AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Autonomia strategjike evropiane pas Afganistanit

Ana PalaciongaAna Palacio
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilstruese: Pixabay.

Tërheqja katastrofike e Perëndimit nga Afganistani ka intensifikuar në Evropë një ndjenjë pasigurie në lidhje me të ardhmen e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike më gjerësisht. Por nëse ankthi do të nxisë veprim, kjo nuk është e sigurt.

Foto ilstruese: Pixabay.

Ka arsye të mira për të qenë kritikë ndaj tërheqjes amerikane nga Afganistani. Nëse imazhet e afganëve të dëshpëruar që mblidheshin në aeroportin e Kabulit nuk do të ishin aq tronditëse, sulmi vdekjeprurës mbi turmat e grumbulluara me siguri do të ishte i tillë. Fundi kaotik dhe poshtërues i një lufte jopopullore, me pasojat e saj të tmerrshme humanitare, ishte rezultati i një sërë llogaritjesh të gabuara politike nga një sërë liderësh amerikanë.

Në Evropë, kolapsi i shpejtë i qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi ka shkaktuar një valë akuzash. Por kthimi i talebanëve në pushtet ka intensifikuar gjithashtu një ndjenjë pasigurie tashmë në rritje në lidhje me të ardhmen e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike më gjerësisht. Megjithatë, nëse ankthi do të nxisë veprimin, kjo mbetet ende e pasigurt.

Për Bashkimin Evropian reflektimi mbi gjeopolitikën është një sëmundje kronike. Zakonisht e çon në deklarata të forta dhe vizione shpresëdhënëse për autonomi strategjike – një ide që qarkullon që nga vitet 1990 por që ka marrë valencë të re në vitet e fundit.

Herë pas here, këto vizione frymëzojnë thirrje të ashpra për reforma, me Francën që zakonisht kryeson. Por thirrje të tilla janë zbehur shpejt. Mosmarrëveshja midis shteteve të BE-së, dhe më e rëndësishmja, midis shteteve anëtare të NATO-s – e nxitur pjesërisht nga një neveri kulturore ndaj shpenzimeve të mbrojtjes – ka qenë një pengesë e pakapërcyeshme.

I tillë ishte fati i forcave të BE-së: forca në madhësinë e një batalioni, të përbëra nga njësi nga shtete të ndryshme anëtare, duke iu përmbajtur Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së. Pavarësisht arritjes së “aftësisë së plotë operacionale” në 2007, ato nuk u pozicionuan kurrë, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme.

Deri më tani, raundi aktual i reflektimit duket se po ndjek një model të ngjashëm. Para se avionët e fundit të evakuimit të largoheshin nga Kabuli, liderët evropianë po bënin thirrje të reja për autonomi strategjike. Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, tha se tërheqja duhet të jetë një “thirrje zgjimi”, duke e nxitur BE-në të “investojë më shumë në aftësitë e saj të sigurisë dhe të zhvillojë aftësinë për të menduar dhe vepruar në terma strategjikë. ”

Rrëzimi i qeverisë së Afganistanit sigurisht që jep më shumë shtysa për ta bërë këtë. Në fund të fundit, siç vuri në dukje Borrell, koha dhe natyra e tërheqjes nga Afganistani u përcaktuan ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara. Me fjalë të tjera, pavarësisht premtimeve të tij për të rinovuar angazhimet ndërkombëtare të Amerikës dhe marrëdhëniet e saj me aleatët, presidenti Joe Biden duket se po vazhdon kthesën e brendshme të vendit.

Larg të ndjerit të emocionuar për Biden-in, siç ishin në fillim të presidencës së tij, evropianët tani duket se po pajtohen me faktin se Amerika nuk mund të rimarrë rolin e saj drejtues në skenën botërore, derisa të shërojë plagët e saj të brendshme. Administrata Biden po ndjek një “politikë të jashtme për klasën e mesme”, të ankoruar fort në një sferë të brendshme thellësisht të ndarë. Dhe, me shumë pak njerëz në radhët e saj që përkrahin rritjen e angazhimit ndërkombëtar, kjo nuk ka gjasa të ndryshojë së shpejti.

Por, ndërsa vendimmarrja e njëanshme e Biden për Afganistanin duhet të japë frymë të re në thirrjet për një shkëputje më gjithëpërfshirëse strategjike nga SHBA-ja, kjo nuk e shpëton BE-në nga përgjegjësia për tërheqjen simbolike. Aleatët evropianë të Amerikës kishin shumë mundësi për të kundërshtuar planet e tërheqjes së administratës Biden, jo më pak në samitin e NATO-s në qershor. Ata nuk e bënë këtë.

Megjithatë, edhe nëse do ta kishin bërë, liderët evropianë nuk do të kishin aftësitë për të mbështetur qëndrimin e tyre. Forcat evropiane nuk mund të mbanin hapur as aeroportin e Kabulit pa mbështetjen e SHBA-së. Nuk ka më asnjë iluzion: BE-së i mungon kapaciteti për të projektuar një vizion të pavarur strategjik. Vullneti i dobët politik – i cili, ndër të tjera, ka çuar në alokimin e shumë pak burimeve financiare – është arsyeja kryesore.

Çështja varet nga llogaritjet e liderëve të BE-së – dhe atyre të elektoratit të tyre – në lidhje me vlerën e perceptuar dhe çmimin aktual të pavarësisë strategjike. Variabli i vërtetë është vlera, perceptimet e së cilës ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën. Çmimi është padyshim rreth 818 miliardë dollarë në vit. Ky është ndryshimi midis buxhetit prej 1 trilion dollarësh të NATO-s dhe asaj që BE-ja shpenzoi për mbrojtjen në vitin 2019.

Tani për tani, kjo është një kosto që BE-ja nuk mund ta mbulojë: buxheti i saj 2021-2027 cakton vetëm 13 miliardë euro (15.3 miliardë dollarë) për sigurinë dhe mbrojtjen. Për të arritur autonominë e vërtetë strategjike, bllokut do t’i duhet të mbledhë shumë më tepër vullnet politik në vitet e ardhshme. Dhe kjo mund të jetë e mundur në një kohë kur liderët e BE-së përballen me perspektivën e një vale tjetër migrimi dhe me rishfaqjen e Afganistanit si një strehë terrori – zhvillime që do të testonin sigurinë kufitare të Evropës, stabilitetin politik dhe kapacitetin e saj për misione humanitare.

Gjithsesi, autonomia e vërtetë strategjike mbetet më shumë një ideal afatgjatë sesa një objektiv i realizueshëm afatshkurtër. Për fat të mirë, BE-ja mund të arrijë një autonomi më të madhe krahas – dhe përmes – rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me SHBA-në. Pavarësisht përqendrimit të Amerikës në çështjet e saj të breëndshme, të dyja palët kanë qartazi interesa të përbashkëta strategjike. BE-ja duhet ta ketë prioritet t’i kujtojë SHBA-së këtë dhe ta largojë vendin nga kursi i saj izolues.

Kjo imperativ duhet të informojë përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të hartuar udhërrëfyesin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, e njohur si Busulla Strategjike, disa detaje të të cilës janë dhënë. Dhe ajo sigurisht që duhet të formësojë veprimet e BE-së para dhe gjatë Samitit të NATO-s në qershorine ardhshëm në Madrid, ku do të nxirret një Koncept i ri Strategjik – një dokument dikur i klasifikuar që tani azhurnohet çdo dekadë për të pasqyruar qëllimet dhe objektivat e përgjithshme të organizatës.

Megjithatë, si përfundim, Evropa nuk mund ta konsiderojë veten si një lojtar të fortë në fushën e politikës dhe jashtme dhe me ndikim gjeopolitik që të përputhet me fuqinë e saj ekonomike, nëse nuk rregullon përparësitë e saj buxhetore. Nëse evropianët do ta tolerojnë diçka të tilllë, kjo mbetet ende për t’u parë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. European Strategic Autonomy After Afghanistan

Etiketa: Administrataadministrata BidenafganafganeAfganistanAfganistaniAmerikaBashkimin EvropianBEBidenBorrellbuxhetiEuroEvropaJoe BidenJosep BorrellkostoKursiLufteNATOndikimParaProject SyndicateReformaSHSHBAShtetet e Bashkuarataleban
Tjetri
“Zemra më rreh për Ballkanin,” thotë kancelarja në ikje Angela Merkel

“Zemra më rreh për Ballkanin,” thotë kancelarja në ikje Angela Merkel

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.