AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK i vlerësoi jo shkarkuese pasaktësitë e prokurorit Isa Jata në deklarimet e pasurisë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, KPK, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Isa Jata pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Qëndrimi bashkëpunues dhe deklarimi në kohë reale i një kontrate porosie formale për një apartament pasi nuk dispononte hipotekë, kanë qartësuar e bindur Komisionin se prokurori i Tiranës Isa Jata nuk është përpjekur të fshehë apo paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë e tij me qëllim për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve të krijimit të tyre. 

Prokurori Isa Jata pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Prokurori Isa Jata u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 15 korrik, pasi pasaktësitë në deklarimet e pasurisë dhe balancat negative në tre vite nuk u konsideruan penalizuese. Në vendimin e arsyetuar në KPK-së konkludohet se Jata nuk është përpjekur të fshehë apo të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, në zotërim ose në përdorim të tij. Gjithashtu, evidentohet se ai ka qenë bashkëpunues dhe i hapur gjatë hetimit administrativ, duke pranuar edhe pasaktësitë në deklarime. Ndërkohë, prokurori Jata mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. 

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për një apartament të blerë në vitin 1995 me një kredi për strehim të përfituar atëherë nga Enti Kombëtar i Banesave, EKB. Ndërkohë, që është konstatuar kryerja e kontratave formale për një apartament me sipërfaqe 53 m2 në Golem të Kavajës, të blerë në vitin 2010 nga subjekti kundrejt vlerës 30 mijë euro. 

“Pavarësisht se sipas deklaratës noteriale, apartamenti është blerë nga shtetasi A. D., faktikisht, për shkak të mospasjes të një kontrate shitblerjeje ndërmjet këtij të fundit dhe investitorit, shoqërisë ‘***’sh.p.k., nga ana ime është hartuar edhe një kontratë sipërmarrjeje nr. ***, përpara noteres M. Sh. .”, ka sqaruar prokurori Jata në deklaratën veting dhe ka theksuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese është përpiluar vetëm për arsye të pamundësisë së lidhjes së një kontrate shitjeje përfundimtare, pasi apartamenti ishte i pahipotekuar. Jata ka shtuar se apartamenti është ende në proces legalizimi. 

Komisioni ka konstatuar se në të njëjtën datë, më 11 maj 2010 janë nënshkruar disa akte noteriale me palë subjektin e rivlerësimit, shitësin A.D. dhe shoqërinë ndërtuese, me qëllim tjetërsimin e të drejtave reale të apartamentit. Kështu, A.D. ka revokuar kontratën e blerjes; ka nënshkruar kontratën noteriale me prokurorin Isa Jata dhe ky i fundit ka lidhur me shoqërinë ndërtuese kontratë sipërmarrje.  

“Deklarohet se ky akt është veprim formal/fiktiv, pasi në fakt ky apartament i është shitur z. Isa Jata nga shtetasi A.D. kundrejt shumës 30,000 euro. Ky veprim bëhet për faktin se objekti është i paregjistruar dhe për të qenë më i garantuar z. Isa Jata”, citohet në vendimin e KPK. 

I pyetur nga KPK, Jata ka shpjeguar se, ashtu si dhe është pasqyruar në deklaratën noteriale për blerjen e apartamentit, ai i ka likujduar shtetasit A.D. shumën 30 mijë euro, ndërsa kontrata me shoqërinë ndërtuese ka qenë formale, për shkak të pamundësisë së lidhjes së një kontrate shitje përfundimtare pasi apartamenti ka qenë i pahipotekuar. 

Komisioni ka hetuar edhe lidhur me çmimin e blerjes 30 mijë euro, që ka rezultuar më i lartë se referencat e EKB-së, duke përjshtuar dyshimet për trajtim preferencial. Po ashtu nuk është konstatuar konflikt interesi mes palëve në këto transaksione. 

Në përfundim Komisioni konstaton se aktet noteriale të nënshkruara për kalimin e pronësisë së pasurisë objekt gjykimi dëshmojnë se, kushtet e mungesës së dokumentacionit të pronësisë së shtetasit A. D. mbi këtë apartament, kanë bërë që subjekti i rivlerësimit të lidh kontrata formale, ashtu siç edhe është parashikuar dhe pasqyruar në aktet noteriale të nënshkruara në 2010-ën.

“Mjeti ligjor i zgjedhur nga subjekti, pra tërësia e akteve të nënshkruara prej tij, me qëllim rregullimin e situatës juridike, nuk parashtrojnë problematika, të cilat të çojnë në një deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë të subjektit për këtë pasuri”, vlerëson trupi gjykues dhe vëren se subjekti e ka pasqyruar në mënyrë të saktë dhe të plotë në deklaratat periodike situatën juridike të tij për përfitimin e këtij apartamenti. 

“Trupi gjykues çmon se nuk është objekt i këtij gjykimi se cila do të ishte rruga ligjore të cilën duhet të ndiqte subjekti për të eliminuar nënshkrimin e akteve, të cilësuar prej tij si formale”, citohet në vendim. 

Sipas trupit gjykues, këto konstatime përbëjnë elemente që lidhen me anën etike të magjistratit dhe se në përfundim të gjykimit do të vlerësohet në tërësi dhe harmoni me të gjitha provat dhe faktet e tjera. Komisioni arrin në konkluzionin se problemet e konstatuara nuk krijojnë dyshime në drejtim të pamjaftueshmërisë së deklarimit të subjektit për këtë pasuri në drejtim të mënyrës së përfitimit të saj. KPK i ka gjetur pa probleme dhe deklarimet e Jatës për shlyerjen kësteve të aparamentit.

Nga hetimi administrativ kanë rezultuar mospërputhje në gjendjen cash të deklaratave vjetore me deklaratën veting. Komisioni i ka përllogaritur deklarimet ndër vite të cash-it si shtesa të kursimeve ndër vite dhe nga analiza financisare 2013-2016, ka rezultuar një gjendje totale në shumën 5.1 milionë lekë. Ndërkohë, në deklaratën veting në janar të vitit 2007, subjekti ka deklaruar gjendje në banesë në shumën 450 mijë lekë. 

Jata ka shpjeguar se në mënyrën e deklarimit të gjendjes cash i është referuar gjendjes aktuale në banesë në momentin e deklarimit. “Ky deklarim nuk krijon keqkuptime dhe është i qartë që në këto periudha unë i referohem gjendjes së cashit dhe jo shtesave progresive të tyre”, ka argumentuar.

“[…]Për asnjë rrethanë ekonomike, logjike dhe ligjore nuk mund të zotërohej nga unë dhe të mos deklarohej në deklaratën Vetting”, ka deklaruar ai dhe ka sqaruar se në kushtet kur vajza studionte jashtë shtetit kanë qenë të shtrënguar në sakrifica ekonomike për të përballuar shpenzimet dhe nuk mund të dispononte një gjendje cash në shuma të tilla. 

“Disponimi i një shume mbi 1,500,000 lekësh ishte i ndaluar dhe ishte i detyrueshëm depozitimi në institucionet bankare të çdo shumë mbi 1,500,000 lekë”, ka vijuar argumentimin Jata. Ndërkohë, ai ka pranuar pasaktësitë në deklarimet e gjendjes cash në disa vite. 

Në analizën e deklarimeve të gjendjes cash, trupi gjykues i konsideron ato konfuze përballë detyrimit ligjor dhe çmon se subjekti i rivlerësimit ka detyrimin që të deklarojë në mënyrë të saktë dhe konform ligjit likuiditetet cash jashtë sistemit bankar. Megjithatë, në analizën financiare KPK ka marrë në konsideratë deklarimet e bëra nga subjekti si gjendje likuiditeti cash në deklarimet periodike, nisur nga fakti se janë kryer në kohë reale. 

Duke mbajtur në vëmendje se Jata ka paraqitur qëndrim reflektues dhe bashkëpunues në lidhje me çdo pasaktësi dhe paqartësi gjatë hetimit, trupi gjykues ka çmuar që moskonsitencën dhe mospërputhjen në deklarimeve të Jatës për gjendjet cash t’i vlerësojë në tërësi dhe në harmoni me të gjitha provat dhe rrethanat e tjera që kanë rezultuar nga procesi rivlerësimit.

Nga analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2003-2016 kanë rezultuar balanca negative në vitet 2014, 2015 dhe 2016 në shumën totale 1 milion e 174 mijë lekë, vlerë që është konsideruar jo pnelaizuese prej trupit gjykues. 

Në vendimmarrjen përfundimtare, Komisioni çmon të vlerësojë në respektimim të parimit të proprocionalitetit dhe duke iu referuar jurispudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, konkludon se pasaktësitë në deklarime nuk mund të konsiderohen si shkelje shkarkuese. 

“Në rastin konkret, nga hetimi dhe nga analiza e provave të administruara nuk rezultoi që pasaktësitë në deklarimet periodike vjetore të kenë pasur për qëllim fshehjen e ndonjë pasurie apo tregimin jo saktë të të dhënave, me qëllim për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve dhe të krijimit të pasurive”, konstaton trupi gjykues dhe çmon se subjekti nuk gjendet as në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëDrejtësiaEuroIsa JataKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPKkrediKrijonprokurorProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëSHTiranëVendimVetingVetting
Tjetri
Gjyqtarja e Kavajës Diamela Goxha kalon shkallën e parë të vetingut

Gjyqtarja e Kavajës Diamela Goxha kalon shkallën e parë të vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.