AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata merr mungesat dhe shtyn seancën e “Dosjes 184”

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Në një seancë që shërbeu për të marrë mungesat e një avokati dhe njërit prej të pandehurve, gjyqtarja vendosi shtyrje të gjyqit dhe njoftoi se i pandehuri Hasan Hoti do të shoqërohej me forcë nëse nuk paraqitej në gjyqin e rradhës.

Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Gjykata e Dibrës shtyu të mërkurën gjyqin për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër për të famshmen “Dosje 184”. Vendimi për shtyrjen për të disatën herë të seancës u mor për shkak të mungesës së Hasan Hotit, një prej të pandehurve, dhe avokatit Petrit Ismaili.

Në seancën e së mërkurës ishte i pranishëm vetëm Robert Aga, ish-shefi i komisariatit Dibër, i akuzuar nga prokuroria, me akuzën për “shpërdorim detyre”. Aga përsëriti kërkesën e tij që gjyqi, në të cilin pritet të thirren edhe dëshmitarë, të nisë sa më shpejt.

Por i pandehuri tjetër Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës akuzuar edhe ai për “shpërdorim detyre”, vazhdon të mungojë në seancë, me arsyetime të gjendjes së tij shëndetësore apo se ishte me pushime.

Ndërkohë në seancën e së martës, së gjysmës tjetër të dosjes 184, avokati Ismaili kishte sjellë një raport mjekësor për efektet anësore që kishte pasur, pasi marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Avokati Gentjan Rumano u mundua t’i justifikonte mungesat e të pandehurit të mbrojtur prej tij përpara gjykatës. Ai tha se Hoti nuk kishte ardhur duke u nisur nga fakti që çështja është në gjykim të thelluar dhe mund të mos ishte e nevojshme prezenca e tij, duke qenë se kishte lënë prokurë të posaçme përfaqësimi nga avokati.

“Kjo nuk ka qenë shkak shmangie se sa më tepër moskuptim ndërmjet meje dhe atij. Pra e kam konsideruar unë të panevojshëm prezencën e atij. Seancën e radhës do të jetë këtu pa patur nevojë për shoqërim të detyrueshëm.” tha Rumano.

Prokurori i çështjes, Urim Buci ishte dakord që gjyqi të shtyhej: “Meqë është domosdoshme prania e të pandehurit Hoti për të deklaruar para gjykatës, dakord që të kemi një shtyrje të seancës.” u shpreh ai.

Gjyqtarja Nertila Kape nuk i pranoi justifikimet e mbrojtësit, ajo njoftoi se Hoti do të merrej forcërisht nëse nuk paraqitej në seancën e rradhës që u caktua më 20 tetor.

Ndërkohë përpos seancave të fillimit të gjykimit të kësaj dosje, në seancat e tjera nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i opozitës, e cila për shumë kohë e kishte kthyer në kalin e betejës nën arsyetimin e mbrojtjes së votës së lirë.

Në fillim të seancës gjyqtarja Kape ironizoi praninë e gazetarit. Kape duke folu me zë të lartw, që u dëgjua në koridorin jashtë sallës, pretendoi se gazetari ishte “bërë si pjesë e seancës” ndërsa u ankua se kishte bërë “dezinformim” dhe kishte pasaktësi në raportim.

E pyetur nga BIRN në fund të seancës gjyqtarja tha se në tekst ishte thënë gabimisht se “Mbrojtësit e të pandehurit Robert Aga ishin me pushime, ndërkohë që ishte (Me pushime) Hasan Hoti”. Ajo këmbënguli se nuk ishte shprehur kundër pranisë dhe se gjyqi ishte publik.

Por pretendimi i gjyqtares për moskorrektësi është i pasaktë. Në raportimin e seancës së datës 15 shtator, nuk përmendet në asnjë moment, se kush ishte me pushime, por që pushimet ishin një prej justifikimeve të sjella prej avokatëve për mungesën.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë  u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi,  ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë.

Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar i cili po ashtu është shtyrë disa here gjatë muajve të fundit.

Në seancën e rradhës së kësaj të fundit Gjyqtari Ardit Kuka, vendosi gjobitjen e dy avokatëve të të pandehurve të kësaj çështje – Gentjan Rumano dhe Petrit Ismaili me nga 50,000 lekë gjobë secili për mungesën e vazhdueshme në seancë.

Etiketa: 184AgaArdit KukaBIRNCOVIDCOVID-19DosjaDosja 184dosjeDrini GjeciGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiHasan HotiHotikanosjeMjekmjekëNertila KapeNuri MedaParaPeshkopiProkurProkuroriProkuroriapushimeraportRobert AgaSHshantazhShpërdorim detyreshtatorShtyrjeUrim BucivaksinvaksinëVendimi
Tjetri
Gjyqtari Engert Pëllumbi kalon me sukses vetingun

Gjyqtari Engert Pëllumbi kalon me sukses vetingun

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.