mijë lekë.

Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë bërë deklarim të pasaktë të pasurive.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun vlerëson se Smaka ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurisë dhe se gjendet në kushtet e shkarkimit edhe për këtë kriter.

 

Etiketa: Analiza financiareArrestArrest me burgBurgdetyrimDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKGenta Tafa BungogjykimGjyqgjyqtarheroineHetimHetimetILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionkorrupsion pasivKPKKrijonKrimeligjzbatueseMASNarkotiknarkotikëOlsi KomicinPagatParaprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit VlorëProkuroria për Krime të RëndaSaimir SmakaSHShpërdorim detyreSigurimiSuela ZhegunVendimVendimiVlorë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Kaçe Agolli – Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Kaçe Agolli – Gjykata e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.