AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e rregullores dhe shkelja e afatit të komisioneve ngjall debat në KLGJ

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Thuajse tre vjet pas konstituimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka ende rregullore të brendshme dhe anëtarëve të komisioneve u ka skaduar mandati, por kryetarja e KLGJ-së tha se kishte si prioritet plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe në Apel.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ nisi të mërkurën me një debat mes anëtarit Alban Toro dhe kryetares Naureda Llagami lidhur me përfundimin e mandateve të anëtarëve të komisioneve dhe mungesën e një rregulloreje të brendshme, gati tre vjet pas konstituimit.

Kryetarja e KLGJ-së, Llagami bëri me dije se anëtari Alban Toro kishte dorëzuar kërkesë për trajtimin në mbledhjen plenare tejkalimin e afatit dy vjet e gjysmë të mandatit të anëtarëve të komisioneve, si dhe mungesën e rregullores së brendshme.

Në pikën 12 të nenit 62 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” përcaktohet se “anëtarët e komisioneve i ushtrojnë funksionet e tyre pranë komisioneve për dy vite e gjysmë nga dita e zgjedhjes”.

“Pretendohet se nuk është marrë masa, por mund të ishte kërkuar dhe më parë. Në muajin korrik kur ishte data për ndryshimin e komisioneve, prioritet ishte procedura për promovimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe të Apelit,” tha Llagami.

Ajo theksoi gjithashtu se KLGJ kishte si standard parësor funksionalitetin e Këshillit karshi parashikimeve ligjore dhe se ndryshimi i anëtarëve të komisioneve do të sillte një lloj tranzicioni, duke cenuar efektivitetin në trajtimin e prioriteteve.

“…Menduam ta trajtojmë pasi të zgjidhen çështjet e Gjykatës së Lartë dhe të Apeleve,” tha Llagami dhe shtoi se duhej që paraprakisht të këshillohet me partnerët ndërkombëtarë lidhur me trajtimin e këtyre çështjeve të ngritura nga Toro.

Këshilltari Toro replikoi me kryetaren e KLGJ-së, duke pretenduar se ajo bënte ‘monologje për çështje ligjore’.

“Ajo që quhet ‘Kushtetuta e Këshillit’, që është rregullorja duhet të dalë në dritë të diellit. Ka gjë më të rëndësishme se ajo që Këshilli të ketë një rregullore?’pyeti Toro.

“Ju e trajtuat se duhen pyetur partnerët ndërkombëtarë nëse duhet zbatuar ligji apo jo. Për komisionet ligji e ka përcaktuar afatin. Ligji diskutohet në Këshill dhe jo me partnerët,“ shtoi ai, ndërsa sqaroi se komisionit që po harton rregulloren i ka kaluar afati.

Llagami shpjegoi se akti i rregullores nuk është ende formal, pasi nuk përmban mendimet dhe reflektimet e anëtarëve. “Kur unë t’i kem të gjithë dhe komisioni t’i reflektojë komentet unë do isha e para që do e përfshija në rendin e ditës,” tha ajo.

“Nuk e di pse insistoni kur ende rregullorja nuk është në formën finale. Rregullorja nuk është në draft dhe mungon se çfarë mendimi do kenë partnerët ndërkombëtarë që ju çuditërisht nuk doni t’i pyesni”, shtoi Llagami.

Lidhur me tejkalimin e afatit ligjor të mandatit të anëtarëve të komisioneve, Llagami u shpreh se tashmë është praktikë e njohur e Këshillit konsultimi me partnerët ndëkrombëtarë. “Ligji ka vërtetë shumë gjëra, por ne jemi koshientë për prioritetet që ka Këshilli,” tha Llagami. Ajo vërejti se ishte dakordësuar për prioritetet dhe u shpreh se parimi i funksionalitetit është mbi parimin ligjor.

Kryetari i komisionit që po harton rregulloren e brendshme të KLGj-së, Maksim Qoku i pranoi vonesat. Ai shtoi se në korrik u kishte kërkuar komente anëtarëve të Këshillit, por deri tani nuk kishte mbërritur asgjë. Sipas Qokut, është duke u përpiluar relacioni përfundimtar që do të kthehet në draft për të cilin sygjeroi të debatohet në seancë plenare.

 

Etiketa: Alban ToroApelGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJMaksim QokuMasaNaureda LlagamiPara
Tjetri
Prokurori Lorenc Mërkuri shkarkohet nga detyra

Prokurori Lorenc Mërkuri shkarkohet nga detyra

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.