AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita në sallë, mazhoranca online: Mbledhjet e komisioneve nisin me tension

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e opozitës në sallën e mbledhjeve të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Foto nga Partia Demokratike.

Formati i zhvillimit të mbledhjeve në komisionet parlamentare u kthye në mollë sherri mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës, ndërsa këta të fundit akuzuan kryeministrin Edi Rama se ‘ka vendosur videokraci’.

Deputetët e opozitës në sallën e mbledhjeve të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Foto nga Partia Demokratike.

Mbledhjet e para të komisioneve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nisën me tension dhe një situatë të pazakontë të martën, ku gjysma e anëtarëve ishin të loguar online dhe pjesa tjetër ishin fizikisht të pranishëm nëpër salla.

Kjo pasi Partia Demokratike vendosi të mos e zbatojë vendimin e shumicës në Konferencën e Kryetarëve për zhvillimin online të mbledhjeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kryetarja Klotilda Bushka u uroi mirëseardhjen kolegëve opozitarë, por nuk u dha atyre fjalën, duke u kërkuar që të logoheshin në platformën online.

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi dëgjohej në audio teksa kërkonte fjalën me argumentin se këtë ia garanton Kushtetuta, ndërsa shumica e deputetëve të pranishëm në platformën online po votonin për rendin e ditës.

Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi tha për mediat pas mbledhjes se kjo ishte prova e parë që “Edi Rama ka vendosur videokraci”.

“Ai do të qeverisë nëpërmjet mjetesh të cilat mohojnë demokracinë,” tha Bylykbashi, duke shtuar se opozita do të vijojë refuzimin e mbledhjeve online.

“Mazhoranca, Edi Rama po i mohon opozitës që të marrë pjesë dhe të kundërshtojë në Parlament të gjitha aferat që ai përpiqet t’i kthejë në ligj,”shtoi ai.

E njëjta situatë u përsërit edhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku kryetari Nasip Naço i dëgjoi kolegët e tij opozitarë, por u bëri të qartë se nuk mund t’u jepte fjalën nëse ata nuk logoheshin në platformën online të mbledhjes.

Ndërsa në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, kryetarja demokrate, Albana Vokshi e zhvilloi mbledhjen në sallë, në mungesë të anëtarëve të mazhorancës. Vokshi tha se kishte njoftuar kolegët e mazhorancës dhe kryetaren e Kuvendit se mbledhja do mbahej fizikisht, bazuar në vendimin e Konferencës së Kryetarëve që lejonte kryesitë e komisioneve të vendosnin për mënyrën si do zhvillohej mbledhja.

Partia Demokratike në një reagim zyrtar akuzoi se ndërsa Vokshi po denonconte me foto standardet e dyfishta të mazhorancës për zbatimin e masave anti-Covid, u ndërpre transmetimi live në RTSH.

Vetë Vokshi e konsideroi episodin një ‘akt të paprecedentë dhe goditje të parlamentarizmit’ nga stafi i Kuvendit.

Ndryshe nga vendimi i shumicës në Konferencën e Kryetarëve, Partia Demokratike këmbëngul se deputetët e saj do të kenë pjesmarrje fizike në të gjitha komisionet parlamentare. Zyra e shtypit e PD-së shpërndau dhe pamje filmike nga sallat e mbledhjeve, ndërsa Kuvendi transmetoi mbledhjet online në faqen e Facebook-ut.

 

 

Etiketa: Albana VokshiCOVIDCOVID-19demokratedeputetEdi RamaFacebookGazmend BardhiKlotilda BushkaKomisionet parlamentarekryetarKuvendiLigjNasip NaçoOerd BylykbashiOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePDPunëRamaRTSHSHshqipVendimi
Tjetri
Gjykata lë në burg 30-vjeçarin që tentoi të vrasë ish-të fejuarën

Gjykata lë në burg 30-vjeçarin që tentoi të vrasë ish-të fejuarën

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.