AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Prodhuesit e vaksinave duhet të dyfishojnë përpjekjet

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Qeveritë e vendeve ku po prodhohen vaksina – Shtetet e Bashkuara, vende të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, India, Rusia dhe Kina – duhet të bashkëpunojnë nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara për të garantuar që një furnizim i mjaftueshëm me doza vaksinash kundër COVID-19 të arrijë edhe te vendet më të varfra.

Foto ilustruese: Pixabay.

Bota është në një pikë kritike përsa i takon pandemisë së COVID-19. Vendet të cilave u mungon raundi i parë i mbulimit me vaksina të popullsisë së tyre, janë jashtëzakonisht të prekshme nga varianti shumë infektues Delta, dhe gjithashtu janë vende ku mund të lindin variante të reja që mund të përhapen shpejt në të gjithë botën. Komisioni Lancet COVID-19, të cilin unë kryesoj, po punon urgjentisht me sistemin e Kombeve të Bashkuara për të forcuar përgjigjen shumëpalëshe. Qeveritë e vendeve ku po prodhohen vaksina – Shtetet e Bashkuara, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar, India, Rusia dhe Kina – duhet të bashkëpunojnë nën udhëheqjen e OKB-së për të garantuar ë një furnizim i mjaftueshëm i dozave të vaksinave të arrijë në vendet më të varfra.

Vendet me të ardhura të larta tani kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 50% të popullsisë së tyre. Megjithatë, popullsia plotësisht e vaksinuar në Afrikë mbetet nën 4%. Kjo mungesë e mbulimit me vaksina në Afrikë dhe në vendet me të ardhura të ulëta gjetkë, paraqet një rrezik të afërt për këto popullata.

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje për një samit për vaksinat më 22 shtator. Ky është potencialisht një hap shumë domethënës përpara. Është e rëndësishme që SHBA-ja ta mbajë këtë takim në bashkëpunim me Kinën, Indinë, Rusinë dhe vendet e tjera prodhuese të vaksinave, dhe me sistemin e OKB-së. Vetëm OKB-ja, me anëtarësinë e saj universale dhe kapacitetin e saj operacional në vendet me të ardhura të ulëta, ka aftësinë të koordinojë rritjen e shpejtë globale të mbulimit me vaksina.

Në prill 2020, OKB-ja krijoi COVAX për të siguruar vaksina për vendet me të ardhura më të ulëta. Këto vende prisnin që COVAX të siguronte dërgesa në kohë. Megjithatë, COVAX nuk ka qenë në gjendje të blejë një sasi të mjaftueshme dozash vaksinash, kryesisht sepse vendet me të ardhura të larta po ulen vazhdimisht në radhë të parë. Për më tepër, qeveritë e vendeve prodhuese të vaksinave kanë vendosur kuota eksporti në mënyrë që COVAX shpesh të mos jetë në gjendje të sigurojë as vaksinat për të cilat ka kontrata. Aksionerët e kompanisë janë sigurisht të kënaqur me këto aranzhime, sepse vendet e pasura paguajnë më shumë për dozat sesa COVAX.

Kriza e furnizimit me të cilën përballen vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë dhe gjetkë nuk do të zgjidhet vetë. Përkundrazi, vendet me të ardhura të larta tani kanë filluar të ofrojnë një dozë të tretë, edhe para se grupet shumë të cenueshme në vendet më të varfra (të moshuarit, punonjësit e shëndetit, ata që kanë probleme me imunitetin dhe të tjerë) të kenë marrë dozën e tyre të parë.

Mundësitë globale për rritjen e prodhimit të vaksinave po pengohen gjithashtu nga këmbëngulja e vazhdueshme e disa qeverive për të zbatuar patentat në teknologjitë kryesore të vaksinave, edhe pse këto patenta mbahen nga institucionet akademike të financuara nga qeveritë (veçanërisht nga Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së) Po kështu, paratë publike financuan testet klinike dhe prodhimin e vaksinave. Megjithë urgjencën globale të pandemisë, të mirat publike që shpëtojnë jetë janë privatizuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur objektiva minimale për mbulimin me vaksina në çdo vend – të paktën 10% të popullsisë deri në fund të shtatorit 2021, 40% deri në fund të vitit 2021 dhe 70% deri në fund të qershorit 2022 – që sistemi aktual i shpërndarjes së vaksinave nuk do ta arrijë. Në këtë moment rrezikut të madh global, qeveritë e vendeve që prodhojnë vaksinat duhet të ndërmarrin hapat e mëposhtëm:

Së pari, kur qeveritë takohen këtë javë në samitin e vaksinave të Biden, ato duhet të përcaktojnë një rrugë për të arritur objektivat e OBSH-së në të gjitha vendet, përfshirë 40% mbulim global deri në fund të këtij viti. Prodhuesit e vaksinave duhet të bashkëpunojnë plotësisht duke zbuluar të gjitha porositë (dhe çmimet) ekzistuese në regjistrat e tyre financuarë, në mënyrë që OKB-ja dhe qeveritë të mund t’u japin përparësi vendeve të cilave nuk u është shërbyer deri më tani.

Së dyti, sistemi i OKB-së, me mbështetjen e plotë të qeverive dhe kompanive, duhet të përcaktojë afatet kohore të shpërndarjes për çdo vend me të ardhura të ulëta, në përputhje me objektivat e OBSH-së. OBSH dhe COVAX, dhe agjenci të tjera të OKB-së si UNICEF, duhet të punojnë me vendet pritëse për të përmirësuar sistemet e shpërndarjes për të bërë të mundur mbërritjen e dozave të vaksinave.

Së treti, fondi i ri prej 650 miliardë dollarësh i sapo miratuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të përdoret, së bashku me burimet e tjera emergjente financiare, për të garantuar që kufizimet afatshkurtra të financimit të mos paraqesin pengesa për furnizimin me vaksina.

Së katërti, qeveritë e vendeve prodhuese të vaksinave duhet të bien dakord, në përputhje me marrëveshjet e gjata tregtare mbi shëndetin publik, të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të promovojnë ndarjen e teknologjisë në mënyrë që të rrisin prodhimin global të vaksinave. Vaksinat premtuese që tani janë në fazën e testeve klinike gjithashtu duhet të mbështeten me financim zyrtar për prodhimin dhe shpërndarjen e shpejt sipas rregulloreve miratuese.

Së fundmi, qeveritë në të gjitha vendet duhet t’i bëjnë të qartë publikut se vetëm vaksinat nuk janë mjaftueshëm efikase më vete për të shtypur transmetimin e koronavirusit në komunitet. Masat shtesë të shëndetit publik – përfshirë maskat, distancimin fizik, gjurmimi i kontakteve dhe kufizimet në tubimet në ambiente të mbyllura – janë ende të nevojshme.

Përfundimi është se ne duhet ta trajtojmë mbulimin universal me vaksina si një e mirë publike urgjente global, jo si një rezultat përfundimtar i forcave të tregut. Samiti i vaksinave i Biden këtë javë mund të sigurojë zhvillimin që na nevojitet, duke fuqizuar OKB-në me dozat dhe financat e vaksinës që nevojiten për të garantuar imunizim për të gjithë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Vaccine Producers Must Step Up

Etiketa: akademikeBEBidenboteCOVAXCOVIDCOVID-19deltadozaFinancatfinancimimunizimIndiaJoe BidenKinakomunitetkoronavirusKrizaMbretëria e BashkuarOBSHOKBpaktpandemiParaProject SyndicaterrezikRusiasamitSamitiSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraUNICEFvaksinvaksinavaksinëvaksinim
Tjetri
Gjyqtarja Semiramis Hoxholli shkarkohet nga detyra

Gjyqtarja Semiramis Hoxholli shkarkohet nga detyra

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.