AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni i sigurisë rrëzon mes debatesh dekretin e presidentit për ligjin “Për të huajt”

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bledi Çuçi duke hyrë në parlament. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Me votat e mazhorancës socialiste Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Kuvend rrëzoi një dekret të Presidentit të Republikës për kthimin për shqyrtim të ligjit “Për të huajt”. Deputetët opozitarë argumentuan se ky ligj nxiste emigrimin e mëtejshëm të shqiptarëve dhe krijonte mundësi për ardhjen e terroristëve të huaj në vend. 

Bledi Çuçi duke hyrë në parlament. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në parlament debatuan gjatë të martën mbi dispozitat e ligjit të ri “Për të huajt”, i cili është rikthyer për shqyrtim në Kuvend me dekret të Presidentit. Ky ligj zëvendëson ligjin aktual duke ofruar më shumë lehtësi për të huajt me aplikimin e një “leje unike”, për qëndrim dhe punësim në Shqipëri.

Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj,  tha se mungonte një analizë për pasojat që do të sillte zbatimi i këtij ligji dhe nuk merr parasysh fenomenin e emigracionit.  Ky ligj, sipas tij, tregon “mungesën e një politike të qartë shtetërore në çështjet e migracionit, azilit dhe të trajtimit të të huajve në Shqipëri”.  Duke e cilësuar emigracioni një fenomen shqetësues, përfaqësuesi i Presidencës, tha se qeveria, jo vetëm nuk ka një strategji për frenimin e këtij fenomeni, por me anë të këtij ligji e thellon këtë problem.

Në të njëjtën linjë e kundërshtuan ligjin edhe deputetët e opozitës në komision. Ata e cilësuan të panevojshëm dhe në kundërshtim me interesat kombëtare, pasi sipas tyre nxiste emigracionin dhe papunësinë e shqiptarëve duke i zëvendësuar me shtetas të huaj.

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri e quajti një strategji të qeverisë për “mbushur hendekun që krijon largimi i shqiptarëve”.  Ndërsa kolegu i tij, Flamur Noka tha se ligji krijonte hapësira që në vendin tonë të futeshin lirisht terroristë të huaj.

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, i cilësoi politike argumentet e dekretit presidencial dhe e mbrojti ligjin, që sipas tij, sillte “përafrim me një sërë direktivash të Bashkimit Evropian”.  Komentet për emigracionin, sipas Çuçit, “janë jashtë objektit të këtij ligji”,  ndërsa e mbrojti punësimin e të huajve me rregullat e tregut të lirë. “Në Shqipëri ka nevojë për fuqi punëtore, që nga pastrues deri tek inxhinierë”, tha ai, duke shtuar se nuk mund matet se sa nga këto punë u janë ofruar shqiptarëve apo të huajve. “Kjo është një dinamikë që e rregullon tregu” -tha ai.

Propozimi nga qeveria i këtij ligji pasoi një deklaratë të kryeministrit Edi Rama që shkaktoi debat gjatë fushatës zgjedhore.  Gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës ai i sugjeroi një sipërmarrësi fason që të rekrutonte punëtorë nga Bangladeshi, India apo Pakistani.

Etiketa: BIRNBledar DervishajBledi ÇuçideputetEdi RamafasonFlamur NokaIndiaKomisionKomisioni i Sigurisë KombëtareKrijonKuvendLigjPakistaniparlamentPartisë DemokratikePunëPunëtorQeveriaRamashqipShqipëriTerroristTregu
Tjetri
Arrestohen dhjetë mbështetës të PD për përplasjen e përgjakshme në Elbasan  

Ikën Ardi Veliu, polici i akuzuar për partitizim të Policisë së Shtetit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.