AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vendimi për ‘mbledhje virtuale’ në Kuvend kundërshtohet ashpër nga opozita

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në mbledhjen e parë më 10 shtator 2021. Foto: LSA

Shumica në Konferencën e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online; një vendim që u kundërshtua nga deputetët e opozitës si antikushtetues dhe si një tentativë për të vrarë parlamentarizmin.

Kuvendi i Shqipërisë në mbledhjen e parë më 10 shtator 2021. Foto: LSA

Kuvendi i Shqipërisë e nisi legjislaturën me një vendim të Konferencës së Kryetarëve për t’i zhvilluar virtualisht mbledhjet e komisioneve parlamentare; një vendim që u kundërshtua ashpër nga Partia Demokratike në opozitë si antikushtetues dhe një tentativë për të vrarë parlamentarizmin.

Socialistët që përbëjnë shumicën vendimarrëse në Konferencën e Kryetarëve argumentuan të enjten se ky vendim bazohej në masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, paraqiti në mbledhje një letërkëmbim me drejtuesen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli,  ku sugjerohej që seancat plenare të Kuvendit të zhvilloheshin fizikisht, ndërsa komisionet parlamentare të mbaheshin online, pasi përbënin rrezik për shëndetin e deputetëve.

Megjithatë, BIRN mësoi se vendimi ishte paracaktuar dhe se administrata e Kuvendit po përgatitej prej ditësh që të siguronte anën teknike për punën online të komisioneve si dhe u kishte shpërndarë tableta deputetëve. Një deputet i PD-së tha se javën e shkuar u ishte thënë gojarisht nga ana e administratës që komisionet pritej të zhvilloheshin online.

Vendimi për zhvillimin online të komisioneve parlamentare vjen në një kohë me masa të lehtësuara kundër përhapjes së COVID-19 dhe kur pjesa më e madhe e tyre nuk zbatohen.

Debati me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve u zhvendos në sallën e parlamentit, ku kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e cilësoi vendimin në cenim të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kërkoi shfuqizimin e tij.

“Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të mblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale,” tha Rushaj, ndërsa shtoi se “kufizimet vendosen për shkak të gjendjes së luftës apo gjendjes së jashtëzakonshme”.

Deputetët opozitarë sollën gjithashtu në kujtesë se si parlamenti virtual ishte kthyer në qesharak gjatë legjislaturës së kaluar, kur deputetët futeshin në mbledhjet online nga makinat apo lokalet, në vend që të ishin në krye të detyrës.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu hodhi idenë e bojkotit të komisioneve, por sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se tre grupet parlamentare të opozitës do të marrin një vendim deri të premten për qëndrimin e tyre.

“Vendimi është i papranueshëm, është mungesë e plotë transparence dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik,” tha Bardhi.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e mbrojti vendimin për zhvillimin online të komisioneve, duke e konsideruar atë si një shembull që duhet të ofrojë Kuvendi për zbatimin e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Balla foli gjithashtu për vaksinim të detyruar për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

“Pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që Kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pavaksinuar,” tha ai.

Në një njoftim për mediat, Partia Demokratike tha se propozimi për vaksinimin e të gjithë deputetëve kishte ardhur pikërisht nga përfaqësuesit e saj, si një rrugëzgjidhje për të shmangur vendimin për mbledhjet online.

Etiketa: AdministrataAlfred RushajBIRNCOVIDCOVID-19deputetGazmend BardhiKomisionet parlamentarekryetarKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseLindita NikollaMasaMbledhjembledhje onlineOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDPunërrezikSHshqipshtatorTaulant BallaTritan ShehuvaksinimVendimVendimi
Tjetri
Prokurorja Natasha Prifti u përball në KPK me pyetje mbi të ardhurat e bashkëshortit

Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.