AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seancë gjyqësore e të ashtuquajturës Dosja 184 në Gjykatën e Dibrës | Foto Ilustruese: Sami Curri

Gjykata e Dibrës ka ndëshkuar me 100 mijë lekë dy avokatët e të pandehurve Drini Gjeci dhë Nuri Meda për zvarritje të procesit pas mungesave të vazhdueshme në seancat gjyqësore.

Seancë gjyqësore e të ashtuquajturës Dosja 184 në Gjykatën e Dibrës | Foto : sami Curri

Gjykata e Dibrës shtyu të martën seancën e gjykimit për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Shtyrjen për të disatën herë të seancës u mor për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve, Petrit Ismaili. Ky i fundit kishte sjellë një raport mjekësor për efektet anësore që kishte pasur pasi kishte bërë dozën e dytë të vaksinës së COVID-19.

Në seancën e së martës ishin të pranishëm dy prej të akuzuarve nga prokuroria, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, Drini Gjeci në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.Gjyqtari Ardit Kuka, në seancën që shkoi vendosi gjobitjen e dy avokatëve – Gentjan Rumano dhe Petrit Ismaili me nga 50,000 lekë gjobë secili për mungesën e vazhdueshme në seancë.

Avokati Gentjan Rumano u mundua ti justifikonte mungesat përpara gjykatës.

“Petrit Ismaili ka munguar pasi  ka bërë dozën e dytë të vaksinës kundër covid-19 dhe ka pasur reaksione alergjike në mushkëri,” tha ai, ndërsa shtoi se gjendja e keqje shëndetësore e kolegut të tij zgjat prej tre javësh.

“Në seancën e kaluar ne kemi munguar pasi kemi pësuar një defekt në automjetin me të cilin po udhëtonim,”  shtoi Rumano.

Ai pretendoi se makinës i është çarë pompa e ujit, ç’ka kishte sjellë rritje të tempraturës dhe mund të sillte djegien e motorrit të mjetit.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë  u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi,  ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar i cili po ashtu është shtyrë disa here gjatë muajve të fundit.

Avokati, Gentjan Rumano kërkoi nga Gjykata e Dibrës më shumë kohë për prezantimin e konkluzioneve, pasi ishin të ngarkuar me disa çështje dhe nuk kishin personelin e mjaftueshëm për përballimin e tyre. Prokurori i çështjes, Urim Buci ishte dakord që gjyqi të shtyhej në mungesë të konkluzioneve nga avokatët e të pandehurve.

Seanca e radhës për dy të akuzuarit e dosjes 184 është vendosur më 19 tetor në orën 13:30.

Etiketa: 184AgaArdit KukaCOVIDCOVID-19DosjaDosja 184Drini GjeciGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiHotikanosjeMjekmjekëNuri MedaProkuroriProkuroriaraportSeancaSHshantazhShpërdorim detyreUrim Bucivaksinvaksinë
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.