AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Pazari shekullor i Milotit në gjendje të mjerueshme

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tregtarë në Pazarin e Milotit | Foto : Elvis Hila

Tregtarë e blerës të gjësë së gjallë, rrobave dhe ushqimeve përballen me mungesë të higjienës dhe një mori problemesh në pazarin e përjavshëm të Milotit. Pazari konsiderohet “grumbullim i paligjshëm” prej përfaqësuesve të Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, por kërkesat e tyre për mbylljen e tij kanë rënë në vesh të shurdhër.

Tregtarë në Pazarin e Milotit | Foto : Elvis Hila

Prej 15 vitesh Vlash Simoni nga Lezha është klient i rregullit i pazarit të Milotit në Kurbin. Një treg tradicional i gjësë së gjallë dhe produkteve ushqimore, që siç thonë ata që punojnë aty funksionon që prej vitit 1920.

Por edhe pse blerës i rregullt, Simoni thotë se tregu që mbledh qindra tregtarë nga gjithë veriu i vendit nuk ka asnjë kusht higjenik dhe as kontroll.

“Prej 15 vitesh unë vij rregullisht çdo të diel në tregun e Milotit për të bërë Pazar,” thotë Simoni, që tregon se drejt këtij tregu e shtyjnë çmimet e lira.

“Më shumë blej produkte të konsumit sepse janë me çmim shumë të mirë,” shpjegoi ai.

Gjendja e tregu në Milot, ku çdo të diel mblidhen qindra banorë për të shitur bagëti, produkte ushqimore dhe produkte industriale është edhe sipas institucioneve monitoruese jashtë çdo standardi.

Ded Rama, përgjegjësi për Lezhën i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, AKVMB, një institucion që ka për detyrë kontrollin për kafshët, thotë se ka kërkuar disa herë mbylljen e pazarit por shkresat kanë rënë në vesh të shurdhët dhe asnjë institucion nuk i ka përkrahur.

“Aty nuk është treg por një grumbullim i paligjshëm i njerëzve që vinë nga gjitha zonat veriore,” tha Rama.

“Ne si institucion jemi çdo të diel në terren por nuk mund të veprojmë të vetëm,” shtoia ai.

Vetë tregtarët që paguajnë tarifa vendore dhe taksa për tregtinë janë të pakënaqur me kushtet. Probleme të ngjashme me tregjet e gjësë së gjallë ka thuajse në të gjithë vendin. Raste të shitjes së gjësë së gjallë pa kushte apo në rrugë janë raportuar në Fier, Lushnje dhe zona të tjera të vendit.

Një plan i qeverisë për të disiplinuar shitjen e mishit dhe bagëtive të gjalla përmes tregjeve të kontrolluara me veterinerë është përballur me rezistencë nga fermerët që hasin në vështirësi dhe në mungesën e thertoreve.

Pazari 100 vjeçar

Pazari i Milotit është një pikë takimi shekullore për zonën e Veriut | Foto : E , Hila

Pazari i përjavshëm në Milot është një traditë e vjetër. Tregtarët thonë se ai funksionon që prej 1920.  Tregtarët e gjësë së gjallë janë të parët që mbërrijnë aty pa gdhirë me gjedhë, derra apo pula të ngarkuara në kamionçina apo makina të përshtatura me karroceri.

“Unë zgjohem në 3 të mjesit dhe vij çdo të diel këtu në Milot për të tregtuar bagëti,”  thotë një tregtar i vjetër nga një fshat i Kukësit, i cili theksoi se këtë ritual e bënte prej 20 vitesh.

“Me këtë profesion jetoj por nuk me duket aspak normale që ky pazar i vjetër të lihet në këtë gjendje”, shtoi ai.

Më pas vijnë të tjerët. Ata që shesin rroba të përdorura mbi thasë të shtruar në sheshin e mbuluar me zhavorr, ata që shesin produkte ushqimore dhe të ngjashme në tezga të sajuara dhe të tjerë që tregtojnë punime artizanale druri e hekuri buzë rrugës.

Tregu është gjithmonë plot. Qindra njerëz nga qytete e fshatra të veriut zbresin aty për të shitur apo për të blerë.

Blerësit janë të qartë se kushtet në të cilat bëhet pazari i gjësë së gjallë, i përzier me atë të rrobave të përdorura, punimeve artizanale dhe tregtinë e fruta-perimeve nuk janë normale.

“Jam i vetëdijshëm sepse nuk ka asnjë lloj kontrolli dhe gjithçka tregtohet në mes të pluhurit dhe baltës”, thotë Vlash Simoni.

Por ai thotë se nuk ka shumë zgjidhje për shkak të situatës së tij ekonomike. Simoni që udhëton nga Lezha në Milot thotë se pazari i del me leverdi, pasi në treg mallrat janë më të lira dhe ai mund t’i përballojë financiarisht.

Një refren të ngjashëm dëgjon edhe prej konsumatorëve të tjerë. Shumica e shfrytëzojnë tregun pasi çmimet e tij janë mjaft më të lira.

Rrezik serioz

Autoritet shprehen se Pazari i Milotit është një treg jashtë srandardeve | Foto : Elvis Hila

Por Dedë Rama, përfaqësuesi i i AKVMB për Lezhën, një institucion i krijuar me një vendim të qeverisë në shtator të vitit që shkoi dhe që ka për detyrë të garantojë mbrojtjen e kafshëve, bimëve dhe parandalojë sëmundjet që mund të rrjedhin prej tyre thotë se pazari duhej të ishte mbyllur.

Ai në fakt është bllokuar më parë në vitin 2016 pas alarmit për gjedhë të sëmura, por është rikthyer të funksionojë njëlloj edhe në vijim.

“Unë mendoj se ky pazar duhet bllokuar sa më parë, pasi është një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit, tha Rama.  “Shpresoj të veprohet sa më shpejt,” shtoi ai.

Por Rama thotë se AKVMB nuk ka mundësi të ndërhyjnë përtej konstatimit të situatës dhe pranisë së përjavshme në treg për të kontrolluar bagëtinë që shitet.

“Përmes shkresave kemi kërkuar dhe mbështetjen e institucioneve të tjera, por deri tani nuk kemi gjetur bashkëpunim,” shpjegoi ai.

Tregtarët vetë janë të pakënaqur me kushtet. Tahir Murati, i cili paguan për të shitur në një cep të rrugës thotë se kushtet janë skandaloze.

“Këtu jena në pazarin e pulave dhe të zogjve, këtu është një maskaradë,” tha ai.

“Këtu jo me u ruajt nga COVID-i, por këtu është rrezik të bjerë ndonjë kolerë e me qit fare tanë Shqipnin”, shtoi Murati.

Megjithatë, Murati shprehet se është i detyruar të dalë aty çdo fundjavë bashkë me gruan. Ai thekson se ata paguajnë privatisht për një cep të rrugës në të cilin shesin dhe se me këtë sigurojnë të ardhura për jetesë.

Përmirësimi i tregut është premtuar disa herë por për vite askush nuk ka vënë dorë.

Kreu i Njësisë Administrative të Milotit, Tan Preçi thotë se projekti i tregut të ri është gati por është në pritje të miratimit nha qeveria.

“Bashkia e Kurbinit ka bërë gati projektin e tregut të Milotit me të gjitha standardet,” tha ai.  “Presim të miratohet fondi nga qeveria dhe menjëherë të nisin punimet, për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike mjaft të madhe”, shtoi Preçi.

Por pak prej atyre që zbresin çdo të diel në këtë pazar i besojnë premtimet e autoriteteve, pasi situata përrreth tyre nuk ndryshon prej vitesh.

Etiketa: AdministrativeBashkiaCOVIDElvis HilaFierKontrolliKurbinLezhëliraLushnjeMakinaMilotMjaftPunime artizanaleQeveriaRamarrezikSHshtatortaksaTregTreguVendim
Tjetri
Ndahet nga jeta juristi i njohur Kristaq Traja

Ndahet nga jeta juristi i njohur Kristaq Traja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.