AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Ekspedita arkeologjike në kërkim të hipodromit romak të Durrësit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prof. as. dr. Brikena Shkodra, drejtuese e gwrmimeve arkeologjike nw lagjen 11

Gërmimet e reja në lulishten ‘1 maji’ në Durrës synojnë të nxjerrin në dritë pjesë të qytetit romak, përfshirë dhe hipodromin antik të qytetit.  

Prof. as. dr. Brikena Shkodra, drejtuese e gërmimeve arkeologjike në lagjen 11 | Foto : Gëzim Kabashi

Ekspedita arkeologjike që ka nisur disa ditë më parë shumë pranë ish-lulishtes “1 Maji” në Durrës, pritet të hedhë dritë për një nga periudhat më interesante të jetës së qytetit rreth 1600 vjet më parë.

Zbulimet e 20 viteve të fundit që faktojnë lagje të ndërtuara në periudhën romake dhe fortifikime bizantine shumë pranë këtij territori, janë një dëshmi e qartë e pasurisë arkeologjike dhe historike të zonës.

Prof. as. dr. Brikena Shkodra, e cila drejton gërmimet tha për BIRN se në reliefin e qytetit antik kjo është teraca më horizontale dhe shtresëzimet kulturore të saj janë mjaft të pasura.

Pikërisht pranë kuadratit që po gërmohet në lulishte, arkeologu i njohur Vangjel Toçi 50 vjet më parë ka zbuluar gjurmët e një rruge romake.

Thuajse njëherazi, arkeologët Fatos Tartari dhe Halil Myrto kanë dokumentuar të dhëna nga një lagje romake.

I gjithë trekëndëshi nga Pallati i Kulturës në qendër të qytetit deri në Rrugën e Dëshmorëve në veri përbën zonën me intensitetin më të madh të zbulimeve arkeologjike në Durrës.

Territori që ndodhet mes rrugës “Aleksandër Goga” dhe bulevardit “Dyrrah” njihet si lagjia 11 dhe pikërisht aty kanë dalë në dritë Forumi Rrethor i periudhës bizantine, si dhe Termat e shek 1-2 të erës sonë.

Shumë pranë tyre 100 vjet më parë u gjet edhe mozaiku I njohur si “Bukuroshja e Durrësit”, i cili aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

“Forumi rrethor u hap në fundin e viteve 1990, pas një gërmimi masiv,” tha Shkodra, sipas së cilës bashkë me Termat e periudhës romake, këto janë të vetmet monumente që u nxorrën plotësisht në sytë e publikut.

“Ne besojmë se ky territor fsheh akoma edhe Hipodromin antik të qytetit,” shtoi arkeologja durrsake, e cila punon prej dy dekadash në territorin e lagjes 11 dhe thuajse në çdo sondazh ka zbuluar elemente të rëndësishëmm të infrastrukturës qytetare që i përkasin shek. 4-5 të erës sonë.

Gërimi arkeologjik në lagjen 11 në Durrës | Foto : G. Kabashi

Dysheme mermeri që dëshmojnë praninë e Termave perandorake; fragmente të ujësjellësit që shpërndante ujë në hapësirën urbane; më tej një strukturë e zbuluar pjesërisht janë vetëm disa nga zbulimet e prof. Shkodrës, e cila pohon se ende nuk e di se cila është funksioni dhe forma e plotë e tyre.

“Sondazhet kanë qenë të izoluara për shkak të ndërtimeve të shumta dhe zhvillimit intensiv urban, e ne nuk arrijmë të kuptojmë transformimin e kësaj zone gjatë shekujve,” shpjegoi Shkodra, e cila kujton se në disa raste hapja e themeleve për ngritjen e pallateve është kryer pa praninë e arkeologëve.

Një mesoburrë që ka ndaluar prej disa minutash pranë shiritave që kuadratojnë gërmimin, tregon me keqardhje, se shumë pranë, godina e një shkolle është ndërtuar mbi mure mesjetare.

Pastaj ai kthehet me fytyrë nga lulishtja dhe përpiqet të kujtojë merkaton e vjetër të qytetit, e cila ka funksionuar deri në fillim të viteve 1970.

“Prej saj ka mbetur vetëm vendi i çezmave në formë 6-këndore,” thotë Agron Selmani, që çdo ditë vjen këtu të kalojë kohën si pensionist, bashkë me moshatarët e tij.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë bashkia me këtë sipërfaqe, të cilën e ka lënë krejtësisht pas dore,” shton Agroni, duke treguar edhe një shqetësim tjetër të tij.

Punëtorët vijojnë të thyejnë me kazëm copa e fundit të betonit, që siç duket kanë shërbyer si shtresë dyshemeje për godinën e merkatos.

Lulishtja e ish-merkatos ku Brikena dhe grupi i punëtorëve kanë nisur gërmimin, kufizohet nga godina e Telekomit dhe pallati i njohur me emrin “Pranvera”, ndërsa përballë ndodhet pallati i ri, që vijojnë ta thërrasin me emrin e lulishtes “1 Maj”, mbi të cilën u ndërtua.

“Përmasat e zbulimit atje dëshmuan për një investim të dukshëm nga ana e firmës ndërtuese,” shprehet arkeologia nga Durrësi.

Zbulimi te lulishtja ‘1 maj’ tashmë i mbuluar nga themelet e një pallati

“Ishte një rast shumë i mirë për të dokumentuar organizimin e një lagje romake të qytetit në këtë periudhë,” shtoi Brikena Shkodra, e cila thekson se duhet të zgjidhet edhe ngërçi i krijuar për ta bërë të vizitueshme atë pjesë të zbulimit që ruhet në bodrumin e godinës së ndërtuar.

Zbulimi në lulishten “1 maj” ka sjellë të dhëna të rëndësishme për fazën romake të qytetit, ndërsa më krahun tjetër të lulishtes është dokumentuar kalimi në fazën bizantine.

“Kemi zgjedhur një hapësirë gërmimi që ka një potencial të madh dhe ne shpresojmë që sipërfaqja e saj të rritet,”  tha Brikena, sipas  së cilës kjo pjesë qëndron mes zonës romake dhe asaj bizantine.

Projekti i arkeologes ka marrë miratimin e Institutit të Arkeologjisë dhe të Ministrisë së Kulturës, dhe ajo uron që gërmimit ti bashkëngjiten edhe vullnetarë të pasionuar si dhe studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Etiketa: Aleksandër MoisiuarkeologBashkiaBIRNBrikena ShkodraDurrësEkspedita arkeologjikeGjurmëtMjaftPunëPunëtorPunëtorëSHsondazhstudentVangjel ToçI
Tjetri
Bashkia e Durrësit studion rrugë për zhvillimin e plazheve të Kallmit

Bashkia e Durrësit studion rrugë për zhvillimin e plazheve të Kallmit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.