AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Gërdeci” – 13 vite në dyert e drejtësisë

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasojat që la pas shpërthimi i Gërdecit | Foto : Wikimedia

Kronologjia e proceseve gjyqësore për shpërthimin  e Gërdecit, i cili i shkaktoi 27 viktima dhe plagosi qindra të tjerë.

Pasojat që la pas shpërthimi i Gërdecit | Foto : Wikimedia

15 Mars 2008

Mesditën e 15 marsit 2008, në ambientet e ish – Brigadës së Tankeve, në fshatin Gërdec, Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e çmilitarizmit dhe çmontimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k, ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda. Si rezultat i kësaj ngjarjeje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme në 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qendra shëndetësore. Nga kjo ngjarje u shkaktua dëm në pasuri shtetërore e private në vlerën 2.2 miliardë lekë. Ky është përshkrimi i ngjarjes së Gërdecit në fashikullin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Procedimi penal

Fill pas ngjarjes Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal nr. 3, të vitit 2008, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu (në cilësinë e ish – Ministrit të Mbrojtjes njëherësh dhe deputet), duke e akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, me subjekt ushtarak – kuadër komandues, si dhe në ngarkim të të pandehurve Agim Lala, Ndue Marku, Ardian Mullai, Zija Bahja, Luan Hoxha, Zenun Fero, Hysni Cocka, Lavdi Shatro, Jorgo Mino, Fiqiret Mato, Armand Tartari, Fatbardh Kuci, Shpetim Spahiu, Adriatik Mema, Rezart Tershana, Denis Hajdari, Gëzim Hoshafi, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fahri Toska, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, etj.

26 mars 2008

Në fazën e hetimeve paraprake, Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi Kuvendit autorizimin për procedim penal ndaj shtetasit Fatmir Mediu, i cili mbrohej nga imuniteti i deputetit.

16 qershor 2008

Kuvendi me votim të fshehtë Kuvendi i hoqi imunitetin Fatmir Mediut, duke i dhënë autorizim prokurorisë për ndjekjen penale të tij me anë të vendimit nr. 185, datë 16.06.2008 .

13 mars 2009

Prokuroria e Përgjithshme dërgoi për gjykim në Gjykatën e Lartë  procedimin penal nr. 3 të vitit 2008 në ngarkim të 31 të pandehurve, mes të cilëve edhe për të pandehurin Fatmir Mediu duke e akuzuar për veprat penale të përmendura më sipër.

22 maj 2009

Gjykata e Lartë vendosi të shpallë moskompetencë për të gjykuar të pandehurit e tjerë, duke e ndarë dosjen e Mediut, me argumentin se vetëm ai ishte subjekt gjykimi i kësaj gjykate.

28 qershor 2009

Fatmir Mediu dhe pse i pandehur nga drejtësia kandidon në zgjedhjet parlamentare dhe zgjidhet përsëri deputet. Rizgjedhja e tij në Kuvend i rikthen imunitetin e deputetit, ndërsa procesi hetimor ndaj tij vijonte.

14 shtator 2009

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të pushojë çështjen ndaj ish Ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu me argumentin se ai kishte imunitet parlamentar. Pretendimet e prokurorëve të çështjes, të cilët cilësuan të vlefshëm autorizimin e dhënë në legjislaturën e mëparshme për ndjekjen penale ndaj të tij, nuk u morën parasysh.

Qershor 2011

Shoqata e Familjarëve të viktimave të Shpërthimit të Gërdecit bëri disa tentativa për ta rihapur çështjen ndaj Mediut. Pas refuzimit të kërkesës nga organi i akuzës që të niste edhe një herë procedimin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes kjo shoqatë iu drejtua Gjykatës së Lartë duke kërkuar: “Dhënien e informacionit dhe procedimin e fajtorit”.  Por GJL e rrëzoi kërkesën si “të pabazuar në prova dhe në ligj”.

12 mars 2012

Katër vite pas shpërthimit Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Tiranë shpalli vendimin për 28 të pandehurit e tjerë për Gërdecin. Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado, shkarkoi nga akuza e vrasjes në rrethana të cilësuara të pandehurit, ndërsa dha vendime me burg nga 1 deri 18 vite  për një pjesë të mirë të tyre.  Vetëm pak dolën të pafajshëm nga ky gjykim. Dënimi më i lartë, me 18 vite burg, u dha për Ylli Pinarin, drejtor i MEICO-s dhe Dritan Minxhollin, administrator i kompanisë së demontimit të armëve. 10 vite burg për Mihal Delijorgjin dhe 6 vite burg për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha.

13 shkurt 2013

Gjykata e Apelit lehtësoi dënimet për të pandehurit e “Gërdecit”. Krejt në kundërshtim me apelimin e Prokurorisë që kërkonte dënim të përjetshëm për 3 të akuzuarit kryesorë, Apeli u uli atyre dënimin dhe të akuzuarve të tjerë me disa vite burg. Apeli e çoi në 15 vite nga 18 vjet burg dënimin për drejtorin e MEICO-s, Pinari. U reduktua me një të tretën dënimet për Minxhollin. Nuk u ndryshua dënimi me 10 vite burg për ish zyrtarin e Meico-s Sokol Gjeci. U la në fuqi dënimi me 6 vite për ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Vendimi i formës së prerë i ktheu të gjithë në qeli përveç gjeneralit Hoxha, i cili ishte larguar nga Shqipëria. Ish gjenerali Shpëtim Spahiu u shpall i pafajshëm, ndërsa Zija Bahja mori 3 vite burg me kusht duke humbur pafajësinë që kishte fituar në shkallë të parë. Për funksionarë të tjerë të ministrisë së Mbrotjes u dhanë dënime me kusht nga 1 deri 3 vite burg.

Mars 2014

Gjykata e Tiranës liroi me kusht, Ylli Pinarin, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”. Pinari kishte përfituar 2 ulje dënimesh nga dënimi fillestar me 18 vite dhe në fund ai ka vuajtur bashkë me paraburgimin 7 vjet e 9 muaj, por realisht ka qëndruar në qeli vetëm 6 vite.  Ai ishte i fundit që doli nga qelia, ndërkohë që Delijorgji, i cili ishte dënuar me 7 vjet burg kishte dalë në mars 2013 pas 5 vitesh qëndrimi në qeli. Të gjithë të dënuarit për Gërdecin janë sot në liri.

26 shkurt 2021

Zamira Durdaj, gruaja që humbi djalin 7 vjeç nga shpërthimi dhe u bë simbol i përpjekjeve për drejtësi, u bë shkak për rihapjen e çështjes 13 vite pas tragjedisë. Ajo i kërkoi Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të vijojë me ushtrimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, pasi tashmë nuk ekziston më pengesa ligjore që konstatoi Gjykata e Lartë (mungesa e autorizimit për procedim).

5 Maj 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për: “Revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale në ngarkim të shtetasit Fatmir Mediu”, e pushuar me vendimin nr. 6, dt. 14.09.2009 të kësaj gjykate.

01 qershor 2021

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi deklarimin e moskompetencëspër shqyrtimin e kërkesës penale të SPAK dhe dërgoi çështjen në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

27 korrik 2021

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi Prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, kur e kishte pasur mundësinë. Gjykata argumentoi se vepra penale për të cilën ai akuzohet është parashkruar. SPAK vendosi ta apelojë çështjen pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

24 Shtator 2021

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh  në favor të hetimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Kjo gjykatë pranoi kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit të çështjes nga Gjykata e Lartë 12 vite më parë.

 

Etiketa: AdriatikAdriatik MemaAkuzaApeliArmëBurgdeputetDrejtësiaFatmir MediuGjykataGjykata e ApelitGjykata e TiranësGjykatësgjykimGjyqImunitetiKolegjiKuvendiLigjpasojaprocedimProcedimiprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQendra shëndetësoreSHshqipShqipëriashtatorSPAKTiranëuljeVendimiviktimavotimZgjedhjet
Tjetri
SHBA mbështet Bashën kundër Berishës

SHBA mbështet Bashën kundër Berishës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.