Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Policia në kërkim të pilotit dhe pasagjerit të avionit të rrëzuar në Vermosh

Emi KalajaNgaEmi Kalaja
15:52 | 04/10/2021
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
Policia në kërkim të pilotit dhe pasagjerit të avionit të rrëzuar në Vermosh

Avioni i rrëzuar në Vermosh. Foto nëpërmjet Emi Kalaja

Share on FacebookShare on Twitter

Avioni i vogël, piloti dhe pasagjeri i të cilit u arratisën me makinë, bëri ulje të detyruar dhe u përplas me pemët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Avioni nuk kishte leje të fluturonte mbi Shqipëri.

Avioni i rrëzuar në Vermosh. Foto nëpërmjet Emi Kalaja

Një avion i vogël, dy vendesh ka bërë ulje të detyruar dhe është përplasur në një tentativë për tu ringritur në Vermosh, pak metra nga kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Banorët e zonës thanë në telefon se piloti dhe pasagjeri ishin larguar me një mjet fuoristradë, ndërsa avioni është braktisur në vendin ku ishte rrëzuar.

Policia e Shkodrës njoftoi se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 12.30, “në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël”.

Burime të policisë thanë se ende ishin në kërkim të dy personave që ndodheshin në aeroplan, ndërsa kanë filluar hetime për ngjarjen.

Një zyrtar i Autoritetit të Aviacionit Civil i tha BIRN, në kushte anonimati, se avioni i rrëzuar nuk ka pasur leje për të fluturuar në hapësirën shqiptare. Ai tha se mbetej për tu verifikuar se aeroplani kishte komunikuar me kullën e kontrollit në Rinas.

Policia ka dyshime se aeroplani mund të jetë pjesë e trafikut të paligjshëm. Rrëzimi në Vermosh vjen pesë vjet pas një debati të ashpër mes opozitës dhe qeverisë mbi trafikun e narkotikëve me avionë të kësaj natyre. Të paktën dy avionë u bllokuan në vitet 2015-2016 në Shqipëri, ndërsa u gjet se ata  tentuan të transportonin kanabis dhe pësuan defekt.

Tjetri
Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM

Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Më të lexuarat

Policia në kërkim të pilotit dhe pasagjerit të avionit të rrëzuar në Vermosh

Policia në kërkim të pilotit dhe pasagjerit të avionit të rrëzuar në Vermosh

15:52 | 04/10/2021
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

17:38 | 17/05/2022
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

07:20 | 18/05/2022
Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

21:11 | 19/05/2022
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

19:27 | 16/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.