AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Planet për rijetëzimin e monumeteve në Durrës mbeten në letër

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Amfiteatri i Durrësit | Foto nga : Gëzim Kabashi

Premtimet e bëra pas tërmetit të 29 nëntorit 2019, për të krijuar parkun arkologjik të Durrësit nuk janë materializuar.   

Amfiteatri i Durrësit | Foto nga : Gëzim Kabashi

Arena e amfiteatrit të Durrësit ka sot të njejtën pamje si në qershorin e vitit të kaluar, kur drejtues nga Ministria e Kulturës, nga Bashkia e qytetit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, i cili parashikon investime dhe ndryshime të rëndësishme në të gjithë hapësirën e trashëgimisë kulturore që ka në qendër monumentin 1,900-vjeçar.

Gati 15 muaj më pas, asgjë nuk ka ndryshuar jo vetëm në arenë, por edhe në galeritë e tij.

Specialistët dhe institucionet nuk kanë në duart e tyre një studim mbi zhvillimet e ardhshme, në zonën që u emërtua si Parku Arkeologjik i Durrësit.

Drejtori i Qendrës  Muzeore Kombëtare Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se “11 familjet që u bënë gati të largoheshin pas tërmetit të rëndë nëntorin e vitit 2019, vazhdojnë të jenë në banesat mbi shkallaret lindore të amfiteatrit, shtëpi të cilat janë parashikuar të prishen”.

“Këshilli bashkiak i Durrësit do të vendosë nëse ato do të kompensohen financiarisht, si familjet që u larguan nga ky territor në vitin 2014, apo do të trasferohen në lagjen që do të ndërtohet për familjarët e dëmtuar nga tërmeti,” shtoi drejtori i Qendrës Muzeore.

Nga ana tjetër, dy grupe studimore kanë paraqitur opsionet e tyre për të ardhmen e qendrës historike të qytetit, por rezultatet nuk janë bërë të njohura zyrtarisht.

Sipas Ramohitos, “së shpejti Torra mesjetare dhe hamami i periudhës turke do ti nënshtrohen një ndërhyrjeje të thellë me financimin e Bashkimit Europian dhe dy firma të specializuara do të punojnë për ti kthyer në gjendjen e tyre fillestare”.

“Projektet e restaurimit nuk do ti nënshtrohen dëgjesave publike, pasi monumentet janë në vartësi të Ministrisë së Kulturës,” tha Ramohito.

Nga i njejti burim mësohet se Torra mesjetare, një nga simbolet e qytetit do funksionojë si qendër informacioni turistik ndërkombëtar, përmes teknologjive të reja të komunikimit.

Njëlloj si kulla rrethore pranë portit e njohur si Torra, edhe Hamami, banja e ndërtuar rreth 250 vjet më parë, i kanë dyert e mbyllura për vizitorët prej shumë vitesh për shkak të problematikave të konservimit dhe restaurimit.

Ndërkaq, ngjitur me muret rrethuese të amfiteatrit një grup arkeologësh shqiptarë dhe italianë po pastrojnë këto ditë mjediset e zbuluara gjatë misionit të përbashkët 10-vjeçar, por ata nuk e dijnë ende se si do të trajtohet në të ardhmen hapësira pranë rrugës, që ka nxjerrë në dritë të dhëna për periudhën mesjetare të Durrësit.

“Ne do të jemi këtu tre javë dhe paralelisht me gërmimin do të sistemojmë muret e zbuluara, me qëllim konsolidimin e tyre nga ana e specialistëve restaurues,” tha për BIRN arkeologu i Universitetit të Chietit, Marco Moderato

“Punimet në mure do të fillojnë pas disa ditësh dhe financohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë,” shtoi ai.

Moderato beson se zbulimi i tyre “do të jetë pjesë integrale e planit që pritet të realizohet në amfiteatër dhe në periferinë e tij e që do të vizitohet nga turistët”.

Misioni i përbashkët italo-shqiptar në këtë zonë ka zbuluar edhe skeletet e katër pjesëtarëve të një familjejeje, që kanë humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë tërmetit të vitit 1273 në Durrës.

250 metra më tej një grup tjetër po punon pikërisht në Kullën C të fortifikimit, e cila ishte shkatërruar gjithashtu gjatë këtij tërmeti të fuqishëm në shekullin e 13-të.

Aktualisht, e vetmja ndërhyrje restauruese në qytetin antik i përket punimeve në kullën C, e cila u shemb përsëri gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Stavri Burda, arkitekti që drejton punimet për ringritjen e fortesës tha për BIRN se kulla do të ringrihet me të njejtët blloqe tullash prej disa tonelatash, që u shkëputën prej mureve afro dy vjet më parë.

Burda tha se proçesi do të  jetë relativisht i gjatë pasi do të përdoren materiale ndërtimi të ngjashme me ato të ndërtuesve afro 7 shekuj e gjysëm më parë.

Muret me lartësi prej mbi 10 metra po ringrihen falë financimit të Fondit të Ambasadorëve dhe Ambasadës së SHBA.

Vitet e fundit ndërhyrjet me qëllim restaurimi në monumente janë kryer nga fiirma të licencuara për këto punime, ndërsa kujdesi i përhershëm për objektet arkeologjike thuajse ka munguar.

Prej disa  kohësh Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, që mbulon edhe mirëmbajtjen e monumenteve të qytetit antik të Durrësit është trasferuar në Tiranë.

Kjo e ka vështirësuar edhe më shumë monitorimin e objekteve.

Pjesa më e madhe e tyre janë restauruar 30-40 vjet më parë.

“Torra, hamami dhe galeritë e amfiteatrit në Durrës janë restauruar në mesin e viteve 1980,” tha për BIRN Irma Kabashi, ish-drejtuese e Ateliesë së Monumenteve.

Sipas saj “atelieja kishte një grup punonjësish të kualifikuar, të cilët gjatë ndërhyrjeve të rëndësishme drejtoheshin nga specialistët shkencorë të Institutit të Monumenteve”.

Arkitektja Kabashi mendon se bërthama e punonjësve të specializuar duhet të jetë sa më pranë monumenteve dhe e quan pavend lëvizjen e tyre nga Durrësi në Tiranë.

Parku i ardhshëm Arkeoloogjik në Durrës përfshin përveç Amfiteatrit dhe mureve rrethuese të qytetit, edhe Forumin Rrethor, Termat romake, Kullën anzhuine, Torrën mesjetare dhe Hamamin mesjetar, të gjitha vetëm disa qindra metra larg njera tjetrës. Bashkë me planin e parashikuar nga Fondacioni shqiptaro – amerikan për Zhvillim, Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion të restaurimit të monumenteve në Durrës 40 milion euro.

Etiketa: Alban RamohitoambasadorAmfiteatriAmfiteatri i DurrësitarkeologBashkiaBashkimi EuropianBashkimit EuropianBIRNDurrësEuroinvestimeKullaMinistria e KulturësPunëRestaurimiSHSHBATermat romakeTorraturistzhvillim
Tjetri
Në qytetin biçikletave mungojnë korsitë dhe siguria

Në qytetin biçikletave mungojnë korsitë dhe siguria

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.