AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita premton ofensivë parlamentare kundër “mafias së incineratorëve”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të inceneratorit të Elbasanit në Prill, 2017 | Foto nga: Ministria e Mjedisit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi të hënën se aksioni politik i partisë së tij përfshin ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare, të cilat do të kenë për detyrë, mes të tjerash, të hetojnë aferën e incineratorëve, masakrën zgjedhore dhe çështjen Becchetti.

Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të inceneratorit të Elbasanit në Prill, 2017 | Foto nga: Ministria e Mjedisit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dorëzojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë tre kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore për tre çështje të ndryshme, bëri të ditur kryetari i demokratëve Lulzim Basha të hënën në një prononcim për median.

Basha deklaroi se këto nisma janë pjesë e asaj që ai e quajti “ofensiva parlamentare” e cila do të jetë pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Kush i ka harruar pamjet e qyteteve tona që digjeshin gjatë verës vetëm e vetëm për për të justifikuar që ato pak para që i kanë mbetur nga taksat e shqiptarëve t’i çonin te mafia e incineratorëve?” pyeti Basha në mënyrë retorike duke iu referuar krizës së mbeturinave të pahequra në Durrës, e cila përfundoi me një kontratë të re dhjetëramilionëshe për kompaninë koncesionare të menaxhimit të landfillit të Tiranës, si dhe djegies në qiell të hapur të plehrave në qytetin e Fierit.

“Mafia e incineratorëve, bashkëpunimi i tyre me zyrtarët më të lartë të shtetit, përbën një korrupsion në kurriz të qytetarëve shqiptarë, përbën gjithashtu një masakër shëndetësore mbi shqiptarët,” deklaroi Basha.

Aktualisht qeveria ka dhënë tre koncesione me vlerë qindramilionë euro për ndërtimin e incineratorëve dhe për menaxhimin e fushave të depozitimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Të treja kompanitë duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën. BIRN zbuloi shtatorin e kaluar se Mirel Mërtiri, i afërt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe me lidhje në të dyja krahët e politikës, qëndron në hijen e koncesioneve të mbetjeve në Shqipëri përmes një rrjeti kompanish satelite. Mërtiri ka hedhur BIRN në gjyq për “dëm moral dhe ekzistencial”.

Nga ana tjetër, ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, u akuzua nga ish-partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, se ka përfituar 3.3 milionë euro përmes një rrjeti kompanish fantazmë të paguara nga Incineratori i Elbasanit. Koka iu përgjigj akuzës duke akuzuar LSI-në si “mosmirënjohëse” ndërsa i konsideroi akuzat si “shpifje”.

Çështjet janë aktualisht prej muajsh nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila deri më tani nuk ka dërguar çështjen për gjykim dhe as nuk ka njoftuar ngritjen e ndonjë akuze ndaj ndonjë të dyshuari.

Basha deklaroi gjithashtu se PD do të synojë ngritjen e një komisioni hetimor për atë që e quajti “masakër zgjedhore” për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat, partia e tij i humbi. Sipas Bashës, ky komision do të hetojë “që ga sistemi krimininal i patronazhistëve që vodhi dhe keqpërdori të dhënat e qytetarëve për t’i shantazhuar ata te keqpërdorimi i burimeve shtetërore, te keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet e tërmetit, me legalizimet, me punësimet, e kështu me radhë.”

Komisioni i tretë parlamentar do të synojë të zbulojë përgjegjësi për çështjen Beçhetti. Biznesmeni kontrovers italian humbi pronat në Tiranë dhe fitoi mbi 100 milionë euro dëmshpërblim në drejtësinë ndërkombëtare. Beçhetti pretendoi se është persekutuar politikisht nga Edi Rama për shkak të qëndrimit opozitar të televizionit të tij Agon Channel, i cili u sekuestrua nga autoritetet shqiptare nën aludimet për pastrim parash.

Sipas Bashës, humbja e një shume kaq të madhe parash nga Shqipëria erdhi “për shkak të luftës personale dhe politike të Edi Ramës shqiptarëve”.

Sipas Bashës, komisionet parlamentare nevojiten për shkak se sistemi i drejtësisë nuk duket se po vepron.

“Nëse drejtësia do të ishte në lartësinë e duhur, shumica e këtyre çështjeve do të kishin të pandehur,” deklaroi ai.

Komisionet hetimore parlamentare krijohen me nismën e një të katërtës së deputetëve ndërsa shumica parlamentare nuk ka fuqi ligjore ta bllokojë një nismë të tillë.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBashaBEBIRNdeputetDrejtësiaDurrësEdi RamaelbasanEuroFiergjykimGjyqHetimIncineratorKomisionet hetimore parlamentareKorrupsionKryeministri Edi RamaLefter KokaLSILulzim BashanismaOpozitaParaPartiaPastrim parashPDQeveriaRamaSHShpifjeshqipShqipëriShqipëriashqiptareSPAKTaksatTiranëZgjedhjet
Tjetri
Rritja e UÇK-së në letër shkakton hidhërimin e luftëtarëve

A janë Serbia dhe Kosova gati të hapin arkivat e tyre të kohës së luftës?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.