AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Lamtumira e Merkel në Ballkan më shumë sesa thjesht simbolike

Visar XhambazingaVisar Xhambazi
5 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel në Tiranë më 14 shtator 2021. Foto: LSA

Më shumë se vetëm një shans për të thënë lamtumirë, udhëtimi i fundit i Angela Merkel në Ballkan si kancelare gjermane dha disa mesazhe të rëndësishme.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel në Tiranë më 14 shtator 2021. Foto: LSA

Vizita dy-ditore e kancelares gjermane Angela Merkel në Serbi dhe Shqipëri më 13 dhe 14 shtator ishte e një rëndësie të madhe politike dhe strategjike për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë të anëtarësohen në BE. Gjatë dy dekadave të fundit është bërë progres relativ; megjithatë, rajoni është ende i mbushur me pasiguri dhe mungesë pajtimi të plotë.

Kjo ishte një vizitë lamtumire në një rajon ku Merkel investoi shumë kohë dhe energji gjatë 16 viteve të saj në pushtet. “Zemra ime rreh për këtë rajon, edhe pse nuk do të jem më në detyrë”, tha Merkel gjatë një konference për shtyp në Tiranë.

Besueshmëria e Gjermanisë ishte gjithmonë e lartë në Ballkanin Perëndimor, shumica prej saj për shkak të Merkelit, Gjermania e së cilës ka qenë vendimtare në formësimin e debatit mbi zgjerimin e BE-së në rajon.

Megjithatë, për të ruajtur këtë besueshmëri, qeveria e ardhshme gjermane do të duhet të përshtatet me sfidat dhe rrethanat e reja që kanë të bëjnë me rajonin.

Kështu, Merkel shfrytëzoi rastin për të vizituar rajonin për herë të fundit dhe për të dërguar një mesazh të fortë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për qeverinë e ardhshme gjermane dhe partnerëve të Gjermanisë në BE.

Këtu janë katër përfundime të rëndësishme nga vizita e saj:

  1. Angazhimi i Gjermanisë vazhdon edhe pas Merkel

Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve federale gjermane këtë muaj, kancelari i ri gjerman ka të ngjarë të mbetet i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi i parë që Merkel donte të përcillte gjatë vizitës së saj.

“Pavarësisht se si dalin zgjedhjet gjermane, çdo kancelar/e i ri/e re gjermane do ta ketë në zemër rajonin”, tha Merkel gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Gjermania, theksoi ajo, do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Merkel e di se pritshmëritë e lidershipit gjerman janë të mëdha, sidomos pasi besueshmëria e BE-së në rajon është minuar nga mungesa e progresit në bisedimet e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi, vonesat e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mungesa e liberalizimit të vizave për Kosovën.

  1. Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm

Merkel e bëri të qartë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë aspiratat e rajonit në BE dhe se ky angazhim do të vazhdojë përmes Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të nisur në vitin 2014 nga vetë Merkel me qëllim ruajtën e dinamikës së integrimit në BE në rrugën e duhur.

Në vitin 2019, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë prezantuan nismën Mini-Shengen (Ballkani i Hapur) për të rritur bashkëpunimin rajonal në rajon. Kjo përpjekje shihet kryesisht se po shkon paralelisht me Procesin e Berlinit, por ende i mungon mbështetja e qartë e BE-së dhe sigurisht e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Mendimet e ndryshme mbi nismën janë shndërruar në mosmarrëveshje të tensionuara, veçanërisht midis Shqipërisë dhe Kosovës. E para ka qenë një përkrahëse e fortë e nismës, ndërsa e dyta e sheh atë si një rrugë drejt dominimit serb në rajon.

Merkel nuk e komentoi drejtpërdrejt nismën Ballkani i Hapur, por tha se Procesi i Berlinit ishte “qendra”.

E pyetur se cila nismë duhet të mbizotërojë, Merkel u përgjigj: “Procesi i Berlinit, nëse mund ta them, është natyrisht është thelbi. Disa nga projektet në Procesin e Berlinit mund të zbatohen nga disa vende më shpejt dhe të tjerë më ngadalë, por kjo nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit. Përkundrazi, pyetja është: a mund të ecim përpara brenda procesit të Berlinit.”

  1. Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën

Merkel ia bëri shumë të qartë Serbisë se nuk do të ketë anëtarësim në BE pa arritur një marrëveshje me Kosovën. Gjatë një konference për shtyp me presidentin Aleksandër Vuçiç, ajo deklaroi se “nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e procesit të integrimit në BE para zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi.”

Vuçiç duket se e kuptoi mesazhin. “Nëse pyetja është nëse jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE para se të zgjidhim çështjen e Kosovës – kjo është absolutisht e qartë”, tha ai.

Gjermania ishte ndër të parat që e njohu Kosovën si shtet sovran pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 dhe që atëherë ka qenë një mbështetëse e fuqishme e shtetësisë së vendit dhe integrimit ndërkombëtar.

Kështu që, pa një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, shanset për anëtarësim në BE të Serbisë  janë pothuajse inekzistente.

  1. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie gjeostrategjike

Merkel tha se BE-ja kishte një interes të konsiderueshëm gjeostrategjik për të parë që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të pranoheshin në bllok dhe paralajmëroi për ndikimet e mundshme nga vendet e tjera, nëse BE-ja nuk vepronte mjaft shpejt në situata të caktuara. Ajo nuk e përmendi Kinën ose Rusinë me emër, por kjo ishte e qartë.

“Ne evropianët, të cilët tashmë jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, duhet të kemi gjithmonë parasysh se ekziston një interes absolut gjeostrategjik për ne që t’i pranojmë vërtet këto vende në Bashkimin Evropian dhe ne e shohim kur ju thatë se ka hapa prapa, se ka gjithashtu ndikim nga shumë rajone të tjera të botës”, tha Merkel në Beograd.

Ndikimi i Kinës është rritur në mënyrë dramatike në rajon gjatë viteve të fundit. Pekini ka investuar miliarda, veçanërisht në Serbi, në infrastrukturë dhe mbikëqyrje. Serbia është bërë gjithashtu një qendër prodhimi për vaksinën Sinopharm të Kinës, si dhe Sputnik V. të Rusisë.

Kancelari/rja i ardhshëm gjerman ka të ngjarë të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor; megjithatë, do të jetë shumë e vështirë që ai/ajo të zërë vendin e Merkelit. Niveli i angazhimit në rajon do të varet nga rezultati i zgjedhjeve në Gjermani.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: anetaresimAngela MerkelBallkanBallkaniBallkani i hapurBashkimin EvropianBEBeogradBIRNEdi RamaGjermaniGjermaniaIntegrimikonferenceKosovëKosovë-SerbimarrëveshjeMerkelMjaftndikimParapasiguriProcesi i BerlinitprogresQeveriarajonrajoniRamaSerbiSerbiaShengenshqipShqipërishtatorSinopharmSputnikvaksinvaksinëvizitaZgjedhjet
Tjetri
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi

Mungesa e rregullores dhe shkelja e afatit të komisioneve ngjall debat në KLGJ

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.