AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Hoxha – Gjykata e Tiranës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Irena Hoxha e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare të subjektit.Gjyqtarja Irena Hoxha e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën më 6 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Irena Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtarë në Gjykatën e Dibrës. Prej vitit 2011, ajo e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Irena Hoxha nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Tiranës, Irena Hoxha.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Irena Hoxha deklaronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 18.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, subjekti zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 13 milionë lekë, likujditete të akumuluara në cash prej 4.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat e deklaruara për periudhën janë 26.8 milionë lekë, nga të cilat gati 55% kanë si burim punën e Znj. Hoxha si gjyqtare, 28% të ardhurat nga paga e bashkëshortit dhe 7.5% nga dhënia me qira e tokës apo banesës.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, subjekti Irena Hoxha rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë  2,410,020 lekë për të mbuluar shtesat e  aseteve kursime në vlerën 1,200,000 lekë dhe apartament banimi në vlerë 12,032,000 lekë, pavarësisht huasë ndaj personave të tretë në vlerë 60,000 euro dhe të ardhurave vjetore të deklaruara.

Në vitin 2014, subjekti deklaron të ketë përfituar me trashëgimni 900 m2 tokë arë në Dibër, për të cilën nuk jepet vlerë aseti.  Së bashku me 8,075 m2 sipërfaqe tokë truall dhe arë, të deklaruara në pronësi para fillimit të detyrës, jepen në përdorim duke gjeneruar të ardhura totale gjatë gjithë viteve të deklarimit në vlerë 1,710,000 lekë.

Me datë 31.12.2016 sipas deklarimeve subjekti rezulton me gjendje Cash progresive në vlerë 4,990,000 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, kufiri i lejuar për t’u mbajtur Cash është 1,500,000 lekë.

Deklarimi Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBrunilda BekteshiEuroFirdes ShuliGjykataGjykata e Rrethit TiranëGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtareIrena HoxhaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliParaPasuri të paluajtshmepasuriaPunëraportreporterreporter.alSHSkedaSuela ZheguTiranë
Tjetri
Shqipëria rikthehet në situatë pandemie nga COVID-19

Lekët i bëmë ilaçe

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.