AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ikën Ardi Veliu, polici i akuzuar për partitizim të Policisë së Shtetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “ka pranuar” dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu për arsye personale. Gjatë katër viteve të drejtimit të tij, Policia e Shtetit rrëshqiti gjithnjë e më shumë drejt një strukture propartiake, duke shënuar kulmin pak para zgjedhjeve të 25 prillit. Rama e falënderoi Veliun dhe i premtoi vend pune tjetër.

Ardi Veliu. Foto: LSA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dha dorëheqjen nga ky post në një letër të publikuar nga kryeministri Edi Rama, në të cilën thotë se dëshiron të largohet “për t’iu përkushtuar më shumë familjes”. Rama e pranoi dorëheqjen duke lënë të kuptohet se ka në plan t’i japë punë në pozicione të tjera shtetërore.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer,” deklaroi Rama.

“Në këtë moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’iu përkushtuar më shumë familjes,” deklaroi Veliu në letrën e dorëheqjes. Edhe Veliu iu përgjigj vlerësimit të Ramës duke deklaruar në letrën e tij: “Mezi pres të punojmë sërish sëbashku në të ardhmen”.

Veliu u emërua drejtor në shkurt të vitit 2018 ndërsa drejtimi i Policisë së Shtetit prej tij u shoqërua me akuza për instrumentalizim partiak të kësaj strukture. Veliu ishte gjithashtu drejtori që pa degradimin e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit në përplasje të dhunshme.

Në vitin 2019, në mënyrë të paprecedentë, Policia e Shtetit bombardoi me gaz lotsjellës banorët e Bregut të Lumit në Tiranë në mbështetje të një operacioni për të shembur banesa, pa marrë parasysh se në banesa kishte fëmijë. Në nëntor 2019, nën gaz lotsjellës përfunduan banorët e Unazës së Re.

Ndërsa në maj të vitit 2020, Policia e Shtetit u akuzua se përdori dhunë të pajustifikuar kundër protestuesve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Pak javë më vonë, Veliu u përball me kërkesa publike për dorëheqje pasi u regjistrua në parlament duke sulmuar një nënë në përpjekje të dukshme për të justifikuar dhunën policore kundër një fëmije 14 vjeçar. Veliu zbuloi se kishte gërmuar në median sociale të nënës së fëmijës së dhunuar nga policia për të gjetur se ajo ishte shfaqur në një video me pistoletë, duke lënë të nënkuptohet për atë që kritikët e quajtën, një përndjekje me biografi familjare si në kohën e komunizmit. Veliu deklaroi se ishte keqkuptuar.

Në dhjetor 2020, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i bënë thirrje atij të dënonte ndalimet policore dhe dhunën ndaj gazetarëve që po raportonin nga përplasjet e dhunshme mes të rinjve të zemëruar nga vrasja e një 25 vjeçari nga policia dhe forcave policore. Veliu heshti.

Kulmi i karrierës së Veliut me gjasa ishte ngjarja e 21 prillit 2021 në Elbasan, ku në një përplasje mes grupeve politike rivale u vra politikani lokal Pjerin Xhuvani. Veliu deklaroi se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krime zgjedhore, në një kohë kur dokumenti i ekspertimit sugjeroi saktësisht të kundërtën.

Ngjarja më e errët në karrierën e Ardi Veliut dhe në profilin e Policisë së Shtetit është ajo e 1 janarit 2021, kur shtetasi turk Harun Çelik u ekstradua në Turqi në rrethana që shkaktuan shqetësime serioze për dhunimin e të drejtave të tij dhe të ligjit ndërkombëtar që detyron Shqipërinë të mbrojë personat e rrezikuar nga persekutimi politik në një vend tjetër. Sipas një investigimi të BIRN, Çelik bërtiti me të madhe “Azil! Azil!” para se të futej në një avion me biletë vetëm ardhje për në Stamboll, ku u arrestua.

Etiketa: AkuzaArdi VeliuazilBanorëBIRNDhunëEdi RamaelbasangazgazetarHarun ÇelikKrimeKrime ZgjedhoreKryeministri Edi RamambështetjeoperacioniParaparlamentPjerin XhuvanipoliciPoliciaPolicia e ShtetitRamaSHshqipStambollTurqivideoVrasja
Tjetri
Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”

Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.