AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Denoncimi për fshehje pasurie, gjyqtarit Sokol Ngresi i merret firma për ekspertizë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Sokol Ngresi duke dalë nga KPA | Foto : LSA

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore asistuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit marrjen e nënshkrimeve të gjyqtarit të Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, që do të krahasohen me ato të akteve të transaksioneve për blerjen e një apartamenti.

Gjyqtari Sokol Ngresi duke dalë nga KPA | Foto : LSA

Në seancën e së premtes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u paraqitën dy ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët do të ekzaminojnë nëse nënshkrimet në kontratat e blerjes së një apartamenti dhe mandat-pagesat i përkasin apo jo gjyqtarit Sokol Ngresi.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës po përballet në KPA me një denoncim që ngre dyshime për fshehje apartamenti. Në seancën e mëparshme dëshmoi administratori i shoqërisë “Afa Konstruksion”, Flamur Kadëna, i cili tha se kontrata parapake, mandat pagesat dhe kontrata e revokimit ishin nënshkruar nga gjyqtari Sokol Ngresi.

Kadëna deklaroi se nuk i kujtohej nëse subjekti kishte pasur tendencë për ta fshehur pasurinë duke kryer pagesat në zyrë dhe jo nëpërmjet bankës, por shtoi se Ngresi i kishte thënë se do të aplikonte për vizë në Kanada dhe se donte ta paraqiste këtë dokument.

Ngresi i kundërshtoi deklarimet e Kadënas si të pavërteta, duke pretenduar se nënshkrimi ishte i falsifikuar. Ai pretendoi se gjithçka bëhej për shkak se mund të kishte cenuar interesat e administratorit të kësaj shoqërie dhe të “xhelozisë” dhe “ligësisë” së një ish-kolegeje të shkarkuar në Apelin e Vlorës, e cila sipas tij kishte lidhje të ngushta me Kadënën.

Të premten më 1 tetor, subjekti paraqiti si provë një deklaratë noteriale të një noteri kanadez e vitit 2013, që sipas tij provon se aplikimi për vizë kanadeze ishte kryer një vit e gjysmë para datës që figuron se është nënshkruar kontrata paraprake për blerjen e apartamentit.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe punon prej vitit 2005 në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor 2020, me argumentin se bilancet negative ishin të vogla dhe të pamjaftueshme për të vendosur masë disiplinore. Vendimi i Komisionit u ankimua nga komisioneri Florian Ballhysa, i cili argumenton se Ngresi ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për gjendjen e kursimeve cash në vitin 2003 dhe për blerjen e dy automjeteve. Më vonë u paraqit edhe një denoncim që ngre dyshime për mosdeklarimin e një apartamenti.

Në seancën e të premtes, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u përfaqësua nga kolegu i tij Darjel Sina.

Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla sqaroi në fillim të seancës se Instituti i Policisë Shkencore ka vendosur në dispozicion të procesit dy ekspertët Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako, të cilët u njohën me përgjegjësitë ligjore dhe kryen betimin.

I pyetur nga trupi gjykues, Sina kërkoi që t’i nënshtrohen ekspertimit aktet e administruara lidhur me transaksionet për blerjen e apartamentit në Vlorë dhe revokimit të kontratës paraprake, për të konkluduar nëse nënshkrimi i gjendur në këto dokumente është ose jo i gjyqtarit Sokol Ngresi. Ky i fundit replikoi dhe saktësoi se ishte shprehur se nënshkrimet duket sikur nuk janë origjinale.

Subjekti kërkoi që të kryehet ekzaminimi i mënyrës së krijimit të nënshkrimeve në këto dokumente, kopjet origjinale të të cilave u dorëzuan në KPA nga dëshmitari Kadëna. Ngresi i kërkoi që të ekzaminohet nëse nënshkrimet janë të kryera në mënyrë direkte në këto akte, apo nëse janë të mbartura, si dhe të përcaktohet koha kur janë kryer. Gjithashtu, si kërkoi që të përcaktohet nëse këto nënshkrime janë kryer nga i njëjti person.

Në vijim, relatorja Ina Rama pyeti ekspertët nëse ata kishin ndonjë kërkesë specifike lidhur me dokumentet që nevojiten për të kryer ekzaminimin. Xhemollari dhe Çako sqaruan se nevojiteshin rreth 15 modele të lira të nënshkrimeve të subjektit në periudhën kur pretendohet se është nënshkruar kontrata paraprake për apartamentin, mandat pagesat dhe kontrata e revokimit. Ata sqaruan se nevojiteshin edhe pesë faqe në format A4 të plotësuara me nënshkrimet e subjektit të rivlerësimit; të përcaktohen pyetjet që do t’u drejtohen si dhe se kush do të kryejë pagesën 42 mijë lekë për kryerjen e gjithë procedurës. Ekspertët u shprehën se u nevojitej rreth një muaj kohë për të përfunduar ekspertimin.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i KPA u komunikoi ekspertëve detyrat. Ata u ngarkuan për kryerjen e ekzaminimit të kontratës paraprake për blerjen e apartamentit, të mandat pagesave të kryera si dhe të kontratës së revokimit. U kërkua që ekazminimi të kryhet nga pikëpamja teknike për mënyrën e nënshkrimeve, nëse janë kryer drejtëpërdrejtë nga një mjet shkrues apo nëse janë të mbartura, si dhe të përcaktohet periudha e kyerjes së tyre.

Gjithashtu, KPA kërkoi të ekzaminohet nëse nënshkrimet në modelet e lira dhe në ato  ekspertimentale janë të njëjta dhe nëse ka elementë të falsifikuar.

Kolegji vendosi të kërkojë si prova deklaratat e pasurisë të kryera pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitet 2013, 2014 dhe 2015; 10 vendime të Gjykatës së Apelit Vlorë të viteve 2014-2015 ku Ngresi ka nënshkruar në cilësinë e kryesuesit, relatorit apo anëtarit; si dhe që subjekti të plotësojë me nënshkrime 5 faqe të formatit A4. Trupi gjykues u kërkoi ekspertëve që brenda datës 8 nëntor të dorëzojnë raportin e ekspertimit.

Në vijim, ekspertët asistuan në seancë gjyqtarin Sokol Ngresi në nënshkrimin e 5 faqeve A4. Për rreth 5 minuta ai shkruajti emrin e tij të plotë dhe nënshkrimin në mënyrë të përsëritur, duke përdorur stilolapsa të ndryshëm në plotësimin e çdo faqeje.

Në përfundim, Kolegji vendosi të shtyjë seancës e radhës për më datë 8 nëntor, ora 10:00.

 

Etiketa: Albana ShtyllaDarjel sinaDenoncimFlorianFlorian BallhysaFshehje pasurieGjykata e Apelit VlorëGjykatëGjykatësGjyqtareILDKPKIIna RamaKanadaKolegjiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAliraMASParaRamaSokol NgresiVendimiVlorë
Tjetri
Akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata lë në burg dy të rinjtë që shoqëronin autorin e vrasjes së oficerit të policisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.