AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Disa shtete të Evropës Juglindore të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit kyç

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Mes shifrave të larta të infektimeve me COVID-19 dhe hezitimit të përhapur për t’u vaksinuar, disa vende në Evropën Juglindore e kanë bërë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit, policinë dhe ushtarët.

Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Shqipëria, Serbia, Kosova, Greqia dhe Hungaria e kanë bërë vaksinimin të detyrueshëm për disa punonjës kyç dhe punonjës shtetërorë në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit në mes të shkallëve të larta të vazhdueshme të infektimeve me COVID-19.

Serbia ishte vendi i parë që e bëri vaksinimin të detyrueshëm për oficerët e policisë dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në maj, e pasuar nga Greqia dhe Hungaria, të cilat i bënë vaksinat të detyrueshme për sektorin e kujdesit shëndetësor.

Shqipëria e bëri vaksinimin të detyrueshëm në fund të gushtit për punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe studentët.

Në Serbi, është diskutuar për vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit mjekësorë, por deri më tani  kjo nuk është zbatuar.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha më 2 shtator se bërja e detyrueshme e vaksinimit për punonjësit e shëndetësisë do të krijonte probleme të tjera për Serbinë dhe përfundimisht do të çonte në ngritjen e një çyshtjeje para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Brnabiç shtoi se nëse vaksinimi i detyrueshëm imponohej në sektorin e kujdesit shëndetësor, kjo do të çonte në shkarkimin e 20 për qind të punonjësve shëndetësorë që nuk duan të vaksinohen për asnjë arsye.

“Atëherë do të kemi probleme me sindikatat e të drejtave të njeriut dhe me këtë do të vinin edhe shumë gjëra të tjera. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ekziston një mënyrë tjetër që të fitojë mendimi praktik dhe racionaliteti”, tha Brnabiç.

Pavarësisht shqetësimeve të Brnabiç se vaksinimi i detyrueshëm mund të shihet si shkelje e të drejtave të njeriut, disa ekspertë ligjorë kanë pohuar se kushtetuta dhe ligjet e Serbisë janë mjaft të gjera për ta lejuar këtë në një situatë pandemie.

Edhe pse procesi i vaksinimit në Serbi filloi shumë më herët se në shumë vende të tjera, deri më tani vetëm rreth 53 për qind e njerëzve mbi 18 vjeç janë vaksinuar plotësisht.

Në Greqi më 5 korrik hyri në fuqi një ligj që kërkon që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli shëndetësor të vaksinohen, si dhe njerëzit e punësuar në qendrat e kujdesit për të moshuarit.

Tridhjetë punonjës të kujdesit shëndetësor iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të ndërmarrë veprime urgjente kundër shtetit grek lidhur me legjislacionin, por gjykata e refuzoi kërkesën më 9 shtator.

Ashtu si në Greqi, vaksinimi ka qenë i detyrueshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor në Hungari nga 15 shtatori.

Një punonjës i kujdesit shëndetësor iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë më 10 shtator, duke argumentuar se shkarkimi ka pasoja serioze dhe është plotësisht joproporcional me qëllimin e frenimit të pandemisë. Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende një vendim.

Sipas gazetës Népszava, e cila është kritike ndaj qeverisë, disa qindra punëtorë do të largohen nga sektori i kujdesit shëndetësor për shkak të urdhrit për vaksinim të detyrueshëm, por kjo nuk do të rrezikojë funksionimin e përgjithshëm të sistemit.

Shqipëria e bëri të detyrueshëm vaksinimin e studentëve, mësuesve, profesorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në fund të gushtit, duke i përcaktuar ata si “grup në rrezik”.

Zëvendësministrja e shëndetësisë Eugena Tomini ka thënë se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm edhe për grupet e tjera, si personat që punojnë në administratën publike, punonjësit e policisë dhe farmacistët.

Të hënën, viti shkollor filloi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se mësuesit që nuk janë të vaksinuar duhet të testohen rregullisht për COVID-19.

“Mësuesit që nuk e kanë përfunduar ende procesin e vaksinimit do të duhet të dorëzojnë një test në institucionet shkollore dhe të konfirmojnë se nuk janë të prekur nga COVID-19, dhe kjo do të jetë një kërkesë e përjavshme”, tha Manastirliu.

Në Kosovë, kërkohet një provë vaksinimi ose antitrupash, ose një test negativ PCR për të hyrë në të gjitha vendet e punës, përfshirë shkolla, universitete, spitale, zyra, dyqane dhe fabrika. E njëjta gjë kërkohet për të hyrë në universitete, kafene, restorante dhe qendra tregtare.

Turqia, Maqedonia e Veriut: kufizime për qytetarët e pa vaksinuar

Në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut, nuk ka politika të detyrueshme vaksinimi, por të dy qeveritë kanë vendosur kufizime për njerëzit që nuk janë vaksinuar.

Në Turqi, njerëzit që nuk janë të vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 duhet të tregojnë një test PCR negativ nëse duan të udhëtojnë midis qyteteve ose të shkojnë në kinema ose koncerte.

Studentët dhe pedagogët, si dhe mësuesit në të gjitha nivelet e shkollave të cilët nuk janë të vaksinuar, gjithashtu duhet të bëjnë një test PCR dy herë në javë. Punëdhënësve gjithashtu u është dhënë e drejta të kërkojnë një test PCR nga punonjësit e tyre një herë në javë.

Në Maqedoninë e Veriut, e vetmja masë mbarëkombëtare që qeveria ka ndërmarrë për të bindur indirekt njerëzit që të vaksinohen është ndalimi i hyrjes në kafene dhe restorante, si dhe në qendra tregtare dhe institucione të tjera të shitjes me pakicë, pa një certifikatë vaksinimi ose një dokument që tregon se ata e kanë kaluar COVID-19 dhe janë shëruar.

Ata që nuk paraqesin një provë të tillë nuk lejohen të ulen as në ambientete e jashtme të kafeneve, bareve dhe restoranteve.

Etiketa: BallkanCOVIDCOVID-19GjykataGjykata KushtetueseGjykatësGjykatës KushtetueseGreqiGreqiaHungariinfermierëKosovakufizimekushtetueseLigjMaqedoniaMaqedonia e VeriutMASMjaftMjekmjekëOgerta ManastirliuParapasojaQeveriarrezikSerbiSerbiaSHshkarkimishkollashqipShqipëriashqiptareshtatorstudentTurqiTurqiavaksinvaksinëvaksinimVendimViti shkollor
Tjetri
Vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri shtyhet me dy ditë

Gjykata e Lartë e rikthen çështjen e Tahirit në Apel

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.