AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Në pritje të krizës energjetike, qeveria ngre grup për menaxhimin e situatës

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Foto: LSA

Qeveria ka ngritur një grup pune, i cili do të përgatisë masat për menaxhimin e krizës energjitike të shpallur nga kryeministri Edi Rama më herët. Ahmetaj dhe Ibrahimaj folën për një paketë financiare mbështetëse për konsumatorin.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Foto: LSA

Qeveria vendosi të mërkurën që të ngrejë një grup pune, i cili do të miratojë një plan për menaxhimin e situatës energjitike në vend, në pritje të krizës së paralajmëruar tri ditë më parë nga kryeminstri.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha pas mbledhjes së qeverisë se përpjekjet po bëhen për të mbrojtur konsumatorin shqiptar nga vala e çmimeve ndërkombëtare, që sipas tij “prek edhe brigjet e Shqipërisë”.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanitë që janë në këtë fushë janë duke punuar brenda grupit ndërinstitucional për të garantuar furnizim të pandërprerë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji në mënyrë të vazhdueshme, që të mos ketë ndërprerje të energjisë,“ tha Ahmetaj.

Njësoj si kryeministri, edhe Ahmetaj e lidhi krizën e pritshme me atë që po ndodhte në botë, siç e argumentoi ai, “ekonomia e hapur influencohet drejpërdrejt nga lëvizjet globale të çmimeve të mallrave apo shërbimeve, sidomos ato që janë të lidhura me nevojat për import siç është energjia elektrike”.

Ai bëri të ditur se brenda një jave kryeministri do të bëjë publike masat e mbrojtjes nga kriza duke theksuar se  “… ne do ta mbrojmë konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël nga kriza energjetike, rritja e çmimeve dhe rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve”.

Numri dy i qeverisë nuk solli të dhëna për situatën energjitike të vendit dhe çfarë pritet të ndodhë me çmimin energjisë elektrike, ndërsa Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pranoi se po punohet për të patur një panoramë më të qartë se sa do të jetë kostoja në buxhet e krizës.

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se si rritja e çmimit të energjisë apo gazit po ndikojnë në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera dhe paketa, e cila do të prezantohet, do të marrë parasysh si efektet direkte edhe efektet indirekte të rritjeve të çmimeve të tjera“, tha Ibrahimaj.

Ajo tha se se kriza “do të impaktojë jo vetëm buxhetin e këtij viti, por edhe atë të vitit 2022”.

Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama shpalli një krizë energjetike për Shqipërinë pas  një analize gjeostrategjike ndërkombëtare, por duke refuzuar të flasë për gjendjen e menaxhimit të burimeve energjetike në vend apo të koorporatave të shërbimit të energjisë elektrike.

 

Etiketa: AhmetajArben AhmetajDelina IbrahimajEdi RamaEkonomiaEnergjiaenergjia elektrikeimportKëshillit të MinistraveKrizaKriza energjetikeKryeministri Edi RamaParaQeveriaRamaRritja e çmimeveRritja e KostoveSHshqip
Tjetri
Dosja 184: Gjykata u mbyll dyert gazetarëve me pretekstin e masave anti-COVID

Gjykata merr mungesat dhe shtyn seancën e “Dosjes 184”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.