AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Berisha premton hakmarrje ndërsa gjen mbështetje të paktë mes demokratëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në mbledhjen e parë më 10 shtator 2021. Foto: LSA

Themeluesi i PD-së i përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë së vet kërcënoi se do të sulmojë pasardhësin e tij Lulzim Basha por simpatia që ai gjeti mes zyrtarëve të PD-së u duk e vakët. Amerikanët ofruan mbështetje për Bashën pas vendimit.

Kuvendi i Shqipërisë në mbledhjen e parë më 10 shtator 2021. Foto: LSA

Ish-kryetari i demokratëve Sali Berisha kërcënoi të premten se do të luftojë kryetarin aktual Lulzim Basha brenda strukturave të Partisë Demokratike dhe e akuzoi atë se ka bërë marrëveshje dhe është shitur te kryeministri Edi Rama, por refuzoi të thotë nëse do të synojë rrëzimin e Bashës nga posti i kryetarit.

Berisha gjeti pak simpati në rradhët e deputetëve demokratë apo zyrtarëve të tjerë të kësaj partie pas vendimit për përjashtim. Ai u brohorit nga një numër i vogël mbështetësish ndërsa politikanët drejtues të PD-së zgjodhën të heshtin.

Basha, 47 vjeç, i cili erdhi në politikë si i përzgjedhur i Berishës në vitin 2005 dhe u bë kryetar i PD-së me mbështetjen e tij më 2013, shpalli në mënyrë të papritur të enjten në darkë përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së për shkak se ky i fundit është emërtuar si i korruptuar nga Departamenti i Shtetit. Përgjatë orëve të pasuan, zyrtarët e tjerë të PD-së, përfshirë deputetët e saj, preferuan të heshtin dhe të mos komentojnë për vendimin ndërsa Berisha gjeti simpati nga  një numër i vogël ish-zyrtarësh si dhe disa gazetarë mbështetës të opozitës.

Berisha shijoi çaste popullariteti në Facebook, ku faqja e tij u bë “popular now” ndërsa rreth 50 mbështetës e brohoritën atë në çastin kur hyri në ndërtesën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ai foli për mediat para seancës duke shpallur se do të luftojë Bashën.

“Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha,” deklaroi Berisha duke shtuar se ajo marrëveshje “duhet çmontuar një minutë e më parë”. Ai gjithsesi nuk iu përgjigj një pyetjeje të drejtpërdrejtë nëse do të përpiqet të rrëzojë Bashën si kryetar i PD-së.

“Do të ndërmarr çdo nisëm ligjore apo statutore, brenda Partisë Demokratike për rikthimin e saj në piedestalin që meriton,” tha ai.

Por nëse ai do të mund të shkaktojë trazira brenda ish-partisë së tij, kjo mbetet për t’u parë. Tetë vjet pasi u largua si kryetar, strukturat drejtuese të kësaj partie kanë ndryshuar shpesh ndërsa anëtarët e kryesisë [link] apo drejtuesit e strukturave të ndryshme zgjodhën të heshtin, pa e mbështetur publikisht Bashën dhe pa e kritikuar atë.

Bujar Nishani, ish-president i zgjedhur nga Berisha, është një nga politikanët e paktë demokratë që foli publikisht kundër Bashës.

Berisha u ankua gjithashtu për shkelje të të drejtave të tij brenda Partisë Demokratike, duke pretenduar se ajo është një parti e ligjshmërisë dhe e të drejtave të njeriut.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila kishte kërkuar më herët distancim të PD-së nga Berisha, e përshëndeti vendimin.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt,” shkroi ambasada në një njoftim për shtyp.

Të premten Kuvendi i Shqipërisë u mblodh për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Socialistja Luljeta Bozo, 79 vjeç, hapi punimet si deputetja më e moshuar.

Gjithsesi, përjashtimi i Berishës nga grupi i PD nuk ishte ndodhia e vetme. Që nga zgjedhjet e kaluara, dy deputetë socialistë si dhe kreu de facto i PSD-së, Tom Doshi, kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e fituara me shumë mund pa dhënë shpjegime se pse. Edhe një deputet demokrat, Mark Marku, dha dorëheqjen. Ky i fundit deklaroi se nuk sheh kuptim të jetë deputet i PD-së pasi sipas tij, kjo parti i shërben vetëm kryetarit dhe ish-kryetarit Sali Berisha.

Etiketa: Ambasada e SHBABashaBujar NishaniDepartamenti i ShtetitdeputetEdi RamaFacebookgazetarGrupi parlamentar i PDKryeministri Edi RamakryetarKuvendiLulzim BashamandatetmarrëveshjembështetjepaktParaPartisë DemokratikePDpresidentPSDRamaSali BerishaSHSHBAshqipshtatorTom DoshitraziraVendimiZgjedhjet
Tjetri
Prokurori Julian Çafka jep shpjegime për profesionalizmin dhe figurën

Prokurori Julian Çafka jep shpjegime për profesionalizmin dhe figurën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.