AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Të terrorizuar nga dhuna policore, banorët e Bregut të Lumit humbin shpresat për kompensim (Video)

Loreta CukaIvan DervishingaLoreta CukadheIvan Dervishi
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Bregut të Lumit nisin largimin e sendeve personale nga shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë shembjeve nga autoritetet. Më 8-9 prill, banorët u përplasën me policinë dhe kërkuan dëmshpërblim për banesat e tyre. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Zgjatimi i Bulevardit të Ri përplas policinë me banorët, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e ndërtuara prej 20 vitesh.

Banorët e Bregut të Lumit nisin largimin e sendeve personale nga shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë shembjeve nga autoritetet. Më 8-9 prill, banorët u përplasën me policinë dhe kërkuan dëmshpërblim për banesat e tyre. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Prej paradites së të hënës, një grusht familjesh që e kanë ndërtuar jetën e tyre prej mesit të viteve ’90 në zonën e njohur si Bregu i Lumit në periferi të Tiranës janë përballur me një lum policësh të ngarkuar me detyrën e zbrazjes së shtëpive për t’i hapur rrugë shembjes së banesave dhe zgjatimit të Bulevardit të Ri.

“Prej tarracave i kemi pa zi atje policët dhe kemi lajmëru brenda,” tregoi një grua rreth të 60-tave për BIRN, e cila kërkoi të mos identifikohej nga frika e hakmarrjes së policisë.

Gruaja kujton se rreth 38 familjet e asaj zone e gjetën veten të zënë në befasi, por reaguan sipas instinktit për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Rreth 20 prej tyre i dolën të hënën para makinerive të rënda dhe u përballën me policinë duke i qëlluar me gur e shkopinj, ndërkohë që forcat e policisë iu kundërpërgjigjën dhe shkëmbyen tensione me banorët për disa orë dhe më pas u tërhoqën për ta mbyllur pa sukses ditën e parë të aksionit.

Megjithatë, në orët e vona të po asaj dite, banorët tregojnë se policia ka shoqëruar shumicën e djemve dhe burrave të zonës.

“Na kanë ardh pesë furgona natën, kanë marr çunat e burrat, pa bërë kurrgjë. Çuni 15 vjeç duhej të shkonte në shkollë sot,” tha e shqetësuar një banore tjetër.

“S’ka as burra e as gra më lagjja, na kanë fut të gjithëve brenda. Kemi qenë në shtetrrethim. 38 familje kanë qenë me policë nga të katër anët,” shton ajo.

Projekti i Bulevardit të Ri, i nisur që prej vitit 2012 u nda në tre fazash punimesh dhe u ndryshua disa herë në vitet pasuese pas marrjes së Bashkisë Tiranë nga Demokratët tek Socialistët. Ai synon të lidhë qendrën me Paskuqanin për të lehtësuar trafikun dhe të kthehet në një zonë banimi, komerciale dhe rekreacioni.

Punimet pranë Bregut të Lumit për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri. Më 8-9 prill, banorët u përplasën me policinë dhe kërkuan dëmshpërblim për banesat e tyre. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Në ditën e dytë të aksionit, banorët e mbetur e patën më të vështirë t’i rezistojnë policisë së shumtë në numër, e cila rrethoi zonën e planifikuar për shembje, duke mos lejuar as deputetët e opozitës dhe as gazetarët.

“Dolëm në mëngjes dhe kur pamë që kishin ardh forca të shumtë policie. Ne ishim shumë pak para policëve. Ishin pafund. Dolëm që të rezistonim,” tha për BIRN, Manjola, një e re tek të 20-tat e cila në çastin e intervistës sapo ishte lënë e lirë nga komisariati ku kishte qëndruar prej 5 orësh.

Manjola thotë se ende nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me familjen e saj, por në çastin e fundit që i kishte parë, gjyshi ishte gjakosur në kokë dhe e ëma qe dërguar në spital me këmbë të dëmtuar nga tërheqja e policisë.

Policia përdori gaz lotsjellës të martën për të sprapsur banorët duke i hapur rrugë shembjes së shtatë shtëpive të para.

“Kam pas motrën e vogël këtu brenda dhe mbesën 5-vjeçe që ishte helmuar nga gazi,” tregon Manjola, duke shtuar se policët e kishin mbajtur me forcë duke e penguar t’i ndihmonte të miturat.

S’ka shpresa për dëmshpërblim

Në gërmadhat e 7 shtëpive tashmë të shembura, të cilat ishin lajmëruar për shembje që prej dhjetorit të vitit të shkuar, një grup grash të mbetura i janë vënë punës për të mbledhur ç’të munden nga shtëpitë e tyre.

“A ka më tmerr?,” pyet njëra prej tyre. “Nesër-pasnesër do ta kemi ne radhën [për t’iu shembur shtëpitë]. Do të shkojmë dhe ne në rajon,” shton ajo.

“Shikoni shtëpitë se si janë shembur me mobiliet brenda,” thotë gruaja duke treguar fqinjët. “Burrë e grua të asaj shtëpie janë akoma në rajon”.

Një tjetër banore sheh përreth dhe tregon se prej vitit 1996 ata kanë dhënë çdo gjë për të ngritur shtëpitë dhe jetesën në këtë zonë.

“Që nga ’96-a jemi këtu. Këto drita, këto rrugë e ujë e të gjitha i kemi bo vetë me lekët tona,” thotë ajo.

Banorët thonë se ata kërkojnë nga shteti dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe se askush nuk i ka informuar se çfarë do të ndodhë me ta.

“Nuk na është thënë akoma çfarë do të bëhet për shtëpinë. Do të ketë dëmshpërblim apo jo. Asnjë gjë, asnjë lajmërim. Vetëm dilni, në 6 të mëngjesit,” thotë Manjola e dekurajuar.

“Po nuk ia vlen më të shtyhesh, të luftosh me ta. Ishte e kotë. Për një shtëpi, ia vlen se ajo shtëpi është bërë me djersë, por kundër këtij shteti bandit, mendoj që jo,”përfundon ajo.

Ndërsa gratë vazhdojnë të mbledhin orenditë e tyre shtëpiake, për të cilat diskutojnë mes tyre t’i çojnë për hekur, ato shprehin keqardhje që punët shkuan në këtë mënyrë.

“Po të na kompensonin, nuk kërkonim gjë, nuk u vritnim kështu,” thotë një nga gratë e moshuara.

“Ça kuptimi ka jeta? A s’është shtëpia jeta?” – pyet ajo.

Banorët e Bregut të Lumit nisin largimin e sendeve personale nga shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë shembjeve nga autoritetet. Më 8-9 prill, banorët u përplasën me policinë dhe kërkuan dëmshpërblim për banesat e tyre. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Përgjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare është kritikuar gjerësisht për praktikat e ndjekura në zhvendosjen e banorëve për t’i hapur rrugë projekteve zhvillimore të kryeqytetit. Raportet e Komisionit Europian kanë vërejtur se në shumë raste të drejtat e personave të prekur nga këto projekte janë shkelur dhe procedurat nuk janë respektuar.

Duke reaguar për situatën e Bregut të Lumit kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sjelljen e banorëve dhe shprehu se për ta do të ofroheshin banesa sociale.

“Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapagueseve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon,” deklaroi ai.

Në një reagim të martën pasdite, presidenti Ilir Meta e konsideroi si “të papranueshme” dhe “brutale” sjelljen e policisë dhe përdorimin e gazit lotsjellës tek banorët e Bregut të Lumit dhe i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë procedurat, të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të gjejnë vullnetin për zgjidhje paqësore të situatës.

“Presidenti i Republikës, vlerëson se realizimi i këtij projekti urban të rëndësishëm për qytetin e Tiranës, nuk duhet të pengohet dhe as të vonohet, por vënia në zbatim e tij, nuk duhet të shkatërrojë të ardhmen dhe jetën e shtresave më të pamundura të shoqërisë,” thuhej në deklaratë.

Etiketa: AMABanorëBIRNdeputetdhunaDhuna policoreErion VeliajFamiljegazgazetargraIlir MetaKEkompensimLumiMetaParaPoliciaPunëQeveriaQeveria shqiptarerajonSHshembjeshqiptareSpitaltensioneTiranëvideo
Tjetri
Kosova vë kushte për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe

Ministri serb i Kosovës shkarkohet se i quajti shqiptarët “terroristë”

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.