AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Katër gazetarë fitojnë çmimet e Bashkimit Evropian për gazetari investigative

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga e majta, Geri Emiri, Esmeralda Keta, Anila Hoxha, Idro Seferi, Luljeta Progni dhe Albana Kasapi. Foto: BIRN

Gazetarja Luljeta Progni fitoi çmimin e parë ndërsa gazetari Geri Emiri, çmimin e dytë. Gazetaret Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta fituan çmimin e tretë nga çmimet e BE-së për shkrimet më të mira në gazetarinë investigative për vitin 2020.

Nga e majta, Geri Emiri, Esmeralda Keta, Anila Hoxha, Idro Seferi, Luljeta Progni dhe Albana Kasapi. Foto: BIRN

Gazetarja Luljeta Progni e ABC Neës fitoi çmimin e parë të Bashkimit Evropian për gazetari investigative për vitin 2020, u zbulua në ceremoninë e dhënies së çmimeve në Tiranë të mërkurën. Progni fitoi çmimin për kronikën “Skllevërit e naftës” [Link] që vendos në qendër të saj historitë njerëzore të naftëtarëve shqiptarë që prej vitesh luftojnë për të drejtat e punës dhe statusin e tyre.

Juria ia akordoi çmimin Prognit me motivacionin: “Kronika është përgatitur me kujdesin e një gazetareje me përvojë dhe në një këndvështrim njerëzor që rrallë e gjen në median shqiptare, ndërsa sjell në vëmendje një fenomen nëpërmjet historive e rrëfimeve të vetë personazheve.”

Progni falënderoi stafin e emisionit dhe ia dedikoi fitoren të gjithë kolegëve gazetarë.

“Është një nxitje për të ecur përpara në një mjedis jo shumë të lehtë,” tha Progni.

Gazetari Geri Emiri fitoi çmimin e dytë për një seri shkrimesh që raportojnë mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë perëndimore, kryesisht Durrësin. Shkrimet trajtojnë çështjet e ndërhyrjeve të pakontrolluara nëpër ndërtesa, të cilat kushtuan jetë njerëzish, mbi dëmet në trashëgiminë kulturore nga tërmeti dhe procesi i rindërtimit si dhe mbi pasojat e tërmetit mbi jetët e qytetarëve të dëmtuar.

“Shkrimet janë drejtuar nga interesi publik dhe janë në vetvete një kërkim i mirëfilltë lidhur me shkaqet dhe pasojat e ndërhyrjeveve, pasuruar me burime, intervista dhe elemente investigative,” shkroi juria në motivimin e dhënies së çmimeve.

Gazetaret Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta të Top Channel fituan çmimin e tretë për shkrimin: “Qeveria ‘manipuloi’ bilancin e ndihmave për shtresat në nevojë gjatë Covid 19”, një hulumtim që u krye mes kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e koronavirusit dhe që trajtoi problemet e lidhura me mbështetjen ndaj familjeve të varfra dhe përgjigjen e administratës shtetërore lidhur me këtë. “Shkrimi vjen si rezultat i përpjekjeve shumë profesionale dhe bazuar në fakte të dy gazetareve për të hedhur dritë mbi fenomenin e abuzimit me ndihmat,” shkroi juria.

Hoxha tha se shpresonte që ky çmim të jetë inkurajim për të gjithë kolegët “për të investiguar dhe për të gjetur të vërtetën.” Keta shtoi se çmimet vijnë në një kohë kur “të thuash të vërtetën është bërë pothuajse e pamundur”.

Çmimet e Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative jepen nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative. Një juri e pavarur, e përbërë këtë vit nga Albana Kasapi, gazetare e BBC, Idro Seferi, korrespondent i Deutsche Ëelle dhe televizionit publik zciveran në Beograd dhe Elira Çanga, gazetare dhe eksperte e zhvillimit të medias në Tiranë, përcaktuan fituesit këtë vit mes 19 aplikimeve të 22 gazetarëve.

Drejtoresha Rajonale e BIRN Marija Ristiç falënderoi kandidatët dhe fituesit: “Në emër të BIRN dhe të Delegacionit të BE-së, faleminderit që jeni trima dhe vijoni të hetoni abuzimet dhe korrupsionin dhe të mbani të fuqishmit përgjegjës pavarësisht të gjithë presioneve që janë të pranishme në të gjithë rajonin por veçanërisht këtu në Shqipëri, nga qeveritë apo oligarkët apo të tjerë” tha Ristiç.

Alexis Hupin, Drejtues i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë, theksoi se çmimet jepen “në mirënjohe për punën e mirë të bërë në gazetarinë investigative”.

“Gazetaria investigative nuk duhet të merret si e mirëqenë gjithandej,” tha Hupin. “Për shembull, unë vi nga zona frëngjishfolëse e Belgjikës dhe mund të them se ne mund të mësojmë nga puna që bën BIRN këtu,” shtoi ai.

Kryetarja e jurisë Albana Kasapi vlerësoi kandidatët për çmime në tërësi.

“Këtë vit u kënaqa me të vërtetë shumë pasi lexova shkrime shumë të mira,” tha Kasapi.

Çmimet e Bashkimit Evropian për gazetarinë investigative jepen në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi për të fuqizuar dhe mbështetur gazetarinë e pavarur dhe gazetarët investigativë.

Etiketa: Anila HoxhaBashkimi EvropianBEBeogradBIRNCOVIDe majtagazetargazetaregazetaretgazetariaGeri EmirikandidatëtLuljeta ProgniMjedisOligarkëpandemiaPunaPunëQeveriashqipShqipërishqiptareTop ChannelTurqi
Tjetri
14 viktima në zjarrin që ra në spitalin COVID-19 në Tetovë

14 viktima në zjarrin që ra në spitalin COVID-19 në Tetovë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.