AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Voldemorti i Zgjerimit”, komisioneri Várhelyi akuzohet se injoroi shqetësimet për të mbështetur Serbinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Foto: Twitter? Oliver Varhelyi

Një analizë e publikimit politico.eu publikoi fakte të hidhura për komisionerin e zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, duke e cilësuar atë një zyrtar që ka injoruar shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në favor të axhendës së qeverisë hungarese dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë mes vendeve kandidate.

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Foto: Twitter? Oliver Varhelyi

Komisioneri i zgjerimit të BE-së Olivér Várhelyi u kritikua si një zyrtar që ka fshirë apo ka zbutur kritikat ndaj vendeve kandidate në drejtim të rënies së standarteve demokratike të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në favor të një axhende të qeverisë hungareze që synon të dobësojë vlerat e BE-së dhe në mbështetje kryesisht të Servisë, bëhet e ditur nga një analizë e politiko.eu. një publikim online i specializuar. Sipas analizës, [link] një diplomat i BE-së e ka cilësuar atë si Voldemorti i Zgjerimit, duke iu referuar me emrin e personazhit të zi të serisë Harry Potter, në të cilën, Voldemorti (i përkthyer në shqip si Fluronvdekje), arrin të rrëmbejë pushtetin në republikën e magjisë përmes një grushti shteti të heshtur.

Várhelyi akuzohet se ka mbyllur sytë para rënies dramatike të standardeve demokratike në Serbi, një vend që është klasifikuar nga Freedom House si “pjesërisht i lirë” nga statusi i mëparshëm “i lirë”. Zyrtarë të ndryshëm të Drejtorisë së Zgjerimit, të cituar pa emër nga raporti, ankohen se komisioneri i ka shtyrë ata të mos shohin me vëmendje situatën me qëllim që të nxisin përparimin e anëtarësimit, veçanërisht të Serbisë.

Romeo Franz, një europarlamentar për të Gjelbrit nga Gjermania, i tha Politico.eu se qëndrimi i Várhelyit ka qenë i debatueshëm edhe në rastin e bllokimit të vendimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga vetoja Bullgare, kur ka propozuar ndarjen e procesit për të lejuar hapjen për Shqipërinë por jo për Maqedoninë e Veriut. Franz sheh një lidhje mes mbështetjes së qeverisë Orban në Hungari për ish-kryeministrin e dënuar për korrupsion Nikola Gruevski.

Një punonjës i Drejtorisë së Zgjerimit komentoi gjithashtu se vëren një përputhje të dukshme mes qëndrimit të qeverisë hungareze ndaj Turqisë dhe qëndrimit të Várhelyit. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshirë nga projektraporti për Turqinë, disa referenca në lidhje me nxitjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanët në pushtet në Turqi ndaj komunitetit LGBTQ+ apo për dhunimin e gazetarëve.

Etiketa: AnalizëBEdiplomatFreedom HousegazetarGjermaniaGruevskiHungariKandidateKomisioneriKorrupsionmbështetjeNikola GruevskiOrbanParaRaportiSerbishqipTurqiTwitterVárhelyi
Tjetri
Komisioni i sigurisë rrëzon mes debatesh dekretin e presidentit për ligjin “Për të huajt”

Komisioni i sigurisë rrëzon mes debatesh dekretin e presidentit për ligjin “Për të huajt”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.