AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama paralajmëron krizë energjetike

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke dhënë deklaratë për media. Foto: Xhemali Moku/ Reporter.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi krizë energjetike të pritshme në Shqipëri, duke mos dhënë detaje mbi gjendjen e brendshme dhe duke ia hedhur fajin “situatës ndërkombëtare”, pa shpjeguar se si përcillet kjo krizë në Shqipëri. Ai theksoi gjithsesi se pret që Shqipëria “të dalë më e fortë” nga kriza.

Edi Rama duke dhënë deklaratë për media. Foto: Xhemali Moku/ Reporter.al

Kryeministri Edi Rama shpalli një krizë energjetike për Shqipërinë, shpalosur një analizë gjeostrategjike ndërkombëtare por duke refuzuar të flasë për gjendjen e menaxhimit të burimeve energjetike në vend apo të korporatave të shërbimit të energjisë elektrike. Rama nuk përmendi gjithashtu mundësinë e rritjes së çmimeve për konsumatorët dhe bizneset ndërsa deklaroi se qeveria e tij ka në prioritet “të mbrojë të varfrit”.

Në një deklaratë të transmetuar në median kryesore dhe në Facebook, të cilin Rama e prezantoi si “Mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve,” Rama shpalli se kriza e re energjetike do të jetë po aq e fortë sa tërmeti, sa pandemia.

“Kjo krizë e re na vendos me detyrim-përcaktim para një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti, dhe sa pandemia në aspektin ekonomik e social,” deklaroi Rama, i cili e mbajti deklaratën pa praninë e gazetarëve dhe për rrjedhojë, pa pasur nevojë t’i përgjigjet pyetjeve mbi gjendjen energjetike të brendshme.

Bota po përballet aktualisht me pamjaftueshmëri burimesh energjetike të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike. Në Kinë dhe në Indi, mungesa e qymyrit ka sjellë mangësi në prodhimin e energjisë elektrike dhe me ndërprerje të furnizimit të rregullt. Në Francë, qeveria ngriu çmimet e gazit me qëllim që të mos rëndojë më tutje konsumatorët ndërsa në të gjithë Evropën, çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike janë rritur me ritme marramendëse.

Kryeministri Rama dha gjatë fjalës së tij një analizë të shkurtër mbi faktorët gjeostrategjikë, makroekonomikë apo mikroekonomikë të vështirësive ndërkombëtare për furnizim me energji por nuk shpjegoi se si këto vështirësi përcillen në Shqipëri.

“Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara,” deklaroi Rama.

“Për shumë studiues e analistë financiarë, kjo krizë energjie është e ndryshme nga të tjerat. Ajo lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për t’i frenuar ato, por po ashtu edhe me një kombinim faktorësh të tjerë,” shtoi ai mes të tjerash, pa tentuar të shpjegojë se në çfarë gjendjeje financiare janë kompanitë publike të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe tregtimit të energjisë dhe se në çfarë mase, një rritje çmimi në energjinë e importuar do të ndikojë në koston e përgjithshme të furnizimit të Shqipërisë me energji.

Shqipëria prodhoi gjatë vitit të kaluar 5.3 miliardë kWh ndërsa importoi 2.3 miliardë ose 30% të konsumit. Shqipëria vijon të humbasë më shumë se një në çdo 5 kWh të hedhura në rrjet ose 21.5% të totalit. Humbjet normale duhet të jenë 4 apo 5%, por reformat e njëpasnjëshme në sektor, përfshirë edhe atë famëkeqen të kryeministrit aktual më 2015 që solli burgosjen e mijëra qytetarëve, nuk kanë ndihmuar për të ulur humbjet në kuotat normale.

Gjendja financiare e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Group, kompania më e madhe e sistemit, është e pamundur të dihet për shkak se kjo kompani refuzon të respektojë detyrimin ligjor për publikimin e bilancit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit, detyrim që e kanë të gjitha kompanitë në Shqipëri, shtetërore apo private. Po kështu nuk dihet as gjendja e rezervës energjetike në kaskadën e Lumit Drin.

Shifrat e fundit të publikuara tregojnë se gjashtëmujori i parë i këtij viti ka qenë shumë fitimprurës. Shqipëria ka prodhuar 6 miliardë kWh energji dhe ka konsumuar 4.3 miliardë, për periudhën janar-qershor, duke eksportuar diferencën prej 1.74 miliardë kWh. Niveli i Fierzës në muajin qershor, muaji i fundit për të cilin të dhënat janë të disponueshme të publikuara nga ERE, ishte 291.7 metra mbi nivelin e detit. Kjo është më e lartë se sa mesatarja historike prej 289.5 metra, gjë që sugjeron se prodhimi hidroenergjetik në vitin 2021 ka gjasa do të jetë më i lartë se sa zakonisht.

Gjatë katër viteve të fundit (2016-2020), Shqipëria ka importuar mesatarisht 1.3 miliardë kWh. Me çmimet aktuale të importit, (250 euro për MWh), Shqipërisë do t’i duhet të shpenzojë 332 milionë euro për të mbuluar një deficit të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përballet me krizë energjetike. Në mënyrë tipike kriza të tilla godasin vendin menjëherë pas zgjedhjeve. Në fund të vitit 2001 dhe përgjatë vitit 2002, Shqipëria u përball me një krizë energjetike kur kapacitetet importuese të vendit mungonin ndërsa hidrocentralet ishin zbrazur para zgjedhjeve të vitit 2001, duke krijuar përshtypjen e një suksesi në menaxhim që nuk ekzistonte.

Në fund të vitit 2005, qeveria e djathtë akuzoi qeverinë paraardhëse socialiste se e kishte sabotuar duke zbrazur rezervën energjetike të vendit dhe duke lënë vendin pa drita. Në vitin 2007, një krizë tjetër energjetike, supozohet e shkaktuar nga një “gabim njerëzor” në planifikimin e shfrytëzimit vjetor të kaskadës së Drinit dhe mosmiratimit në kohë të ndryshimeve ligjore të nevojshme për të tenderuar energji importi, u shoqërua me shumë orë mungesë dritash dhe me gati 200 milionë euro importe të prokuruara në përgjithësi pa tender nga një numër tregtarësh të regjistruar në një larmishmëri parajsash fiskale, përfshirë Svazilandin.

Etiketa: detyrimEdi RamaEuroFacebookgazetarHidrocentraletIndiKrizaKryeministri Edi RamaMediaNdryshimet klimatikepandemiaParaQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaRamareporterreporter.alSHshqipShqipëriShqipëriatender
Tjetri
pp banner city v8 1536x864

Parajsat fiskale dhe pasuritë e fshehura të udhëheqësve dhe miliarderëve ekspozohen në rrjedhjen e paprecedentë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.