AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Arben Isufajt në kuadër të ligjit “antimafia”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për trafik narkotikës dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Isufajt, i njohur ndryshe edhe si “Ben Qimja”. Në njoftimin e SPAK shpjegohet se procedimi pasuror në ngarkim të Isufajt është kryer në fund të muajit maj, mbi bazën e referimit pasuror të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

“[…]Ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe organizatat kriminale”, i referohet SPAK përmbajtjes së informacionit të dërguar nga policia e Fierit.

Me vendimin e datës 31 korrik Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e disa pasurive; shoqërive, trojeve dhe automjeteve në pronësi të Isufajt dhe familjarëve të tij.

Më konkretisht, janë sekuestruar: një pulari pjesë e shoqërisë tregëtare “ISUFAJ 2001”, me seli në fshatin në Grizë-Patos; 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me fushë veprimtarie në prodhimin, tregëtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, si dhe të fidanëve frutorë; subjekti “ISUFAJ-2004” SHPK me veprimtari në fushën e ndërtimit; truall me sipërfaqe 3289 m2 në qytetin e Fierit; ‘tokë pa frut’ me sipërfaqe 14 mijë m2 në Hasturkas-Fier; dy ngastra ‘tokë arë’ në vendin e quajtur Sheq i Madh në Fier me sipërfaqe 1467 m2 dhe 5600 m2; si dhe 6 automjete, 2 të llojit Audi, tre Mercedes Benz dhe një Daimler Chrysler.

Gjatë operacionit të policisë “Forca e Ligjit” u sekuestruan tre pasuri të tjera të familjes Isufaj – dy njësi në lagjen Sheq i Madh dhe një njësi tjetër në pallatin e quajtur “Kupola” në Fier.

Arben Isufaj ka një të kaluar kriminale në shtetin italian dhe është dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Itali në mars 2014, por kërkesa e autoriteteve italiane u hodh poshtë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. Objekti “Pulari”, shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, e përbërë nga një godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, me seli në fshatin në Grizë-Patos.
  2. Pjesa takuese 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt. L12805404G, me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, në lagjen “Apollonia” Fier.
  3. Subjekti “ISUFAJ-2004” SHPK me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike, ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier.
  4. Truall me sipërfaqe 3,289.00 m2 në Fier.
  5. “Tokë pa Frut” me sipërfaqe 1000 m2, në Hasturkas – Fier.
  6. Pasuri e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1.467 m2, në Sheq i Madh – Fier.
  7. Pasuri e llojit “Arë”, me sipërfaqe 5.600 m2, në Sheq i Madh – Fier.
  8. Automjet lloji autoveturë, marka AUDI A8.
  9. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ ML270CDI.
  10. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ 300D.
  11. Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLER S500.
  12. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ S63 AMG.
  13. Automjeti lloji autoveturë, marka AUDI A8L.

 

 

Etiketa: antimafiaArben IsufajBen QimjaFierGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjyqimportItaliNarkotiknarkotikëndertimeOrganizata kriminalePatosPoliciaPolicia e FieritProcedimiprodhimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSHSPAKTrafikTreg
Tjetri
Politika e Brukselit ndaj Ballkanit i ngjan një versioni të shëmtuar të Eurovizionit

Ballkani Perëndimor pret Samitin e BE-së ndërsa shpresat për anëtarësim veniten

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.